Zgjedhje të reja apo parti e re?

19 Dhjetor 2015, 15:56Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në ciklin e protestave që PD-ja filloi në 8 dhjetor, kërkesa kryesore ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, të zhvilluara nën kontrollin e një qeverie teknike.

Kjo kërkesë për zgjedhje të reja bëhet vetëm dy vjet e gjysëm pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, të cilat u zhvilluan nën kontrollin e plotë të qeverisë së PD-së. Dhe në ato zgjedhje, PD-ja mori vetëm 30.6% të votave – më pak se sa kishte marrë në vitin 1997, kur fushatë mundi të bënte vetëm në gjysmën e vendit mbi Shkumbin. Qysh atëherë, partia aleate më e madhe e saj (PDIU) ka kaluar me mazhorancën, ndërsa gjysma e deputetëve të aleates më të vjetër (PR) janë bërë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së.

Në këto kushte, kërkesa për zgjedhje të reja do të kishte kuptim në dy raste: 1- Në qoftë se dy partitë kryesore të mazhorancës (PS e LSI) do të kishin shpallur një divorc publik; ose 2 – Në qoftë se zgjedhësit e pakënaqur me qeverisjen do të ishin sot gati të votonin për opozitën.

Pavarsisht përplasjeve të nëndheshme që mund të kenë patur muajt e fundit dy krerët e mazhorancës (Rama e Meta), në çdo votim të rëndësishëm në parlament ajo ka demonstruar se ka të bashkuara të paktën 84 vota. Në qoftë se kjo kuotë do të binte poshtë 71-shit, kërkesa për zgjedhje të reja do të ishte mëse legjitime.

Pavarësisht pakënaqësisë së zgjedhësve ndaj qeverisjes, sondazhi i fundit që zhvillova para një muaji tregonte se kjo pakënaqësi nuk është përkthyer në një gadishmëri për të votuar mbi 50% për opozitën (shih grafikun bashkëngjitur). Në fakt, elektorati është ndarë në tri pjesë pothuaj të barabarta (sondazhet me përkufizim nuk janë instrumente precize), ku një segment është i vendosur të votojë për mazhorancën, një për opozitën dhe i treti për asnjërën.

Gjë që do të thotë se 1/3 e elektoratit me banim në Shqipëri mund të kandiset të votojë në qoftë se një parti e re, e ndryshme rrënjësisht nga këto ekzistueset, do të shfaqej në skenën politike shqiptare. Nëse kjo s’ndodh, ky lloj elektorati mund të rrijë në shtëpi në zgjedhjet e tjera, duke lënë partitë aktuale të riformatojnë koalicionet e rradhës, për të përcaktuar nëse Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër apo nëse do të bëhet Basha.

6 komente në “Zgjedhje të reja apo parti e re?”

  1. agron says:

    A do bej parti ai shoku jot gjergj bojaxhiu, apo do vazhdoje te ngjitet ne everest?

  2. S says:

    Te gjitha sondazhet qe ke bere nje MUT te madh te kane dale.

    Brockulla e fundit ishte se Bojaxhiu do merrte 33% ne fund as 3% nuk doli…nderro profesion me degjo mua.

  3. Po te kishte Halla Koqe?, do quhej Zoshnja.

  4. veterani says:

    Basha ta harroj edhe ti me shok.

  5. alphade says:

    Edhe ky Zaloshnja do te haje nje cope buke me keto brockulla e mashtrime
    duke i bere qejfin partive te pozites e opozites….!!!! Te gjitha son-
    dazhet e tij kane dale bllof,ashtu si parashikimet e anal-isteve qe i
    jepnin fitore PD,si Shehi m CO….!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje