Një vështrim tjetër për “Vrimën”

28 Dhjetor 2015, 13:37Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një pasazh të jashtëzakonshëm, në lirikën e jashtëzakonshme të prozës “Dashuri në Kohën e Kolerës”. Markezi i huazon një ëndërr vetjake njërit prej personazheve të tij, doktor Juvenal Urbinos. Doktori shpreh dhembjen e tij që në qytetin e tij “…nuk arriti kurrë të shihte sesi ndesheshin me bastuna përkrahësit e muzikës së Vagnerit me ata të Verdit…”. Pak a shumë kjo është çfarë thotë Markezi. Një sherr burrash, që shenjtërohet nga arsyeja e sherrit.

Tirana ngjan se është ditë mbas dite dhe çdo natë që ngryset mbas çdo dite në një sherr të pambarimtë. Sherr për reformën në drejtësi, sherr për drejtësinë, sherr për votat në parlament që veshin togat e zeza që duhet të japin drejtësi, sherr për padrejtësinë që shitet si standart evropian, sherr për sherrin, reforme per refomen, beton i ri për modelin e vjetër të bunkerit dhe bunker në zjarr, opozitë që bën sherr dhe shumicë që i thotë sherrit “ç’kemi”, sherr për të shkuarën dhe sherr për të ardhmen. Sherr për urrejtjen dhe hakmarrje për urrejtjen. Nëse e majta dhe e djathta, herë lart e herë poshtë njëra-tjetrës do të zgjidhin të bënin paqe, do të bënin sherr edhe për kushtet e paqes dhe do të rinisnin sërish betejën e rradhës në luftën e tyre plot urrejtje.

Po çfarë lidhje mund të ketë qytetari i botës, nobelisti Markez me rrokopujën e zakontë e provinciale tiranase? Sado larg mund të duket, megjithatë e ka një të tillë. “Endrra” e tij e parë nga doktor Urbinoja, sherri me bastuna për muzikën klasike, gati – gati po ndodh në Tiranë. Jo për muzikën, por për një “instrument’ tjetër që çmend gjithë botën normale: seksin.

Eshtë botuar një libër me poezi që ka ndarë Tiranën në dy pjesë, përfshi dhe ata që nuk e kanë lexuar, por e kanë të gatshëm gjykimin kritik për të dhe gjithçka tjetër; e ka ndarë në dy pjesë që kundërshtojnë fort njëra-tjetrën. Një palë, ajo dhe që daroviti librin “Vrima” me çmim kombëtar e quan erotikë metafizike, pala tjetër e quan pornografi të pastër. Po ndeshen ballazi në studio televizive përfaqësues të tyre, po ndeshen fort dhe ashpër në rrjete sociale, po urojnë dhe mallkojnë, po lëvdojnë dhe po shajnë, po mrekullohen nga qejfi metafizik dhe po nxjerrin pështjellim zorrësh realisht. Janë përfshirë të gjithë. Indiferentë pothuaj nuk ka. Përveç politikës e cila për momentin ka bërë pushim në këtë temë. Për momentin politikanët kanë munguar të përfshihen në llogore.

Për shembull, nuk ka status në facebook Doktori, nuk reagon nga Twitter-i Rama, nuk ka komunikatë nga Meta dhe nuk e ka lexuar ende Basha. Nuk ka folur asnjë nga burrat në PD dhe asnjë nga gratë e përfaqësuara në PS. Kusuri që mbetet i shqiptarëve është në sherr për Vr…mën, njëlloj siç ka ndodhur që në fëmijërinë e njerëzimit kur për shkak të saj, pati një mollë më pak në degë dhe një mëkat më shumë në jetë e për gjithë jetën.

Dhe ky është një sherr i mrekullueshëm.

Dhe ky është një bekim i jashtëzakonshëm.

Të grindesh për vargje, qofshin apo jo poezi, qoftë eros apo pornografi vulgare; të ketë sherr për faj të supozuar letrar të një libri, bërë nga pemë të pafajshme, ky është një lajm i madh, është një lajm i mirë, është sherr me bastunë!

Kjo është ëndrra e realizuar tiranase e Markezit.

Edhe në Londër, edhe në Berlin, New York, Paris, Romë apo dhe në Damaskun e dërmuar nga lufta civile, lufta në emër të “Vr..mës” është hyjnore. Eshtë një luftë ku kanë të drejtë të gjitha palët, ku fitorja e vërtetë është ajo kur fitojnë njëkohësisht të gjitha palët.

Dhe një detaj më shumë në klarinetën e tallavasë sonë vetjake pa Vagner dhe pa Verdin e Markezit. Personazhi tjetër i romanit, dashnori i madh Florentino Arisa, njeriu që llogariste pak a shumë nja 600 gra të bashkuara me pasionin e tij në vite, ishte gjithashtu një gënjeshtar i madh. Si të gjithë dashnorët. Njeriu që gënjeu ndershmërisht dashurinë e tij të rigjetur Fermina Dasa kur i tha se e kishte pritur i virgjër lidhjen me të, i referohej shpesh përvojës së tij empirike të shtrarit, siç e quante dhe vetë.

Sipas saj, përvojës empirike, pra, ai ndante për shembull, llojet e ndryshme të grave, cilat ishin ato “të ngordhurat si zhaba dhe cilat ishin ato që bënin për në kosh të plehrave edhe mashkullin më mburavec”, fliste për diferencën mes seksit përvëlues dhe dashurisë platonike, për pasionin mbi dysheme që të ngjiste lart tek Perëndia dhe për seksin si Perëndi që të zhyste në lumturi, për aroma, ngjyra, për pasion, romancë, poezi, gënjshtër të ëmbël dhe ëmbëlsi dashurie.

Por në asnjë vend, në asnjë rrethanë dhe në asnjë nga shkumëzimet e tij njerëzore, ky dashnor i madh nuk e ka përmendur kurrë squfurin. Për herë të parë në letërsi, seksi dhe squfuri, gjithë mrekullia dhe kjo gjë aromëshpifur si vezë e prishur, bëhen bashkë ne librin “Vrima”. Mbas sherrit të shëndetshëm që ky libër i dha qytetit, kjo është risia e dytë e tij. Qoftë dhe kaq, nuk është pak në këtë botë monotone ku zakonisht puritanët shohin nga vrima e çelësit të jetës së fqinjit për të trazuar turpshëm veten dhe Don Zhuanët skuqen si gratë nga gratë e lira që zgjedhin lirshëm të jenë gra! 

Sidomos kur janë gënjeshtarë siç janë gjithë dashnorët e sinqertë.

Siç është dhe letërsia pa tradhëti, sic është seksi pa squfur; divorc pa dhembje, pandryshim që nga koha e Homerit./Javanews

14 komente në “Një vështrim tjetër për “Vrimën””

  1. Cufi says:

    Nuk ju durua edhe ketij skuthit te Metes to fute hundet te vrima.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Lorenc sexisti ose nuk e kupton shqetsimin e verte ose me dashje e anashkalon ate gje qe me te vertet i ka shqetsu kritikuesit e Vrymes se Rites.
      Zonja Rita asht e lire te shkruaj çfar ti doje gopi,por qe Ministrja e Kultures e Qeveris se RiQirjes(Rilindjes) e vlerson kete pornografi primitivo vulagre me çmim dhe Kryeministri Ed Rama shkon dhe i ben hosana duke e nderu me pjesmarrje ne Ceremon te vlersimit te Vrymes nderkoh qe vendi asht i zhyt ne borxhe dhe papunsi ne rritje dhe njerzit luftojn me varferine,kjo asht per me vu kujen.
      Nje shoqeri e pashprese dhe e degjenerume prodhon vulgarizma te shemtut perdit,por kur vulgarizmi behet norme dhe vlere dhe ngrihet ne pjedestal,ather ajo shoqeri asht e destinume me u dekompozu dhe vetasgjesu.
      Lorenc ti me ket shkrim i ke bere nje gojore- Vrymes se Rites dhe ke fantazu per rrasje nga mbrapa te penelit te Kryeministrit Piçktor qe ka me te falenderu per sherbimin qe po i bon.
      Ksaj i thone Fshati digjiet,… e Rita heq breket,.. qe Vryma ti piqet mor Lorenc arroganti.

      1. Centauri.alb says:

        Moderator, nga 13 komente të dëguar, siç e shkruani vetë poshtë titullit, për këtë shkrim të zotit Vangjeli, keni shfaqur/postuar vetëm 9-të prej tyre( madje njëri koment është i dubluar), dmth del që norma e censurimit nga Meroja është 25%. Dorë të rëndë ke vënë në censurë, zoti Mero!

        Më vjen vërtet keq që e keni censuruar komentin/opinionin tim për apoteozën vangjeliane për Vrimën e Ritës, bashkë me sugjerimet për ngritjen e monumentit të Vrimës në Sheshin Skenderbe, si dhe për lejimin e ritualeve të masturbimit kolektiv në publik përreth këtij monumenti, nën dritat të ylberta e të lëvizëshme dhe nën hipnozën e deklamimeve të vargjeve nga Vrima e Ritës dhe të Monologjeve të Vaginës së autores Eve Ensler.

        Ju siguroj të dashur moderatorë se, sikur propozimi im të binte në veshët e duhur dhe të vihej në jetë, përveç lumturisë që do u jepte idhtarëve të pornostarit letrar shqiptar Rita Marko, do të ishte një promovim i suksesshëm i turizmit evropian në Shqipëri.

        Por, meqë jam akoma nën dellin e sugjerimeve, sot kam edhe një sugjerim tjetër në lidhje/referencë me krijime poetike dedikuar Vrimave dhe cytjeve sublime, erotiko-filozofike dhe çliruese që ato frymëzojnë tek krijuesit e sërës së përparuar, liberale, dmth, të lirë nga skrupujt, ku përveç Ritës, pa dyshim mund të rendisim edhe zotin Vangjeli.

        Dhe ja, konkretisht, sugjerimi im.

        Besoj që nuk jam i vetmi që kam dëgjuar fjalën e urtë popullore apo poverbin e lashtë, ndonëse me pak kudërbim aromash:

        “Nji e dhime, gjysë e qime!”

        Athere, këtu kemi hapsira të gjëra për ta shtrirë erotizmin edhe tek Vrima tjetër e robit, pavarësisht nga gjinia dhe nga mosha dhe, kështu, Rita apo ndonjë talent tjetër që është i gatshëm të sfidojë moralin dhe etikën e një shoqërie baritore si e jona, mund të sjellin në publik, frymëzimet e tyre erotike çuplak, lakuriq, me fjalë reale, dirty word, për të emancipuar vertikalisht, sidomos adoleshentët dhe minorenët tanë, si dhe baballarët e mamallaret e tyre, por edhe moshat e treta shqiptare, ata që akoma e bëjnë seksin me drita të fikura, edhe pa u xhveshur fare, duke hequr vetëm brekët, madje madje, edhe moshat përtej të tretës, atyre që u ka mbetur vetëm e dhimja, dmth, gjysë e qimja, me një fjalë, për të gjithë qimëtarët dhe gjysëqimëtarët shqiptarë që bëjnë hije mbi dhe.

        Sepse, vetëm fenomene të tille letrare, si Vrima e Ritës, që në fakt janë bartës të ideve dhe traktateve që ndryshojnë konceptimin e shoqërisë për veprimet egzistenciale të qënjes humane, mund të sjellin në vëmëndjen e njerëzve faktin e thjeshtë se në të vërtetë, nëpërmjet civilizimit, sofistikimit dhe skrupujve moralë dhe etikë që ndajnë botën e njerzve nga ajo e kafshëve, ne po kthehemi në origjinë, atje ku e filluam, atje ku na thërrasin Vrimat, veçse këtë botë, kuisjet dhe vullkanet me llavë e squfur të Vrimave, nuk cyten thjesht nga instikti i riprodhimit, por nga shumëfishimi dhe përsëritje e akteve seksuale, thjesht për erotizëm.

        Thikë me dy presa, je moj ti, Vrima e Ritës.

    2. Centauri.alb says:

      Pavarësisht tymnajës së fjalëve, makiazhit me Markezin dhe përsonazhet e tij, telendisjes së Vagnerit dhe Verdit, shpupurisjes dhe puplosjes me kinse sherret e Tiranës, pavarësisht perversitetit për tu shtirur në qëndër, duke qëne i majtë zjarr i kuq, një gjë është e qartë si drita e djellit: Zoti Vangjeli është shtrirë barkaz, poshtë shalëve të Ritës dhe po ja lëpin dhe po e shijon vrimën e saj, llavën, lëngjet e ngrohta si edhe erën e sulfurit që shpërthen dhe po qelb Tiranën, i zhytur në një orgazëm që e i shumfishohet edhe më, nga ndjesia se po shkruan prozë poetikë dhe në këtë ekstazë, është gati të varet me kollaren e tij.

      Dhe kurrë më parë, as në shkrime, analiza a pamflete, as në studio televizive apo intervista, as në tavolina miqsh apo dhoma motelesh, zoti Vangjeli nuk ka qënë më i sinqertë dhe patetik, se sa në këtë apoteozë për Vrimën e Ritës, që në botimin e dytë të saj, mund ta vërë shkrimin e Vangjelit si Pasthënje, pasi parathënjen e kanë zënë Dhurata Shehri dhe Persida Asllani.

      Nuk do të çuditesha sikur zoti Vangjeli, të iniconte dhe lançonte lëvizjen emancipuese kulturore-erotike në Tiranë, nën egidën: Unë sot jam Vrima e Rita Markos dhe të fillonte të mblidhte firma për një peticion dhe fonde në para për të ndërtuar në Tiranë, mu përbri Skënderbeut, një monument sa më natyral, jo të stilizuar, të Vrimës, të ndriçuar ditë e natë nga prozhektorë me drita të lëvizshme pink dhe të ylberta, nën altoparlandë që alternojnë recitime nga Vrima e Rita Markos dhe pjesë nga Monologu i Vaginës së autores Eve Ensler.

      Dhe sheshi përreth këtij kompleksi arkitektural të Vrimës, me lejen e Erjonit të Bashkisë, të ishte i lejuar për masturbime publike, të grave dhe burrave, të të rinjve dhe pleqve, individualisht apo me grupe, nën magjinë e vargjeve të Vrimës që deklamohen me zëra të lartë, nën hipnozën e spërkatjes me sprej aromatik sulfuror nga koncetrate të Vrimës, si një shenjë dhe model, si një kumt, se si zhvillimi i kombit tonë aranxhohet dhe ecën në pararojë me mendimin dhe filozofinë moderne të erosit, siç e përcakton Profesor Turpja, të seksit dhe të mospasjes as droje e as turp prej shpalljes publike të tij, duke përfshirë edhe seksin inçestual, që siç na mëson psikologia Denada Toçe, nuk është mëkat, madje është natyrore, që t’i thuren dhe recitohen vargje, përderisa inçesti ka egzistuar si një dukuri normale në kohët e hershme njerëzore dhe akoma sot e cyt Vrima të jetë prezent ndër nesh.

      Dhe pse jo, aty mund të lejohen edhe akte të mazoicizmit seksual, të moderuar apo edhe ekstrem, si venerim ndaj Perëndeshës së Re, Vrima, si edhe deri vetvrasje, në kulmin e ekstazës dhe orgazmës egzistenciale.

      Vërtet kemi shumë rrugë për të bërë deri tek Evropa, por ama jemi në shtegun e duhur për atje, shteg i cili. më në fund. na u kumtua se nga kalon: Nga Vrima!

  2. Interesant says:

    Ndryshe nga Lorenci i Arabisë që qe në ballë të luftës për lirinë e arabëve, ky Lorenci i Shqipërisë i rri përbri luftës që hapi “Vrima” e poetes së vrimës. Nuk merret vesh çfarë bën në këtë shkrim: e mbron apo e lufton “Vrimën”. Vetëm një shenjë të lehtë lë kur fjalën vrima diku nga fillimi e shkruan me “Vr” e pas saj ca pika, sikur do të na tërheqë vëmendjen për të na ardhur keq, se vetë asaj i ka rënë pika nga komentet rreth saj, ose se autores së saj i venë lotët pika- pika. Diku nga fundi i shkrimit bëhet trim po aq sa autorja e “Vrimës”, e cila i ka vënë gjoksin mbrojtjes së vetë duke thënë se, “të tjerët tremben nga fjalët penis e vaginë, ndërsa unë jo”. Ja për kësi trimash ka nevojë mbrojtja e atdheut. E kur Lorenci i Shqipërisë arrin të bëhet trim sa autorja, atëherë guxon si i çartur dhe arrin që fjalën vrimë ta shkruajë të plotë, ashtu siç e meriton sendi që përfaqëson për kontributin dhënë gjatë historisë së njerëzimit në emancipimin e robërve, të cilët edhe pse e përdorin pa karar meazallah se duan t’i përmendet emri!…

    1. Ma bashkoj Kenya popullore says:

      Interessante,che i madh

    2. Na bashkoj kenga popullore says:

      Interesant,dhe i madh

  3. ladi torino says:

    Skam lexuar koment me perfekt per fenomenin Vrima .Komplimenti

  4. Njeri nga ju says:

    Nga Vrima dolem,
    Qame te deshperuar.
    Aty ishim mire,
    Oh te relaksuar.

    Jeta meteor,
    Iken vetetime.
    U rritem zhvilluar,
    Mendojme veç per Vrime.

    Kur ora te vije,
    Te na prese fillin,
    Njesoj si te shumtit ,
    Ne Vrime do na mbyllin.

  5. petraq says:

    lorenci muk ka thene asgje.i pelqyshem ne komente pot ketu zero.sic duket nuk eshte i profilit.duhet te kishte thene dicka por sikunder duket dhe nga komentet e te tjereve cfaqet urrejtje per vrimen aq te dashur,vrima e petros u urrye nga i gjithe populli sepse e quajtura ka folur vetem per nje vrime e per nje cingel qe futet e del.eshte nje ordinere nje femer e pa skrupullt injorane imorale.ka hedhur poshte problemin e dashurise njerezore ndjenjen me te forte shpirterore qe udheheq njerezimin ne mbijetesen mbi toke.

  6. Shkodrania says:

    Per çfare veshtrimi na flet edhe ti o servil i Ilir Metes. Dy fjale mund te thuhen per Vrimen e Rites: Mendoi Rita se si te behej e njohur dhe zgjodhi rrugen e Vrimes. Ajo i kish mbetur pa thene, Vrima. Edhe ti Lorence gjete kohe te meresh po me Vrimen! Por na çudite, se e paske pare nga nje veshtrim tjeter, e paske pare nga krahu i vrimes tjeter, posht asaj per te cilen ben fjale Rita!Megjithate, nuk e ke keq. do te besh edhe ti si shume nga ata qe i bjen fyelit me nje vrime.

  7. luani londer says:

    JU DALTE VRIMA NE LULE TE BALLIT.E DEGJENERUAN KETE POPULL FUKARA.

  8. Petro says:

    Ore Lorenc.Pse kerkon te behesh aq i ditur dhe te japesh mend kudo…. Cmimi mor Lorenc, cmimi….Asnje fjale nuk thua per cmimin…. Sot me 2015 as qe mendohet qe nje njeri normal mos te kete respekt per fjalen e lire, brenda saj dhe te Rita Petros.Por njeriu normal ne kete vend kerkon dhe nje perzgjedhje normale, per te cilen ti s thua nje fjale, si gjene me te parendesishme ne kete fshatin tone, fshatar i te cilit si duket je dhe ti.Asnje transparence.Cilet libra u shqyrtuan ne fondin e Bibliotekes, sa ishin, cilet autore…Sa nga keto dolen ne finale….Kjo eshte vuajtja jone Lorenc dhe ti asnje fjale se heshtjen tende e kane blere padrinot me para.Kjo eshte ceshtja Lorenc.Vazhdo ta luash rolin tend te buratinos se oborrit, po do te vije nje dite qe do te hiqesh rrugeve te tiranes, s ka me internime, si zorre qensh.Njeri pa moral, i dale nga VRIMAT me te errta te nje pushteti te felliqur.

  9. Emo says:

    Lorenci aludon per grindjen si fillim i progresit, ku pastaj kerkon vrimen e halese ku bien, zhgrryhen te gjithe qelbesirat e llojit te tij. I thur lavde Rames dhe politikes qe pasi ka futur ne sherr gomeret shqiptare, kerkojne tashme ti vene ne balle vulven sepse jane ne elizirin e penisit te erektuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje