Nëpërmjet një ceremonie zyrtare të mbajtur ditën e përvjetorit të njëzetë e pesë përkujtues të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90-të, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, midis të tjerëve, ka vlerësuar me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar” edhe Sali Berishën, ish-president, ish kryetar i Partisë Demokratike dhe ish kryeministër, aktualisht deputet në detyrë i kësaj force politike opozitare.
Në shpjegim të këtij akti institucioni i presidencës tha se, së bashku me Sali Berishën, e njëjta dekoratë i është dhenë edhe Musine Kokalarit e shoqatës”Lëvizja Studentore e Dhjetorit”, me po të njejtin motivacion të qenies pjesëmarrës në protestat e dhjetorit të vitit 1990, por edhe për kontributin e dhënë në rrugën e Shqipërisë drejt antarësimeve euroatlantike.
“Dekorata e flamurit kombëtar u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar”, lexohet mëtejshëm, në faqen zyrtare të Presidencës.
Ndërkohë, megjithë ftesën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, por dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, nuk kanë marrë pjesë në pritjen e dhenë nga presidentit, Bujar Nishani, me rastin e 8 dhjetorit, për arësye ende të pabëra zyrtarisht publike, por që pëshpërisin si shkak mosdistancimin e institucionit të Presidentit nga dhuna e PD-së. Pse jo dhe sjelljen e Bujar Nishanit jo si burrë shteti që e meriton qënien president i të gjithë shqiptarëve, por si një qytetar i zakontë që pushtetin e institucionit dhe postin që mban i shfrytëzon për interesa të ngushta partiake, personale e qoka.
Sepse, më shumë se sa vlerësim i meritueshëm, dekorimi i Sali Berishës, nga ana e Nishanit, prej jo pak komentatorëve, analistëve, politikanëve, madje të gjendur edhe brenda koalicionit opozitar, por edhe sipas pjesës dërmuese të publikut, është cilësuar si një hap i nxituar dhe vendim i ndërmarrë nga detyrimet personal që Bujar Nishani ka ndaj Sali Berishës. Me dorën e ngrohtë të të cilit jo vetëm arriti tia fshij vetes njollën e qënies në vitet 90-të pjesë e brigadave vullnetaro-ushtarake, që në formacionin supbashkuar, me fanatizëm mbronin figurën dhe bustet e Enver Hoxhës, por i detyrohet edhe për karrierën e tij politike brenda PD-së dhe kapjen e presidencës.
Për ta vlerësuar dekorimin e Sali Berishës si një ngut presidencial dhe jo meritueshmëri kontributive, në rrugën e Shqipërisë drejt demokratizimit dhe antarësimeve euroatlantike, siç motivon Presidenti, mjafton ti bësh një kalim të trashë rolit që ai ka luajtur në politikën dhe qeverisjen e Shqipërisë përgjatë këtyre 25 viteve të ikura. Ku konstatohet se nën presidencën e Sali Berishës, në ndërvitet 1992-1997, Shqipëria e drobitur nga komunizmi vazhdoi të jetë vendi më i varfër, por edhe më problemori ndër gjithë vëndet e dala nga i njejti sistem. E lakuar si thyerëse e bllokadës që OKB-ja kishte vendosur ndaj rregjimit serb të Sllobodan Milosheviçit, si furnizuese me naftë e forcës ushtarake të këtij rregjimi, por edhe si ndërtuese e një demokracie informale në gjithçka. E karakterizuar nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga shkelja flagrante e të drejtave të njeriut, nga ndërtimi i një ekonomie dhe tregu të zi, ku efektin më produktiv e jepnin kompanitë mashtruese të fajdexhinjve, që me fundin e fatit të tyre të parashikuar sollën vitin e zi 1997 që shkatërroi gjithçka dhe detyroi ardhjen e forcave ushtarake shumëkombëshe për të rikthyer stabilitetin e vendit.
Por kontribut aspak për tu vlerësuar rezulton të ketë patur Sali Berisha edhe pas këtij viti rrënues, që e zbriti nga froni presidencial dhe e vendosi në krye të opozitës. Të një opozite aktiviteti i të cilës ngjante më shumë me atë të bandave të diversantëve, që synonin hedhjen në erë e shkatërimin e jetës së vendit, se sa ecjen përpara në rrugën euroatlantike.
Nën prijësinë opozitare të Sali Berishës kanë ndodhur dy nga ngjarjet më të paprecedenta në historinë e Shqipërisë : vrasja e deputetit Azem Hajdari, një nga liderët prijësor të Lëvizjes studentore dhjetoriste, si edhe i njohuri me termin “grushti i shtetit Berisha”, i finalizuar me arratisjen nga vendi të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano, pushtimin e godinës së Kryeministrisë, selisë së Radio Televizionit Shqiptar etj.
Edhe riardhja në krye të pushtetit e kësaj figure të etiketuar nga presidenti Nishani si: kontributive për ecjen e Shqipëris në rrugën euroatlantike, nuk ishte aspak më ndryshe nga më parë. Ndodhi ngjarja tragjike e Gërdecit, me mbi tridhjetë të vrarët dhe qindra të plagosurit, e më pas vrasja e katër personave, pjesë e grumbullit të qytetarëve të cilët protestonin para godinës së Qeverisë Berisha, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në të dyja këto ngjarje tragjike, sikurse edhe në aferën antikushtetuese të etiketuarën si “shitja e ujrave shqiptare Greqisë”, Sali Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit të vendit…
Ka edhe ndodhi e bëma të tjera, por mjaftojnë këto dhe sjellja e tij politike tërësisht anti-paqësore, për të përcaktuar se bilanci i pozitivitetit me të cilin Presidenti e motivoi dekorimin e Sali Berishës është jo real, i stisur. Një hap i nxituar dhe i nxitur, pse jo dhe i urdhëruar nga vetë i dekoruari, i cili e sheh të pamundur ndërmarrjen e një akti të tillë pas ikjes së Nishanit nga presidenca.
Është e vërtetë se akuzat e sipërpërmendura e të tjera të përfolura, të dekoruarit Berisha nuk i janë vërtetuar zyrtarisht, nga organet kompetente, por kjo ka ndodhur pasi për 25 vje me rradhë e ai ka qenë i vetëshpallur jashtë ligjit dhe i imunizuar. Arsye kjo që ja ka ndalur hovin Prokurorisë së Republikës e cila nuk i është futur hetimit, duke i lenë ende pezull “njollat e errëta” të biografisë kontributive të pas viteve -90 të Sali Berishës. Pa zbardhjen dhe çertifikimin zyrtar të të cilave çdo dekoratë, apo vlerësim institucional në adresë tij nuk do të ishte veçse qok.
Presidenti i qokave vec dokorata di me lshue kurgja tjetn. Sal Berisha ia ka heq bojn e Enverit qka qen i perlym ky njeriu kshu q e ka hak dokoratn e nalt te flamurit komtar Sal Berisha.
Nishanlliu president e dekoroi Berishovicin, tradhetarin me te madh te
kombit shqiptar,ndo te vije dita, gjyqi i popullit kete dekorate do ia
hedhe ne qenefin e tradhetoreve te historise…!!! Ky katil,xhahil pri-
mitiv,hajn,mafioz jo vetem qe nuk meritonte te dekorohesh por duhet te
ishte tek 313-ta…!!! Turpi botes per nje ”president” !!!!!
Sales do ja heqin me vendim gjykate, i jati Enver Hoxha shpetoi sa qe gjalle , do ja heqin titullin e heroit ne nje dite me Saliun.hahaha babe e bir c’dekorohen ne nje dite , bukur.Kush po e rrun trapin per dekoratat e Bujarit, me te dhen dekorate Bujari si me te dhen dekorate Ver LLAPA QE THOSHTE JE I MODHJ.HAHAHA
o XHOVAN kur Berisha, doli para diktatures me te eger ne vitin 90, ti ku ishe?
Ky shkrim eshte nje turp per ate qe e shkruan.