Kompanitë e transportit publik në Tiranë kërcënojnë se do të ndërpesin punën nëse nuk rritet çmimi i biletës!
Ata kërkojnë që cmimi të bëhet 70 lekë.
Kanë të drejtë, cmimet janë rritur kudo, edhe karburanti kushton më shtrenjtë, ndaj dhe bileta duhet të reflektojë ndryshimet e treghut në tërësi.
Por a ka hipur ndojëherë pronari në autobusët e kompanisë së tij?
A e di ai që në verë plas nga vapa e në dimer ngrin nga ftohti, se nuk e ndezin kondicionerin, edhe kur punon?
A e di ai se autobusët e tij ecin më ngadalë se ata që transportojnë njerëzit në funeral?
A e di ai sa duhen gjysmë ore të përshkosh 2-3 stacione?
A e di ai se njerëzit gjysmën e lodhjes e marrin pikërish kur udhëtojnë me autobus për në punë, dhe jo duke bërë punë?
A e di ai se duhet të presësh nga 5 minuta në cdo stacion “që të hipin sa më shumë njerëz”, sikur të ishte autobus ndërqytetës?
Ka edhe shumë më shumë se kaq.
Por mjafton që Erjon Veliaj nuk e pranoi as rritjen e çmimit të biletës as ultimatimin.
A edi pronari I autobuzit se gjysmen e lekeve te udhetareve e vjedhin faturinua me shoferin ? Perse nuk e pranojne karten elektronike? Nuk e pranojne se edhe me kete cmim,po mos t’u vidhet dalin ooohoooo sa esa larte…… Bravo Erion,mos prano. Le t’i mbyllin linjat po deshen…. po nuk ua mban se ngelin me gisht ne goje…