Artan Kristo
Medi Goxhaj
“Mos u çudisni nëqoftëse, kur të vdes, rrugës për në varreza, do hap kapakun e arkivolit dhe do i them shoferit: “A ta marr unë makinën deri sa të arrijmë?”… Ja, ky ishte Medi Koxhaj, njeriu i mirë dhe gjithmonë me shakanë në majë të gjuhës e buzëqeshjen në shpirt, njeriu që, pikërisht, në ditën e ndërrimit të viteve iku nga kjo botë. Iku shumë para kohe, ndofta për të vërtetuar atë fjalën e urtë që “Më të mirët ikin më shpejt”….
Kjo botë, duke nisur nga dita e parë e vitit do të ketë më pak, jo një njeri të zakonshëm, por një njeri që rrallë i vjen asaj, një njeri nga ata që sot i gjen gjithnjë e më rrallë. Njeri i mbushur plot me mirësi, gazetar i talentuar, ekonomist i përkryer, me njohuri për ekomominë më të shtumta e të thella se ata që sot kapardisen tribunave e ekraneve, biznesmen shumë i sukseshëm, prind e bashkëshort shembullor…
Mediu do t’u mungojë shumë njerëzve, do i mungojë familjes, punëtorëve të shtypshkronjës së tij, bashkëpunëtorëve, miqve e të njohurve, por jam i sigurt se ai do të jetë përditë pranë nesh, pranë atyre që e kanë njohur, me mirësinë e tij, me buzeqeshjen dhe shakanë, që nuk e hiqte nga goja. Po, mbi të gjitha, ai do të jetë pranë nesh se do ta kujtojme gjithmonë për kurajon dhe forcën që pati ai për të përballuar semundjen e rëndë që kaploi që prej 5-6 vjetësh…
Ai e luftoi atë me ilaçe, por edhe me te qeshur. Ai ishte njeriu i rrallë që bënte shaka me sëmundjen, njeriu që i thoshte doktorit para operacionit: “Më hiq sa duash nga pjesët e trupit, vetëm sëmundjen mos ma lër në trup!”. Apo do ma bësh me zinxhir kësaj here barkun o doktor që ta kesh më të lehtë për ta hapur herën tjetër?!”. Dhe, ndofta ngaqë u tall me sëmundjen, ajo nuk e kurseu. E sulmoi me ushtri metastazash dhe me dhimbje të padurueshme. Por ai, mes dhmbjesh, prapë e bënte shaka: “Më dhembin gjithë pjesët e trupit thoshte, veç atyre që kam hequr…” thoshte, kur e pyesnim se si ndjehej…
Por luftëtari i madh i jetës, sfiduesi disa herë i vdekjes, pasi luftoi pesë vjet kundër saj, pasi doli fitimtar në shumë beteja, më në fund u dorëzua… për të mos u harruar kurrë, si njeriu i fortë, njeriu i mirë, si njeriu i qeshur që bënte shaka me të gjithë. Edhe me vdekjen..
ngushellime familjareve ne rradhe te pare:
nje verejtje miqsore per zotin artan kristo;
zakonisht per persona pak te njohur publike si i ndjeri Koxhaj duhet te jepnit dhe disa parametra si vendi& viti lindjes,arsimi,ndonje artikull ne gazetari apo ekonomi se keshtu do plotsonit me mire nderin qe duhet ti behet nje qe largohet nga kjo bote..sidomos nje njeri qe iken kaq i ri
edhe nje here ngushellime familjes..
Z.Artan Kristo! Ju falenderoj per kete lajm(ndonese teper i hidhur),vdekjen e gazetarit,biznesmenit,Medi Koxhaj.Ne kete Shqiperi hallemadhe,kuadro te tille jane shume shume pak.I ndjeri Medi Koxhaj,perfaqeson eliten e intelektualeve te mirefillte qe edhe ne ndryshimet e medha sociale,diti te orientohet e t’i perballoje me sukses sfidat qe sollen keto ndryshime.Ne jeteshkrimin e shkurter ne kete shkrim,jepen me shume vertetesi virtytet dhe meritat e shokut e mikut tone te vyer,Medi Koxhaj.
Nese ne Shqiperi do te kishte anketa te verteta per “njeriun e vitit”,per personalitete te mirefillte atehere,nje nder ta me siguri do te qe Medi Koxhaj.
Shoqeria shqiptare duhet te mbarset me njerez intelektuale te tille, ne menyre qe te jepet shanci te linde nje elite intelektualesh,per mbarevajtjen e avancimin pozitiv te kesaj shoqerie.
Familjes se Mediut i shprehim ngushellimet tona te sinqerta!
Roland Sahatcija, Toronto,02.01.2016
Faleminderit Artan Kristo. Ne pak radhe ke dhene portretin e Dikes.
Ishte njeriu i botes se madhe. Une, Shefqet Meko, nuk kam nje mik te dyte, qe si Ai ta donte aq shume
Jeten, dhe te tallej me vdekjen. Mediu, pati fatin e tij. I ra per pjese dhe si kurrkush luftoi per jeten. Kurre nuk qau per fatin e vet, por heroikisht qendroi ne anen e Jetes. Ky Steve Jobs Shqiptar, e dinte se do vdiste shpejt, por si askush
Sfidoi vdekjen dhe ata qe I gezoheshin vdekjes se Tij. Mediu, ky beratas me bote te madhe, thoshte se ” bota ecen para, edhe kur ne vdesim..” Ai, si nje misionar i Jetes, erdhi deri ne Minneapolis, Minnesota SHBA, per te testuar triumfin mbi vdekjen. Tre vjet me pare, Piper Instutute in Minneapolis, Minnesota, testoi dhe konfirmoi se Medi Koxhaj
kishte triumfuar mbi semundjen. Me 18 Janar 2013 o konfirmua “kancer free”! E festuam kete lajm te gezuar bashke me Mefiun dhe Miren tek nje restorant me nje krokodil ne hyrje. Rainbow restorant ne MOA. “Ishallah nuk eshte si ai “krokodili” ku darkoi politika shqiptare…” tha Mediu. ” Jo Dike, ku krokodil nuk te ha… vetem tregon dhembet…” I thashe.
Ne ate darke te paharruar Ditlindje. Dikja pagoi vete. Ne I beme dhurate per ditlindje nje Iphone. Ishte dhurate nga Steve Jobs Apple Store in Mall of America!Mediu me pas do lexonte me shume per Steve Jobs.
Kur “perleshej” me semundjen nje dite me thoshte: “Lexova Steve Jobs, dhe ne librin e vet thoshte: Kur te duhet te menaxhosh biznesin, dhe nuk mundesh, puneson nje manaxher dhe puna ecen…Kur nuk mund te ngasesh makinen, puneson nje shofer, dhe shkon ku duhet te shkosh…Por kur duhet te shkosh ne spital, nuk ke ke puneson…Duhet shkuar vete…”
Mediu iku si burrat dhe ne dite qe nuk do te harrohet. Pakkush ka fatin te vdese ne nje vit, dhe te varroset vitin tjeter.
Ishte Medi Koxhaj. Vdiq me 2015. U varros me 2016! Ndaj ne miqte e Tij, sa jemi gjalle nuk do ta harrojme…
Sepse Mediu ishte njeriu i te vertetes, le te them dicka ne emer te Tij: “Mos u beni hipokrite per vdekjen time. Ajo nuk ju dhemb… Ajo mbase cmiresisht u gezon… Nje shqiptaro amerikan hipokrit qe jeton fale miqesise sime ne Meneapolis, I paska ardhur keq se vdiqa. Po ku ishe ti mosmiremjohes kur une erdha ne Minnesota 3 vjet me pare?… Pse nuk erdhe te me takoje dhe te me ndihmoje, nese vertet te ardhka keq. Hipokrit…Mosmirenjohes. Une ika, nuk kam nevoje per ngushellime pafytyresie..As une. As Familja ime…”
Ne shqiptaret na bashkon vdekja, dhe tallemi me jeten. Mediu ishte kunder kesaj pafytyresije… Ne “behemi te gjalle” kur dikush vdes, por nuk pyesim per dike qe jeton me dinjitet jeten.
Mediu jetoi me dinjitet. Denjesisht ai trashegoi te pasardhesit e vet ate qe krijoi me pune dhe fantazi krijuese.
Ai ishte Steve Jobs shqiptar. Ai ishte Medi Koxhaj.
Iku per te mos ikur kurre.
Pushofte ne paqe me Zotin!
Ngushellime Familjes.
Ishte njeri shume shume i mire dhe i zoti.
U prehte ne paqe.
Sulejman Sulce
MJERI SHUME I MIRE, ….U PREHTE NE PAQE..!!
U prehte ne paqe shpirti i tij. Ngushellime te ndjera familjes.
E pabesueshme! Duket sikur aty ku “qendron” vazhdon e na vezhgon me ate buzeqeshjen e vet qe buron vetem nga nje shpirt i madh e i bardhe. Eh zot i madh, ne se je: mbaje aty pas vete kete burre, do te te duhet te konsultohesh me te kur te vij ora e gjyqit te shqiptareve. Thjesht ta shikosh se c’ popull i mrekullueshem eshte, sa e do te verteten edhe se ende vazhdojne ta genjejne. Konsultou me Mediun e shtrenjte e shih se c’mjalt rrjedh nga Shqiperija e varfer.
I pa harruar qofsh o i vyeri Medi dhe ju pac lene uraten femijeve e krejt te dashurve te tu.
Ngushellimet me te sinqerta Mires dhe familjes se Mediut, ishim shoke shkolle ishte njeri I perkryer ne kuptimin e plote te fjales, I qeshur I dashur I pa kursyer per te spjeguar me durim ate qe dinte me shume se te tjeret , mbi te gjitha I thjeshte shok me te gjithe krahasimi me Steve Jobs shum I pershtateshem….as me fjale nuk I arrin ti shprehesh nivelet e vyrtyteve qe perbenin karakterin dhe personalitetin e Mediut…I uroj nga Florida e larget Prehje te qete…dhe familjes e shoqerise ngushellimet me te sinqerta…:(