Për herë të parë në historinë e politikës botërore, një opozitë vendos që të protestojë jashtë rrethimit të Parlamentit, për pafuqinë dhe paaftësinë e saj brenda asaj salle. E kjo është opozita me sjellje këtë radhë apolitike e Sali Berishës dhe e Lulzim Bashës.
Duke gjetur si sebep kundërshtimin e buxhetit dhe paketës fiskale të 2016, PD po nxjerr krejt zbuluar në dritë të diellit, paaftësinë e saj për t’u përballur me këtë mazhorancë me anë të alternativave, programeve, debateve, kauzave dhe rrugëve institucionale.
E frikësuar deri në palcë nga pasojat e reformave të thella strukturore që po e çojnë vendin drejt shtetformimit modern, ajo po nxiton për ta nxjerrë debatin në rrugë. Atje ku është streha e fundit e atyre që funksionojnë prej 25 vjetësh me metoda antishtet dhe që kanë përfituar nga kultura e mosndëshkueshmërisë.
Kurrë më parë në historinë e demokracive të vjetra e të reja, nuk është parë e dëgjuar një opozitë që nuk ka gjë për të thënë gjatë shqyrtimit dhe diskutimit në parim e nen për nen të buxhetit nëpër komisionet parlamentare dhe në sallën e Kuvendit, të dali e të pretendojë se do i’a imponojë kërkesat e saj mazhorancës, nga jashtë dyerve.
Kurrë më parë në historinë e pluralizmit nuk është parë e dëgjuar që ish ministri i financave të opozitës të thotë që buxheti është më këmbë në tokë dhe më pas, partia e tij të ngrihet e të thotë se ai është një buxhet që s’ka ku të rrijë.
Kurrë më parë në një republikë parlamentare, nuk është parë e dëgjuar një opozitë që merr pjesë rregullisht e normalisht në jetën e institucioneve legjitime, kërkon që t’i delegjitimojë ato me metodat e rrugës.
Kam parë sindikata që të rrethojnë Parlamentet e shumë vendeve demokratike kur miratohet buxheti, por kurrë asnjëherë më parë, anëtarët e asaj partie që është opozitë në ato salla.
Kam parë grupe interesi që bllokojnë Parlamente për reforma që nuk parashikohen nëpër paketa fiskale, por kurrë asnjëherë më parë, militantë të një partie që ka zërin, kohën dhe çdo mjet tjetër për t’i përfaqësuar atje ku diskutohen e merren vendimet.
Kam parë përfaqësues të shoqatave apo organizatave të ndryshme që sulmojnë Parlamente kur diskutohen çështje të nxehta e delikate të buxhetit, por kurrë asnjëherë më parë, parti që janë në atë sallë të dalin e t’i thonë votuesve të vet: Ejani, se do na rahin…!
Kurrë. Asnjëherë më parë.
E gjitha çfarë është paralajmëruar të ndodhë, nuk është një çështje buxheti. Nuk është çështje e një pakete fiskale. Nuk është një çështje ekonomike. Nuk është një çështje financiare. E gjitha ç’farë liderët e PD synojnë dhe ëndërrojnë të ndodhë, është një çështje thellësisht politike.
E gjitha çfarë tentohet të realizohet, nuk është një skenar pakënaqësie popullore. Por çështje pamundësie e një grushti shumë të vogël udhëheqësish të opozitës për të ndalur ritmin e reformave që kulmojnë më kryereformën: Atë të drejtësisë. Pasi çdo ditë e më tepër, po arrijnë të kuptojnë se nuk ka më kthim prapa, në formalizimin e ekonomisë, në legalitetin e biznesit, në ligjshmërinë e marrëdhënieve individ-shtet, në qasjen e duhur drejt një piramide të re meritokratike dhe në ndërtimin e shtetit modern të së drejtës. Ndaj sot, si edhe në Bibël, po shihet gjithnjë e më qartë se gjykatësi do të jetë gjithnjë e më i drejtë, ndaj dhe po i fut gjithmonë e më shumë frikën fajtorit.
Sa më të shpejta e të thella kanë qenë reformat e post 23 qershorit 2013, aq më shumë opozita dhe mediat pranë saj kanë luajtur me kartën e pakënaqësisë popullore. Por ka vetëm një test real për mbështetjen apo refuzimin e qytetarëve, për atë që kjo qeveri po bën apo nuk po bën në këtë vend. E ajo është vota e tyre. E cila vetëm 5 muaj më parë, më 23 qershor, tregoi se kjo mazhorancë e fitoi referendumin e pëlqyeshmërisë së zgjedhësve shqiptarë. Ç’ka ndryshe nga sa trumbetohet, tregon se ky popull nuk pranon më të zvarritet në klonin mes kufirit të ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Por, kërkon qartë që të ndahet prerë dhe njëherë e përgjithmonë me tranzicionin, për të marrë përfundimisht autostradën perëndimore drejt një shteti demokratik, modern e funksional.
Kjo është arsyeja që me sa duket e ka detyruar edhe Sali Berishën që jo vetëm ta kuptojë, por edhe të shprehet publikisht sëfundmi se Edi Rama nuk mund të mundet me votë. Duke konkluduar dëshpërimisht se “nëse opozita pret 2017 për të shkuar ‘si cjapi tek kasapi’ bën një gabim fatal, bën një gabim historik të pafalshëm”. Ndaj, në pamundësi për të ofruar kontributin e saj për të reformuar sa më shpejt gjithë sistemin në këtë vend, kryetari “de facto” dhe ai “de jure” i PD i kanë bërë thirrje dëshpëruese opozitës popullore që të dalë në rrugë e të bllokojë Parlamentin.
Një mazhorancë legjitime, kurrë nuk mund të largohet nga pushteti me protesta. Forca e moralit dhe jo morali i forcës, e rikthen një opozitë në pushtet. Me ngritjen e disa mbështetësve të saj në këmbë rrotull institucioneve, opozita tregon dorëzimin dhe pafuqinë brenda tyre. Mungesën e koshiencës, vetëdijes dhe rolit të saj politik. Ç’ka shënon fillimin e rënies së opozitës. Ky nuk është një lajm i mirë për demokracinë në Shqipëri. Sepse asnjë vend në histori, nuk është shkëputur nga e kaluara e saj e vështirë drejt një të ardhme të ndritur, pa një opozitë të fortë, si alternativë e sigurt.
O Peza ! Mjaft na cate trapin! Kur do te largohet Berisha dhe skota e tij kriminele! Kete na thoni! Te tjerat i dime!
Nuk ta thote dot se eshte spiun sigurimi dhe nuk ja mban prapanicaLe te thote cilat jane reformat e thella strukturore koncesionet e Beqes apo perrallat e Ben Komikut me aeoporte pas dy javesh.
he mo plak merre me qetesi se dhe 12 vjet nopozite do jesh. se shave nuk fiton gje
po pra, kur????????????
Po mer demokrat po, iu ca trapi juve. Nuk ju cahet trapi me demokratet, po ketu i bini fyllit hahahaha
si nuk te vjen zor qe flet me keto fjale. Apo fshiheni pas kompjuterit dhe kjo ju jep forca. Zoteria ne fjale eshte super i nderuar dhe cdo gje e ka arritur vete ne jete. BRAVO ALFRED PEZA
sa shume ju ka djeg analiza hahahahaha ?
ky eshte shembulli tipik,qe nej amzhorance, nuk la sy, nuk ka vesh, nuk ka mendje, nuk asnje arritje. Ndryshe pse do te shqetesoheshit. Opozita ne demokraci lind shpejt Qeveria eshte problemi. Ose demagog i keqpereorur ose i paarsmuar ne shkalle te fundit.
Opozita ka rene por me duket se do bini edhe ju pas ketyre dhe mjer ne populli se do biem perseri ne duart e gogolit salikomunisti qe vodhi dhe shkaterroi per 8 vjet dhe ju nuk ishit ne gjendje qe te vertetonit vjedhjen e tyre por shkuat ne te njejten rruge.
Kur do te arrestohet Sali Berisha qe populli shqiptar ta shpalle feste kombtare ate dite dhe ta festojme si gjithe festat e tjera qe ka kombi jone p.sh.28-29 nendorin,vitin e ri dhe ca festa te tjera qe duhet te vihen ne aplikim se na i ka zhdukur berishizmi.
Fet edhe gazetari dikur i pavarur(!!!!), por një deputet i varur nga dëshira e Ramës.
ti hani mutin saliut se nuk ju ka ngelur gje tjeter te beni kunder tij
o sali o baba hajde prape se bem shaka ( thote populli i vlores0
Per te rrezuar Edi Ramen sali berisha eshte gati te djege Shqiperine per here te dyte.Arrestojeni kete keqberes.
e ke myt tamom kshu po e bejn se skan byth me u fut nkuvend e bojn gam gam aty jasht
Analize e perkyer. Ky eshte realiteti i Shqiperise dhe opozites tone. Fatkeqesi. Te kesh votat ne parlament dhe te perjashtosh jashte saj per buxhetin eshte turp. Sa e sa here ia ka anuluar PD kur ishte ne pushtet. Ne fund te fundit socialistet jane zgjedhur per te qeverisur dhe diktuar politika, jo per ta bere opozita.
Kur ky blegtori Peza fillon te “mendoje”, kupton se ka me shume idiote se sa oksigjen ne Shqiperi. O Rame, o shpikes i rrotes se gurit, po ku e gjete kete altoparlant me vajguri… Mbase ne vend te hudhres qe te mos te marrin me sysh grupin parlamentar
Te gjith ata persona qe e ndiekin Saliun nga pas i pelqejn kundermimet
e gazrave, qe cliron gjate protestavee..