A do (mund) të bëhemi ne shqiptarët?

16 Dhjetor 2015, 12:25Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Dua të them që në fillim se shprehja që më tërbon më shumë është se ne shqiptarët nuk bëhemi. Ky vend nuk bëhet kurrë!

Po ashtu, ndjehem shumë keq kur shkruaj për gjëra të këqija.

Por brenda 24 orësh u bëra dëshimitar i disa sjelljeve dhe fakteve të tilla, që nuk lidhen as me politikën e keqe, as më drejtësinë e korruptuar, por me ne si qytetarë, me këtë “çikë” shtet që kemi dhe një budallallëk ta madh sa tërë historia jonë.

Adsurdi I: Dje pasdite po ecja në rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Një rrugë moderne, më e mira në Shqipëri për nga standardet. Me nga 3 korsi në cdo anë, me korsi emergjence, korsi bicikletash dhe trotuar për këmbësorët.

Më shumë s’mund të bëhet. Por ndërsa sirena e autoambulancës ulërinte, korsia e emergjencës ishte mbushur me makina.

Absurdi II: Policia i vë gjobë shoferit se s’kishte vënë rripin e sigurimit, edhe pse ai i kishte zënë korsinë e emergjencës.

Absurdi III: E njëta rrugë. Nga sheshi “Shqiponja” deri tek Zogu i ZI, ka 5 semaforë, 5 koridore vijash të bardha, që tashmë janë kafe që të mos mbulohen nga zhuli. Me pak fjalë në cdo 150-200 metra ka një semafor, pasi kjo rrugë ka qenë e përgjakur nga aksidentet. Por jo! Njerëzit të futen sërish para makinës, edhe kur janë vetëm, 5 metra larg semaforit.

Absurdi IV: Sot në mëngjes mora autobusin. Shoferi ecën me 10 km në orë. Udhëtarët turfullojnë, thonë ec, pasi janë vonë: “Kam urdhër nga menaxheri. Kaq e kam të lejuar”- përgjigjet shoferi, pa e vrarë mendjen, pasi i është regjur lëkura nga këto kërkesa.

Në stacionin e radhës shoferi zbret fare, pasi autobuzi paradhës ishte dy stacione afër…duhej të vonohej pak. Zbrita dhe unë. Ika në këmbë

Absurdi V: Kjo mi ngriti qimet përpjetë. Në Gazeta Shqiptare lexova britmat e ca specialistëve të monumenteve të kulturës për restaurimin e një sinagoge në Sarandë. Kishte edhe ca foto që tregonin punën për restaurimin. E dini si po e restauronin? Po suvatonin muret e lashta të sinagogës, kishin marrë ca punëtorë, nga ata që dalin në kryqëzime e kërkojnë punë, me mistri, lopata e kova me llac dhe po restauronin Sinagogën.

P.S: Më duket se është bërë për tu suvatuar edhe Butrinti. Kalaja e Rozafës ka mbetur për faqe të zezë, nuk u gjend një kryetar bashkie apo një firmë ndërtimi ti hedhë një dorë suva e ta lyejë me bojë vaji se ka ngel për turp. Ka 2000 vjet ashtu!

13 komente në “A do (mund) të bëhemi ne shqiptarët?”

    1. babo says:

      Keto me siper jane nder absurdet minimale…te fillojme te shkruj gjithsecili te vetat behet enciklopedi

      Ja se kemi protestat e Opozites me 5000 veta, ngjallin shume shpresa ?

    2. tfgs1. says:

      BOURDELO SOUNITE,e pa mundur te behet………..

    3. k says:

      Kur të shpiket vaksina kundër prapambetjes.

  1. Hekuran Teneqja says:

    JO ! Shqiptaret jane vetem per te ngrene kokat e njeri-tjetrit

  2. hipo says:

    O kikia.shkrimi eshte shume i dobet,mos u shqeteso kaq shume per trafikun,sic duket qenke shume fukara.Ajo rruge qe ti ecen ka emrin D.Hoxha,emrin e nje trafikanti droge dhe prostitucioni.Asnje respekt nuk ka njeri jo per rrugen me njerz por edhe pa njerz.Nga titulli shkrimi duket si nje pamflet kombetar per situaten e e mutit qe krijon Berisha dhe Rama,por jo ,ti merresh me rrugen e droges.Shkrimi eshte per Veliajn qe do ta beje nje Pedonale(pederaste)kete rruge,mos dil me makine KIKia ,dil me biciklete se eshte pedonalja e Veliajt.Bej ndonje pare o Kikia ,lepiju bythen ndonjerit.

  3. wow says:

    Kur nuk u be per 25 vjet qe u manaxhua nga kokat me te ndritura te kombit si sala, bode, xhozefina, paloka, ristani, muli,basha i think se zore mund te behet.
    I vend kuk ka nevoje vetem per te ndrruar nje portollampe apo nje celes por ka nevoje te ndryshohet gjithe qarku qe u ndertua per 25 vjet.

  4. ////////// says:

    Kokrrat edembeleve 20 vjet ne angli akoma me ndihma,dhe krenare ta rjepim shtetin. Turp

  5. Lum kacatorri says:

    verin doni

  6. Shumica duan dhe dashurojne anarhine , papergjegjesine kjo eshte pasoje e urise e pasuar nga komunizmi dhe i shendruar me shpejtesi ne “demokraci ” dhe akoma disa mendojne se demokracia vetevetiu na sjelle te mirat e botes edhe nese nuk e meritojme.

  7. ana says:

    po ta marresh robaqepsin te te rregulloje dritat edhe elektricistin te te qepe fustanin ose kostumin e dhenderise keshtu do ndodhe dhe per nja 100 vjet

  8. Klimax says:

    A mund te behemi, c’fare, njerez? Nuk mjafton qe ne kemi origjine nga “pellazget”?! Ecurine e 20 mije viteve te fundit te civilizimit tone do kerkojme tani qe te “vertetojme” qe jemi njerez?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje