Andi Bushati: Nuk vazhdohet gjithmonë me “fajin na e ka Saliu”

16 Dhjetor 2015, 09:21Blog TEMA

Andi Bushati komenton me një shkrim, letrën e ndjesës së kryeministrit Edi Rama për dekorimin e hetuesve të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit.

Bushati thotë se Rama është duke vijuar me justifikimin, “fajin na e ka Saliu”.

Sipas Bushatit, gjithë qeverisja e Ramës po bëhet pikërisht me këtë justifikim.

Ja çfarë shkruan ai tek faqja e tij Lapsi.al:

Me një reagim të “ndierë” ndaj Sami Repishtit dhe kujtimit të padër Zef Pëllumbit, Edi Rama ka kërkuar “falje” publikisht për dekorimin e torturuesit të tyre.

Në stilin e tij, ai e vë veten në vendin e dikujt që po kërkon ndjesë pa pasur krejtësisht faj. Sipas rrëfimit fabula është kjo: qeveria e rilindjes e ka dekoruar personin në fjalë rastësisht, pa e verifikuar të shkuarën e tij. Por se, dhe kjo është më e bukura, ai paskësh marrë statusin e veteranit që në vitin 1994, kur president ishte Berisha. Pra shkurt edhe njëherë: “fajin e ka Saliu”.

Kaq i mjafton Ramës që në një letër ku është nisur të kërkojë falje, të ketë më shumë paragrafë (plot shtatë) me këtë fosile të ish Partisë së Punës, me këtë shpifës ordiner dhe të pandreqshëm, i cili prej 25 vjetësh si gjithçka përdhos dhe historinë, sesa rjeshta kushtuar ndjesës së sinqertë.

Pra shkurt, i bie sikur zemërmadhi Rama po kërkon falje për një faj që e paskësh bërë Berisha.

Hipokrizia arrin kulmin.

Por nuk është ky thelbi i problemit. Nuk është as përqeshja e vazhdueshme që si Berisha ashtu edhe Rama i kanë bërë “parimeve” dhe ideve të tyre për historinë tonë të afërt ( i pari duke qenë edhe me partizanët edhe me kolaboracionistët, i dyti edhe tallës i veteranëve edhe glorifikues i tyre, sipas interesave të pushtetit politik).

Nuk është as te meraku se ne sot kemi një kryeministër nostalgjik që po ngjall “pushtetin e etërve të rrëzuar”. Me kohë Edin Rama e ka treguar se mund të shkelë edhe mbi të atin në emër ta lavdisë personale.

Këtu çështja është se përditë e më shumë forcohet ideja se kemi të bëjmë me një kryeministër që po qeveris përmes alibive.

Bëhet zhurmë për dekoratat, reagon opinioni publik, reagojnë diplomatë të huaj (kjo është në fakt arsyeja e vërtetë e ndjesës së Ramës) dhe del kryeministri dhe thotë se është një gabim i bërë që ne kohën e Berishës së parë.

Dhe historia përsëritet.

Kështu doli dhe tha pasi mbylli në mënyrë krejtësisht okulte marëveshjen me CEZ-in: ishte një litar i varur që na e kish lënë në qafë Saliu.

Kështu doli dhe tha pasi i dha një mikut të tij, tenderin e godinës së OSShE-së, e kish lane Saliu pa seli.

Kështu doli e tha për mosanullimin e koncesioneve që kish premtuar ti zhbënte: nuk kishim ç’ ti bënim, se i kish firmosur kontratat Saliu

.Kështu doli e tha kur i dha leje ndërtimi në Tiranë (megjithëse i kishte pezulluar të tjerat) pronarit të fabrikës së Gërdecit: ia kish dhënë më parë Saliu.

Këshhu doli e tha kur vazhdoi duke falur toka ndërtimesh në bregdet për pronarët e mediave: i kish firmosur më parë Saliu.

Dhe kjo kjo listë mund të vazhdojë pa fund. Por edhe kaq mjafton për të ngritur një pyetje. Përse erdhi Edi Rama në pushtet, për të zhbërë apo për të vazhduar veprën e Saliut?

Sepse po ti besosh të gjithë propagandës së tij alibike duket se ai i ka duart e lidhura, sepse në këtë vend gjithçka e ka vendosur Berisha.

Dhe pasi fitoi një fushatë qyl ( qershor 2013) vetëm duke bindur njerzit se duhej larguar Berisha, tani po kërkon edhe të jajë mëkatet e pushtetit të tij, duke përdorur të njëjtën fabul.

Jo nuk është kështu. Fajin nuk e ka gjithmonë Saliu. Ai ka marrë mbi shpinë plot krime dhe mëkate, madje shumë më shumë sesa mund të mbajë një njeri i vetëm.

Por, ai nuk mund të jetë fajtor vetëm për një gjë: që Edi Rama po sillet njësoj si ai, madje duke e përdorur dhe si alibi”.

41 komente në “Andi Bushati: Nuk vazhdohet gjithmonë me “fajin na e ka Saliu””

  1. taku, taku says:

    Po qe je kokrra e madiokrit ti o Andi Bushati, a e di ???
    Si nuk shkelqeve njehere te besh nje gje me vlere!

    Ben shkrime Mero Baze, jargavitesh dhe ti pas asaj teme, ben dicka Edi Rama, jargavitesh dhe ti mbas tyre…

    Yyyyyyt gje e shpifur!

    1. andro-meda says:

      O ti pinjoll i nomenklaturës së kuqe, i vetmi fajtor për çdo gjë që ndodh në Shqipëri është primitivi, shpellari Berishoviç, me sa duket idhulli apo dashnori yt i patjetërsueshëm. Çdo e keqe në shqipëri mban vulën ‘made in Viçidol’.

      1. Naim Frasheri says:

        Kush e Lexon kete Legenin Bushati , Ose eshte vete nje Legen ose eshte nje Injorant i papare,Injorant i Klasit te pare , mjere Shqiperia se cmban ne gjirin e vet.

    2. kitara says:

      Mos i jepni shume nga Koha juaj!
      Andi eshte i pa Ritur,ndaj si femije do bej!
      Pastaj: Me thuaj me ke Ri,te them se kush eshte.
      Me SHQUPLLAK dhe Arian Can Katrane jane bere
      si Sherua qe Vdiste per Car! Prandaj mos u lodhni me ta
      se Celsat e Kashtes kane.I Lini te Cirren duke Qare
      qe tu japin per te pire ca Dhalle.Po fundja shikoi
      qysh ne Surrat,njeri si Mace dhe tjetri Rrumbullak,
      lere pastaj Canin qe eshtenje Homo…!

    3. era says:

      gje me te shpifur se ju nuk ka( ju-jo per respkt por jeni nje detashment rilindaslehes qe flini siper kompjuterit)

      Bushat, e keqja jote eshte se duhet te shkruash me shpesh. Mendoj se titulli i shkrimit eshte per Meron dhe Merot e Mediave Mjerane.

    4. oldman says:

      O njerez, hapni syte dhe mendoni pa emocione dhe tifozllek!
      Une i besoj vetem 50 % atyre qe shkruan Bushati, por edhe me
      pak se gjysma e atyre qe shkruan ai te jene te verteta, une
      e quaj se mashtrimi po perseritet. Faktet jane kokeforte dhe
      duken pa lente zmadhuese. E kemi lexuar, degjuar dhe shikuar
      cdo dite te qeverisjes Rama dhe shumica jemi te zhgenjyer. Si
      mua ka edhe shume te tjere qe presin arrestimin e hajduteve dhe
      sekuestrimin e pasurive te grabitura. Jo vetem qe nuk po ndodh,
      por vjedhja vazhdon pothuajse si me pare. Nese nje qeveri nuk
      administron me ndershmeri pasurine publike, duhet te largohet.
      Nje pushtet qe riciklon vjedhjen dhe mashtrimin nuk ka perse
      te gjykohet nga performanca qeverisese dhe administrative.
      Zgjedhjet e reja dhe drejtesi nderkombetare, qe te shpetoje ky
      popull. Perndryshe do mbetemi perseri ne rrethin vicioz te
      mashtrimit mbare popullor.

  2. zeri says:

    deri para pak kohesh rilindasve mashtrues ju funsionoj avazi se per cdo gje te keqe fajin e ka berisha..por me duket se tani ju ka ngecur ky avaz…ja kur te fillojne e te thone se fajin e ka ISIS

  3. "Horri i Bulevardit". says:

    Po qe ish sigurimsat, vazhdojne se fajin e ka Enveri, qe ka mbi 30 vjet qe ka vdekur, apo aty ste vjen zeri.
    Te ka ndersyer vjehrri ish kryeprokuror i diktatures, kunder Edi Rames dhe del neper studio televizive dhe gazeta, duke na bere moral, more i pa cipe.
    Fajin kryesor e ka salehu more pleh, faj ka dhe nanua, more debil, qe per 23 vjet me rradhe, e vodhen Shqiperine dhe e kriminalizuan, deri ne palce.
    Dhe qe te shporren te gjitha te zezat, qe i kane bere ketij vendi, keta plehra, duhet kohe.
    Por ky ndryshim, nuk do shporri vetem salehun, por do shporri edhe analistet e salehut, bashke me ty.

    1. ganiu says:

      Hahaha, po ky çuni i Tironës nuk ka asnjë faj?

  4. geri says:

    edhe per urinen qe po bejme dhe qe po hame gjoba, fajin prape Saliu e ka qe na e la fshikezen plot qe atehere!!!!!

  5. arsen says:

    Hiqe pra Saliun nga politika dhe drejtimi i PD-se qe te mos justifikohet poazita.
    Futeni ne biruce qe ta marrin vesh te gjithe qe nuk vazhdohet me keshtu.

  6. Dean says:

    He,Gjarper I Keq,e nxorre koken Tate te Qelbur me ne fund?!?!?
    Je i NEVERITSHEM bushat,sido qe ta dredhesh gjuhen.

    1. guri says:

      Deri sa te jete gjalle dhe pellet si gomar ore e minut Saliu do mbaj pergjegjsi per fajet e dij.Ai ka plot faje thote Bushati por nuk kerkon te hiqet nga politika se me lloqet e tij mbush Lapsin al.Pd ja po shan Enverin dhje Koleken qe kane nga 30 vjet qe kan vdek dhe Bushatit i vjen keq per Salen qe pellet si askush tjeter.

  7. naku says:

    Z. Bushati! Te lutemi mos shkruaj per publikun se je teje i rendomte dhe jashte konteksit ku ndodhet vendi. Na je bere sketerre.

  8. shpatar says:

    Ky Bushati po na i mbush mendjen se e keqja nuk qendron tek Saliu por tek fara qe mbolli ai .Sigurishte qe Bushatit nuk i pelqen si pjelle e politikes Berisha -Nano.Nuk di gje tjeter vecse hidhet nga nje ane ne tjetren .Duhet te jete shume i zgjuar ky Bushati qe penetron ne kete politike te qelbur .Mire bene kur budallenjte jane bere te shumte ne Shqiperi .Ka shume qe rrojne me jashteqitjet e politikes .

  9. shaban says:

    Edhe per Bushatin qe shkruan kunder komandantit tone te ndritur Rama fajin e ka Saliu dhe po te rrije nja 8 vjet ne qeveri Rama prap fajin per ato qe ai nuk i ben fajin e ka Saliu.Prit,prit se skeni pare gje akoma.

  10. shqipe says:

    Mbylle ate hale, or bastad i kopil i komunizmit, nip i besnikut te PKSH e Enver Hoxhes dhe Vito paçavures, i biri i torturuesit te shqiptareve ne kohen Mehdi Bushatit, sherbetor i pafytyre i klanit Kapo dhe perfaqesuesit te tij sot, qenit qe te ha tines dhe mishit te dhise te shoq+ris+ shqiptare.

  11. Aliu says:

    Jepi Andi, shkrimi eshte i sakte.
    Ka ardhur KOHA qe ky vend te shporri Saliun me shoke por dhe rama, meta beqaj dhe sorollopin e tyre… po a jemi aq te zote ? kam frike se jo… por shpresa na mban gjalle.
    Rama po ben nje gje mire: po qeveris kaq keq sa po krijon kushtet per krijimin e nje levizje te re politike te ndryshme nga me pare. Le te shpresojme qe kjo te realizohet dhe te mund te pastrohet Shqiperia nga korrupsioni dhe kriminelet, gje qe nuk mund te behet nga vete te korruptuarit dhe kriminelet ne pushtet.

  12. ilir says:

    Nje gje eshte e sigurte, qe: Niveli i “analisteve” ne Shqiperi eshte shpesh nen nivelin e nje pjese te mire te popullit. Fatmirsisht, tani cdo njeri mund te shkruaj dhe te jap ide me brilante se keto tifoze qe perfaqsojne klubet politike ne televizione

  13. anonimus says:

    Po cfar jeni ju plera qe diskutoni mbi personin dhe jo mbi ate qe ai shkruan…

  14. bleta says:

    Na je bere dhe ti i nipi Hysni Kapos demokrat! Po kush e ka fajin jot’eme! Idiot i perkedhelur i sistemeve me qelbesire!

  15. Tunxh, bir says:

    Se mar mundimin ta lexoj kete andin, po kur flet e shkruan ky nipi i hysni kapos, duhet te kesh dy bythe, nje ta mbash e nje ta cash, thoshin te vjetrit nje here e nje kohe. U po u be dhe ky spurdhjak, ne fakt ska faj se saliu shetiste me shurren e gjyshit.

  16. Thoshte mire Turku: Arntet PIS MILET!

  17. hipokriti says:

    a more Mero na merove me kete Andin,nje bastard qe sa here te kemi thene mos na i nxirr ne gazeten tende.Kjo me ben te mendoj qe je me te kembe e koke dhe se gjithcka qe ti shkruan ketu eshte hipokrizi.Andi Vera Hysni Kapo duhet me te pakten te mbylle ate goje dhe te mos na i caje me derrasat ketu.Boll mo se na i lodhi syt e veshet!Jini bere shume te parashikueshem,njerez pa moral!

  18. Muzapopullore says:

    Po cpaten keta militantet qe bejne si pula deti pas fishkellimes qe leshon enkas, nga pjeset nobile Bushati? Ai po thote qe kur kerkon falje duhet qe te korigjosh patjeter ate per te cilen kerkove falje. Ndryshe falja eshte tallje b… me shumice. Dhe korigjimi ne kete rast nuk eshte heqja e dekorates vetem. Por, sipas meje, ndeshkimi dhe perjashtimi nga vendimarrja publike dhe administrata publike, e haremit ultras-post komunist qe gjallon shendetshem ne poturet e KM. Perfshi ketu edhe brekdhjerin e historise qe eshte gogoli i Rames per te gjithe ne. (ne fakt se ka keq… ngjethesh kur kujton hyqymetin e G.Ruleve, Bodeve e malokerise politike)

  19. lulja says:

    Andbushatlliukapo = ANAL-ist.

    Dhe 100 vjet te ket ky morr , prap ANAL-ist do ngelet.

  20. Moni says:

    Mire idiotet dhe budallenjte por edhe ti o Andi qe te ka shkolluar partia.
    Edi Rama tha shqip:-
    -Ne morem listat qe ju kishte dhene pension te posacem Berisha me 1994 dhe i dekoruam ata qe ishin ende gjalle. Duke kujtuar se Berisha qe bertet fort per antikonmunizem dhe persekutore te regjimit do ti kishte verifikuar para se t,u jepte pension te posacem.
    Pyetje 1:
    -Po Berisha perse nuk kerkon falje qe i dha pension 500 mije leke ne muaj persekutorit te Ate Zef Pllumit?
    -Pyetje 2:
    – Kush ka me shume vlere, nje pension i perjetshem prej 500 mije lekesh cdo muaj, apo nje medalje koti? Ke stimul do te zgjidhje ti?

  21. xoni says:

    Fajin nuk e ka saliu por e ka Hysniu e co qe e bene kete maskara komunist dhe nuk e derguan atje ne shpelle nga kishte ardhur.
    O nipi bllokut a te kujtohet kur xhaxhi saliu te mbante ne krah dhe te jepte karamele franceze.
    Ke ndonje kartolin nga ato qe dergonte salisebi nga Franca ose ndonje foto kur te mbante ne krah.

  22. heretiku says:

    Po mire more analist “i ndritur”, shume bukur na e thua se nuk duhet te merremi me Saliun, por duhet te na thuash se ç’duhet bere kur Saliu merret me ne. P.sh. kur para ca ditesh ai dhe zagaret e vet ekzaltuan dhe hymnizuan protesten e dhunshme, ku pati djegie, thyerje xhamash, shkaterrime, te organizuar dhe okestruar nga ata vete. Apo kur i ben thirrje tregtareve te mos japin kupon per shitjen e mallit dhe nga ana tjeter me llafe bertet duam te shkojme ne Europe ( ne Europe gjerat funksionojne komplet ndryshe nga ajo qe predikon Saliu dhe tellallet e vet ). Apo kur thote ne parlament se “do t’jua bej fytyren si kepucet e mia” !! Apo kur thote gjithnje ne parlament, se do t’jua bej si ne 21 Janar ( ne ate proteste u vrane me urdher te tij 4 persona me duar ne xhepa, shume te tjere u plagosen )!! E keshtu me rradhe shume te tjera.
    Pra na thua se çfare nuk duhet bere, por do te ishte me e udhes te na thoje se çfare duhet bere, kur tepiste dhe rrugaçe ordinere apo te veshur me kostum e kollare bejne apo nxisin akte vandalizmi kunder komunitetit.

  23. england says:

    Ky Bushtra e ka nje hall qe i del ne krah atij qe ka vrare e prere ne ate vend dhe nuk eshte denuar per krimet qe ka bere!Dy ja ne opsionet qe mund te kene ngjare ose i eshte mbyllur rubineti ne bizneset e tij,ose thjesht po i kthen reston duke i bere fresk nje ish komunisti qe rrinte dhe i bente fresk dajes se ketij Bushtres.

  24. altin. says:

    Faji eshte i rame legenit qe dekoroi edhe ate gjyshen tende kurvekomuniste vito kapo.Prandaj e mbron salen tiu mor legen se ka qene doktor i familjes se hysniut dhe vitos gjysherve te tu komuniste.

  25. Spitali 5 says:

    Po Vito Kapo e morri dekoraten? Na bej nje shkrim sa Gjermane ka vrare, dhe sa Shqiptare ka cuar ne Spaç. Filloje me veten pastaj bej interesantin o Bushat Kapoja…

  26. Jak-Boston says:

    Zoteri Bushati ju pergezoj dhe falenderoj njekohesisht per shkrimet e sakta dhe te goditura dhe sic e kam shkruar edhe here te tjera jeni nga te paktet qytetare te mirefillte te vendit tone qe e pasqyroni qytetarine tuaj ne shkrimet tuaja.
    Me lejoni edhe nje here te ju shpreh mirenjohjen time te sinqerte si nje njeri qe ashtu si shume te tjere edhe pse gjerat personale i kam ne rregull, prapeseprape me dhemb shpirti dhe brengosem per vendin tim.
    Edhe njehere urime dhe falenderime Zoteri Bushati dhe Gezuar festat e fundvitit.

  27. GRi says:

    O Andi!
    Po ne 21 Janar qe u shpalle komplotist, kush t’a beri!
    Pergjigja eshte nje flale! Thuaje!
    Shume sqarime te holla bene ti or mik!
    Rama keshtu thote e keshtu mbrohet!
    Le te dali ky i “pafajshmi” yt dhe le t’ja hedhi poshte.
    Nese ti je merzitur dhe te duket bajate, jemi ne te tjeret qe duam te ecim para! Pse psh nuk analizon shprehjen e Rames qe kur i largohesh te kaluares ajo te del para! He si thua? Pra o AND ndonjehere edhe heshte, Nuk duhet gjithmon te jeshe “shume i holle e i zgjuar” se pastaj te thone i pakuptueshem, ca te thone trap, dhe rezik Rama te fut tek kategoria e plehrave qe kerkon te pastroj ne Shqiperi! prandaj jo kaq hazer xhevap! Tregohu me imencur he djale i mbare!

  28. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Je kokrra e legenit, o Bushat. Nuk je asgje tjeter, vetem nje bastard…

  29. demo says:

    Me njerez si keto te komenteve mbahen pushtetet e korruptuara per te dyja palet. Dhe nje ze qe flet per realitetin i turen militantet. Te lumte Bushat.

  30. Gjermanl says:

    Bravo Andi ?

  31. noah says:

    Saliu e ka faj për të gjitha. Ai ka faj edhe sepse e detyroi Nanon që të thërriste nga gjirizet e Parisit Ramën, për t’ia venë Saliut kundër, se vetë Nanoja nuk ia dilte dot të rrëzonte Saliun. Nanoja mendoi: -Nuk më do mua për opozitë? Dale pa të më shikosh, se kë do të të sjell në vendin tim. Me mua edhe mund të merresh vesh, po me këtë që po lë trashëgimtar, aha kurrë nuk ke për tu marrë vesh.
    Dhe kështu ndodhi vërtet: Sa të bëjë llogaritë i mënçuri, i marri ka mbaruar punë!

  32. Populli says:

    Po c’fare mund te presesh nga nje i pafe dhe i pabese si Rama. Bravo Andi le ta mesoje mire palacua kryeminister, qe u konsumua per 2 vite me qeverine e tij te poshter dhe te korruptuar, se i ka cuar Shqiptaret ne skamje dhe mjerim.

  33. Salver Edmagari says:

    Fajin e ka enver diktatori, sistemi qe ndertoi me klon e tel e gjemba,dhe njerezit qe i pergatiti per vijimesine e tij dhe te ketij qe shkruan “mir e bukur” ne kete gazete. Xhelati Çoku ishte thjesht nje instrument monstruoz i atij sistemi – hiqjani ne fillim enver hoxhes tituj e dekorata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje