Po ndodh një ndryshim politik alarmues drejt të djathtës në të dyja anët e Atlantikut, lidhur me forcën në rritje të partive dhe figurave politike shoviniste: Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, Marine Le Pen në Francë. Emra të tjerë mund t’i shtohen listës: kryeministri hungarez, Victor Orban, që mbron “demokracinë iliberale” ose Jarosław Kaczyński dhe partia e tij thuajse autoritare Ligj dhe Drejtësi, që drejton tani Poloninë.
Partitë politike nacionaliste, ksenofobike janë shtuar në shumë shtete anëtare të BE-së përpara se refugjatët e parë sirianë të mbërrinin në numra të konsiderueshëm. Ka qenë Geert Ëilders në Holandë, Vlaams Blok (pasuar nga Vlaams Belang i sotëm) në Belgjikë, Partia për Liri e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Partia Finlandeze dhe Partia Popullore Daneze.
Arsyeja e ngritjes së partive të tilla dhe suksesi variojnë në nivel kombëtar. Por pozicionet e tyre bazike janë të ngjashme. Të gjithë kundërshtojnë sistemin, establishmentin politik dhe BE-në. Më keq akoma, ata nuk janë vetëm ksenofobikë (në veçanti islamofobikë), ata gjithashtu pak a shumë përqafojnë një përkufizim etnik të vendit. Komuniteti politik nuk është një produkt i zotimit të qytetarëve ndaj një rendi të zakonshëm kushtetues dhe ligjor; në fakt, ashtu si në vitet 1930, anëtarësia në një shtet derivonte nga prejardhja e përbashkët dhe feja.
Si çdo nacionalizëm ekstrem, aktuali mbështetet fort në politikat e identitetit – sfera e fundamentalizmit, jo debati i arsyeshëm. Si rezultat, ligjërata e tij merr një kthesë obsesive – zakonisht herët ose vonë – në drejtim të nacionalizmit etnik, racës dhe luftës fetare.
Rritja e nacionalizmit ekstrem dhe fashizmit në vitet 1930 zakonisht shpjegohet si rezultat i Luftës së Parë Botërore, që vrau miliona njerëz dhe mbushi kokët e miliona të tjerëve me nocionale militariste. Lufta gjithashtu shkatërroi ekonominë e Europës, duke çuar në një krizë ekonomike globale dhe papunësi në masë. Skamja, varfëria dhe mjerimi nxitën politika toksike.
Por kushtet e sotme në Perëndim, si në SHBA dhe Europë, janë të tjera. Duke marrë parasysh bollëkun e këtyre vendeve, çfarë i tërheq shtetasit e tyre ndaj politikave të zemërimit?
Së pari dhe më e rëndësishmja është frika – mesa duket me shumicë. Është një frikë bazuar në pranimin instiktiv që është “Bota e Njeriut të Bardhë” – një realitet i jetuar prezumuar nga ata që përfitojnë prej tij si një çështje kursi – është rënie përfundimtare, si globalisht dhe në shoqëritë e perëndimit. Dhe migrimi është problemi që e sjell këtë parashikim në shtëpi te nacionalistët e sotëm.
Deri së fundmi, globalizimi shihej gjerësisht si në favor të perëndimit. Por sot – pas krizës financiare 2008 dhe rritjes së Kinës (tani po kthehet në superfuqinë kryesore) – është bërë gjithnjë e më e qartë se globalizimi është një rrugë me dy korsi ku perëndimi po e humb shumicën e pushtetit dhe pasurisë ndaj lindjes. Po kështu, problemet e botës nuk mund të shtypen më dhe të lihen jashtë, të paktën jo në Europë, ku me kuptimin e plotë të fjalës po trokasin në derë.
Ndërkohë, në shtëpi, Bota e Njeriut të Bardhë po kërcënohet nga imigracioni, globalizimi i tregjeve të punës, barazia gjinore dhe emancipimi ligjor dhe social i minoriteteve sociale. Shkurt, këto shoqëri po kalojnë një shok fundamental ndaj roleve tradicionale dhe modeleve të sjelljeve.
Nga të gjitha këto ndryshime të thella po del një grup zgjidhjesh të lehta – ndërtimi i gardheve dhe mureve, për shembull, si në jug në SHBA apo Hungarinë jugore – dhe liderësh të fortë. Nuk është rastësi që nacionalistët e rinj të Europës e shohin presidentin rus Vladimir Putin si një pishtar shprese.
Sigurisht, Putin nuk ka rëndësi në SHBA (fuqia më e madhe e botës nuk do të heqë dorë nga vetja) ose në Poloni dhe shtetet Baltike (ku Rusia shihet si një kërcënim për pavarësinë kombëtare). Gjetkë në Europë, megjithatë, nacionalistët e rinj kanë mirëkuptuar qëndrimin anti-perëndimor të Putin dhe dëshirën për Rusi të Madhe.
Me nacionalistët e rinj që kërcënojnë procesin europian të integrimit, Franca mban çelësat. Pa Francën, Europa është as e mundshme dhe as e munur, dhe një presidente Le Pen tingëllon si një shenjë e kombshme vdekjeje për BE-në (si dhe shkaktimin e një katastrofe për vendin e saj dhe kontinentin). Europa do të tërhiqej nga politika botërore e shekullit 21. Kjo do të çonte pashmangshmërisht në një fund të perëndimit në terma gjeopolitikë: SHBA do të duhej të riorientohej për mirë (ndaj Paqësorit), ndërsa Europa do të bëhej apendiciti i Euroazisë.
Fundi i perëndimit është një perspektivë e zbehtë, sigurisht, por ne nuk jemi ende atje. Çfarë është e qartë është fakti se shumë gjëra varen te e ardhmja e Europës, më shumë nga sa e patën menduar edhe mbështetësit më të mëdhenj të unifikimit europian më herët.
Project Syndicate-BIRN
Si gjithmone, brilant, Fischer!
Ik mor PALACO,ti e “liberalizmi” yt i dhjere. Europa eshte aty ku eshte fale atyre vlerave qe ti o bajge i sulmon.
E neveris hipokrizine tuaj.
Hidheni perpjete nga nga e djathta ekstreme,por nuk thoni nje llaf qe ne Britani neper rruget e Londres kane filluar te dalin per patroll “police te sharias” qe i thone njerzve si te sillen e vishen.
Asnje fjale nuk thoni qe ne France jane krijuar geto te tera islamike,qe refuzojne e percmojne demokracine franceze.
Qe 50 mije gra veshin burka si ne kohen e gurit.
Asnje fjale nga bajgat si ti nuk thuhet per ndarjen e thelle shoqerore qe bejne keta njerez me te tjere qe nuk jane e mendonje si ta.
Xhoshua Fisher o HAJVAN,jane pikerisht keto vlera europiane qe ty te lejojne te shprehesh ne kete menyre,se te jesh ne Lindjen e Mesme,ti fusin koqet drejt e ne bythe.
Shpresoj me gjithe zemer qe Le Penn te zgjidhet ne France ashtu sic Trump ne Amerike,te pakten ata ofrojne nje zgjidhje,sado radikale te duket,te tjeret vetem fjale,asgje me shume.
Agron,
Kuptohet se ti ke mendmet e tua, te cilat i respektoj por me te cilat nuk jam aspak dakord. Mendoj se Joshka Fisher ka te drejte dhe perpiqet qe te mos lejoje qe ne Europe te lindi dhe fitoje nje Hitler i dyte.
Per sa i perket Le Penit,zgjedhjet lokale treguan se shoqeria franceze nuk e pranon “fashisten” Le Pen. Partia e saje nuk fitoi ne asnje Zone ne France.
Te kujtoj se ishte Fisheri dhe Schröderi qe kundershtuan me force publikisht pretendimet amerikane te Bushit, sipas te cilave Iraku po prodhon bomben atomike dhe ka arme kimike te çfarimit ne mase, gje qe u vertetua si nje “genjeshter me madhe” nga faktet dhe problemet qe linden nga Politika e re “liberale” e fondamenisteve ekonomike liberale qe krijuan “gomarin” Bush.
Mua me pelqen shume thenja amerikane : “We agree to disagree” ( Jemi dakord qe nuk biem dot dakord”. Te uroj ty, dhe familjes gezuar vitin e ri 2016.
nqs ky fischeri i artikullit eshte ish ministri i jashtem gjerman ath me duket se foto ilustruese me artikullin kane nje problem mes tyre
Harry,
Jam dakord me ty.