Xhaka kundër Xhakës

13 Dhjetor 2015, 22:50Blog TEMA
Xhaka kundër Xhakës

Kur në fillim të tetorit Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Europian të Futbollit, atmosfera mes Mitrovicës dhe Sarandës ishte e zjarrtë. Shqipëria u ngjit në qiellin e futbollit. Shqipëria? Ai vendi i vogël i Ballkanit që përherë ishte autsajder në fushën e blertë, ai vendi që sa herë luante i nxiste reporterët e futbollit të shkruanin ca vargje shpotitëse, për shembull kur humbte 12 me 0 kundër Hungarisë, siç bëri vaki në vitin 1950. Sipas një legjende futbolli u bë i njohur në Shqipëri në fillim të shekullit 20-të, kur në Shkodër erdhi për vizitë një prift nga Anglia dhe vizitoi Kolegjin Saverian. Ai ua shpjegoi teologëve të ardhshëm rregullat e futbollit. Në valixhe prifti kishte një top si dhuratë. Por, as ky top nuk bëri punë: bijtë e shqipes në njëqind vitet e fundit nuk kanë marrë pjesë në asnjë turnir të rëndësishëm të futbollit.

Ndërkohë gjërat kanë ndryshuar. Shqipëria, një vend mes alpeve dhe Adriatikut, është hapur ndaj botës që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 90-të. Qindra-mijëra shqiptarë kanë emigruar në Europën perëndimore, ata dërgojnë para në atdheun e tyre, ata kujdesen që kuzhina italiane të jetë gjithkund e pranishme – dhe disa prej tyre ndikojnë që Shqipëria të përparojë në fushën e futbollit.

Për reprezentacionin shqiptar luajnë dhjetë shqiptarë, të cilët janë rritur në Zvicër. Shqiptarë nga Shqipëria janë të paktët prej tyre. Talente të rinj si Taulant Xhaka, Shkelzen Gashi apo Burim Kukeli rrjedhin nga Kosova e populluar dhe dominuar nga shqiptarët. Ata janë djem emigrantësh, të cilët dikur kanë gjetur në Zvicër një atdhe të ri. «Këta fëmijë të Europës», thotë publicisti shqiptar Mero Baze, «na tregojnë se ç’kemi arritur falë vlerave perëndimore pas shumë dekadave të izolimit: tani mund të matemi me ekipe të mëdha europiane».

Pas shortit për Kampionatin Europian të Futbollit në opinionin shqiptar mbretëroi një atmosferë mes habisë dhe pëshpëritjes. Faktin që futbollistë me rrënjë shqiptare dhe me sfond helvetik luajnë në grupin e njëjtë shumë njerëz e shohin si mrekulli të integrimit. Për kombëtaren zvicerane luajnë gjashtë shqiptarë, mes tyre Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri. Në Francë do të zhvillohet një duel i diasporës shqiptaro-zvicerane: Xhaka kundër Xhakës. Ky duel të do të jetë – kjo dihet tashmë – një përplasje emocionesh. Në mediumet sociale mbretëron më shumë një kureshtje optimiste sa i përket ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Futbollistët shqiptarë, të cilët kanë vendosur të luajnë për Zvicrën, deri më tani nuk janë quajtur tradhtarë nga fansat shqiptarë, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Kjo mund të ndryshojë deri në verën e vitit 2016.

Shefi i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, një person që dyshohet për korrupsion dhe përqeshet nga lojtarët për këpucët e tij në formë të sqepit të patës, tha se do të dëshironte që Zvicra të mos ishte kundërshtare e Shqipërisë që në fillim të Kampionatit Europian të Futbollit. Tani puna është si është dhe Duka shpreson se Shqipëria do të arrijë sukses të madh në Francë. Pak me modest dhe më realist u tregua Amir Rrahmani, një futbollist i lindur në Prishtinë, i cili luan për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe për «RNK Split». Ai tha se grupi me të cilin do të ballafaqohet Shqipëria në Francë është i vështirë: «Franca, Zvicra dhe Rumania janë fuqi europiane të futbollit. Por, ne nuk kemi çfarë të humbasim». Futbollistë të tjerë që luajnë në Zvicër për Super League pas shortit u shprehën të rezervuar. Me gjasë ata nuk duan t’i zgjojnë nga gjumi ujqit e fjetur nacionalistë, të cilët mund t’i akuzojnë se po luajnë si mercenarë për Zvicrën. Grindja mbi këtë temë, thotë gazetari Mero Baze, zbulon «ekzistencën e një vendi ende të varfër, të pashpresë dhe të pazhvilluar që bën debat për vlera që nuk i ka prodhuar vetë». Kjo është e vërteta mbase e plotë: fansat radikalë shqiptarë etiketojnë futbollistët që luajnë për Zvicrën, e cila i ka përgatitur këta artistë të topit për të prekur majat e futbollit europian. Shqipëria dhe shqiptarët vetëm duhet të jenë mirënjohës që disa prej tyre kanë vendosur të luajnë për reprezentacionin shqiptar.

15 komente në “Xhaka kundër Xhakës”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ky debat u hap edhe ne elemniatoret e boterorit kur ne grup kishim Zvicren

    Lojtaret shqiptare qe luajne per Zvicren u etiketuan tradhtare nga tifozat shqiptare.
    Nese e mbani mend , ne fund te ndeshjes qe u luajt ne Zvicer , Valon Berami u fye dhe u debatua ashper ne fund te ndeshjes nga nje grup tifozash shqiptare.
    Xherdan Shaqiri u gervish ne fyt dhe qafe nga lojetaret e Shqiperise , dhe kjo u pa qarte kur e fokusoi kamera
    Presioni ishte aq I madh sa nese e mbani mend , Xhaka kishte nje rast goli , por nuk e beri qellimisht per te mos demtuar me tej Shqiperine.

    Edhe shqiptaret qe luajne per Zvicren , edhe shqiptaret nga Zvicra qe pranuan te luajne per Shqiperine , ne kuptimin futbollistik jane “zvicerane”. Kane filluar me skuadrat e moshave , jane edukuar nga ana futbollistike ne shkollat e Zvicres , dhe jane bere futbollista po ne Zvicer. Ne kuptimin futbollistik , tradhetare mund te quhen ata qe kane pranuar te luajne per Shqiperine , sepse kane hedhur poshte ato qe Zvicra ka bere per ta. Kurse Shqiperia u mesua qe ta gjej buken gati te pjekur , por harron sa mund e djerse duhet qe ate buke ta pergatisesh me kujdes dhe ta pjekesh.

    Dhe pastaj ngrejne ne qiell De Biazin se paska afruar 50 futbollista.Po ku I gjeti ? I gjeti gati, te edukuar ne shkollat e Evropes qe nga femijeria. Po eshte I zoti le te gjej ndonje lojtar te edukuar qe nga femijeria ne Shqiperi e qe luan ne kampionatin shqiptar. Sigurisht eshte gje tjeter kur futbollisti eshte krijuar e formuar ne Shqiperi , dhe per vlerat qe ka e ka kerkuar nje skuader e huaj dhe luan aty.

    E keqja eshte se tifozet tane ngaterrojne futbollin me atdhetarizmin e patriotizmin. Futbolli eshte pune qejfi loje topi. Patriotizmin dhe atdhetarizmin ta tregojne atehere kur ( !! mos ndodhte kurre !!) te cenohet integriteti dhe liria e shqiptareve. Atehere ti shikojme keta patriote cfare do te bejne , do te luftojne per atdheun apo do te fshihen vrimave.

    Por keta pseudo-patriote apo tifoze te flakte sic e mbajne veten , para se te gjykojne shqiptaret e Zvicres , le te shohin veten e tyre me pare. Jo me larg se para 2-3 ditesh , ne Elbasan Arena u luajt ndeshja e Skenderbeut me Lokomotiven e Moskes. Ngela I habitur kur televizori fokusoi disa tifoze te Skenderbeut qe valvitnin flamujt e Beshiktashit !!!????

    1. VEZHGUESI says:

      Liku jam dakort me ty por dua te shtoj qe ne te gjithe boten luajne lojtare me Nenshtetesi te ndryshme dhe nuk ka asnje problem .Une jam shum i i indinjuar qe ne Shqiperi e ne Kosove i meshojne ” Atdhetarizmit” Lojtaret kudo qe luajne kane nje profesion te tyren per te jetuar edhe per te ndihmuar familjet e tyre .Futbolli nuk eshte lufte per teritore te vendit qe perfaqeson por eshte nje prestigj qe i ngre vendit qe perfaqeson.Keta gazetare “koti” shkruajne se duan te hajne buke siku edhe futbollistet Njehere mire dhe njehere keq”Kete e kam edhe per Mero Bazen qe na servis keto shkrime pa vlera gazetariske.

    2. fanol bardhi says:

      Xherdan Shaqiri u gervish ne qafe nga lojtaret e Shqiperise ? ? ? E ke seriozisht ? Ne qoft se polici apo zjarrfikesi e kan rrezikun si pjese te punes parasysh edhe ata para se te fillojn profesionin , besoj e kan edhe futbollistet ne gjithe globin parasysh se mund te ndodh ne gjdo loje nga nje lendim fundi i karieres futbollistike e lere me nje gervishtje qe nuk esht hendikap as per gjum.Argument qesharak . Njeher duhet ta kuptosh fjalen tifozllek ather e len anash peshoren . 99 % e popullit Shqiptar beri tifo per zvicren ne kampionatin boteror per shkak te Xhakes , Shaqirit &co . Biles pak edhe per Belgjiken per arsyje te januzajt qe esht ne rruge te mbare me e humb karieren nga babai , po kjo esht teme tjeter .
      Nje shembull tjeter,Oliver Khan, portieri legjendar i gjermanis ne gjdo dyten jave e gjuanin tifozat ne gjermani me Banane. Po kur luante per kombetaren ata tifoza te njejt benin tifo per ta e ia brohorisnin emrin si te ishte zoti vet . Tifozlleku e ka ashtu . ne gjith globin . Qka behet ne fush te futbollit harrohet si te arrijn tifozi ne shtepi. Esht i ceket e nuk pretendon dhe ben mire qe nuk pretendon te jete i thelle e largpames per 100 vite te ardhshme . Se per at pune kemi njerez te zgjuar si autori i tekstit qe ma afer ka ata shum shum pak njerez te paditur qe gjejn tradheti aty ku luhet futboll qe sa pjese apsolutisht ma e madhe qe jan ne menyr te civilizuar njeher per kombetaren e Shqiperise, pastaj per at te zvicres edhe pak per Belgjiken ? . E qe ta perfundoi mendimin tim ne menyr bulervardeske jemi bere vitin e kaluar pak , ama shum pak edhe kampion bote ne futboll me gjermanin e nuk besoi se ka Shkodran Mustafi diqka kunder qe i gezohem suksesit tij ??.

      1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

        Ato gervishje duhet ti kuptosh se perse ishin , mos e banalizo muhabetin ne nivelin e “rrezikut te punes qe ben”
        Megjithate , je kapur vetem me argumentin e gervishjes ne qafe te Shaqirit.
        Po per te tjerat cfare ke per te thene ?

        Po Xhaka qe nuk donte ti shenonte Shqiperise ? E mban mend si rast apo jo ? A mund te me thuash pse nuk I shenoi ? Apo u gezove si tifoz dhe bertite me te madhe ” Xhaka u tregua patriot “.

        E pra mendoj se edhe ti nuk di ta ndash Patriotizmin nga loja e futbollit.

  2. Illegal mind says:

    Ca ka per tu habitur! 30% e Shqiptarve Jan Turq

  3. demokrat says:

    Duke pare nje linje logjike shume te trashe qe shkonte sa nga permendja e nje rezultanti tenistik ne historine dhe gjenezen e futbollit si sport ne Shqiperi, per te vazhduar me nje akuze per ta bere groteske arritjen e Shqiperise permes aludimit per korruspion ne koken e federates, pse mos te kete ndikuar ky fakt ne arritje, dhe perfshirjes ne te edhe te formes se kepuceve, eshte ruajtur vetem barku i rrumbullakosur. Duket me shume si nje shkrim i porositur i gazetareve shqiptare te BIRN per te argetuar serbet e Beogradit te dielave gjate rufitjes se kafese dh eper tua bere me te lehte dhimbjen , bente perjashtim nga kjo logjike vetem keshilla urdher ne fjaline e fundit qe eshte ne stilin ambasadorit rus kjo per tema te rendesishme , jo banale si futbolli.
    Emri i Robellit ma thjeshtezoi dilemen, vetem nuk kuptoj faktin pse nuk e nisi me shprehjen lapidare te tij:”Behrami ndricon si yll edhe kesaj radhe” dhe te vazhdonte me lavdet per atdheun e adoptuar te kosovarve si Behrami dhe te politikave te saj perfshirese. Problemi i Robellit dhe robelleve eshte se i duan shqiptaret te nje dimensioni, njerez qe te duartrokaasin koken gjysem te bardhe dhe gjysem te zeze te Behramit edhe kur ai i refuzon jo vetem si pjese e sjelljes se tij por edhe e qenies, dhe ne kete rast do kete shqiptar qe dhe do bertasin, edhe do shkembejne akuza me sfond racor dhe erotik, por ne fund te fundit nje pjese e kesaj eshte mese e kerkuar per tu dukur nje zvicerian i mire.Qetesohu Robell dhe shijo flututimin e shqiponjave ne France, dhe kakaritjet e laraskave.

  4. Kapit Tupalla says:

    Po si nuk të shpëtoi asnjë fjalë që edhe Zvicra duhet të falenderohet për qindra mijëra shqiptar që po ua mbajnë natalitetin dhe ka kush të luaj për kombëtarën e zvicrës, që më së paku është “kombëtare”.
    Pra, INTERESI ËSHTË I DYANSHËM !!!

  5. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

    I nderuari Enver!

    A e ke vështirë që shkrimin ta shkundësh nga ndërtimi sintaksor serbisht.
    Skuadra jonë SHQIPËRI, ka sinonim KOMBËARJA. “Reprezentacionini” mori fund më 1999, por ja që ia zgjat jetën ti me shqiptarët e “Shqipërisë”.
    Ndihem keq dhe skuqem kur dëgjoj e lexoj për shqiptarë të “Shqipërisë”.
    Kufinjtë e shpirtit tim shqiptar janë në cepet e tokës Shqipëri.
    Xhaka nuk do jetë kundër Xhakës, por përballë Xhakës.
    Kampionatin e Botërorit në BRAZIL e ndoqa me entusiazëm shqiptar. Zvicra e shtrenjtë, e respektuar dhe e dashur për ne shqiptarët, ishte edhe Shqipëria ime.
    Shkrimi yt është i paqëlluar si gati të gjitha shkrimet me këtë temë.
    Zvicra do jetë edhe Shqipëria ime. Xhaka, Shaqiri, Mehmedi,Xhemaili (fatkeqësisht Dzemaili), Behrami…na dhuruan nderin e të qenurit shqiptar, na dhuruan histori kombëtare futbolli e kulture sporti.
    Zvicra do jetë kënaqësia jonë, Kombëtarja jonë është shqetësimi,shpresa, entusiazmi, përqafimi ynë gazmor.
    Jemi shqiptarë të atdheut shpirtëror – Shqipëri që nga Xhaka deri te Xhaka.
    Pacin shëndet e përjetofshin gëzime, djemtë tanë!

    1. fanol bardhi says:

      Kompliment e faleminderit per kete koment shum logjik e kjart. Me pengon shum pozicioni i E.Robelit kinse perparimtar qe esht ne fakt gjithmon fyese sikur i vjen turp per prejardhjen e prinderve te tij. Doja te shtoja edhe personazhin shum pozitiv te Shkodran Mustafit i cili me kupen boterore ne dore beri shqiponjen tone . Askujt ne gjermani nuk i pengoi e neve na beri me u ndjere mire qe u be nje Shqiptar kampion bote.

  6. Vllai i madh says:

    KEMI PËRPARUAR DUKSHËM !
    Në kohët e lashta vëllezërit kanë luftuar me shpata kundër njëri tjetrit, njëri për turkun tjetri për shqiptarin … pastaj
    me pushkë në dorë, njëri për sllavin, tjetri për shqiptarin … dhe tani me top futbolli, njëri për zviranin tjetri për shqiptarin.
    PËRPARIM SE JO MAHI !

  7. Baba says:

    Idiot gazetar i neveritcem

  8. Remi says:

    Ata lojtare jane prodhim zvicran dhe nuke duhet t i etiketojm si tradhtare sepse fale liges zvicrane te futbollit ket vite jemi ne europian kshtu qe futbolli eshte sport me te miret fitojm ekipi kombtare duhet te bej lojen e vet dhe te ari sa me lart

  9. Varfanjaku Shqipetare says:

    ik o Enver Robeli..ik o Le3gen..se me shkrimin tuaj kerkon qe ne Shqipetaret ti “Nxjerrim syte njeri tjetrit”:::E DIME qe je Legen…ik dhe merru me ndonje gje tjeter…
    pse jo …behet fjale per Loje…por ti me “Injorancen” TENDE Kaligrafike kerkon te ndezesh Zjarre…por kot e ke..ik pirdhu..lol

  10. kushtrimi says:

    Ne ndeshjen Shqiperi-Zvicerr nje gje eshte e sigurte. Te gjithe mediat europiane e me gjere do raportojne qe luajne shqipetaret kunder shqipetareve. Shikuar anen pozitive eshte nje reklamim i madh i futbollit shqipetare.

  11. Pa emër says:

    Gazetar mediokër. Ende vazhdon të shkallmojë gjuhën shqipe duke e sllavizuar . Nuk shkruhet Reprezentacion por kombëtare, ose përfaqesuese . Edhe fjala turnir i takon gjuhes serbe. Në shqip shkruhet turne! Disa here ke marrë kritika po për të njejtat gabime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje