Si të presim një vit më të mirë

1 Janar 2016, 16:01Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Mos prit asnjëherë një vit më të mirë prej atyre që rrahin gjoksin për begatinë, që na sollën këtë vit, edhe pse askush s’e pa, por vetëm e dëgjuam.

Natyrisht, as prej atyre që na ftojnë të qajmë edhe për vdekje, që nuk kanë ndodhur ende. Por kjo nuk do të thotë aspak se nuk ka zgjidhje tjetër për të shpresuar.

Sot është ditë e gjatë bilancesh, dhe pavarësisht se ato e përjashtojnë retorikën, kjo nuk i pengon delirantët të na e nxijnë atë patjetër me një paradë suksesesh imagjinare. Por kjo e bën më të lehtë shpjegimin se asgjë e keqe nuk na ka ndodhur rastësisht.

Por ti mund të presësh një vit më të mirë, në rast se do të dëgjosh të kërkohet ndjesë për problemet dhe defektet që po na përndjekin prej vitesh, të cilat nuk po na i shton Zoti. Natyrisht që vetëm ndjesa nuk mjafton, por ajo është gjithësesi shenja e parë se dicka po ndryshon.

Mund të shpresosh në një vit më pak të mundimshëm, në rast se vëren më shumë përulësi dhe më pak krekosje nëpër zyra, podiume dhe ekrane. Dhe natyrisht kur të ndjesh se po fillon të fryjë një erë realizmi në Shqipëri, pasi po na ushqejnë me zor prej shumë vjetësh me një patetizëm të shpifur, që është kthyer në strehën e vërtetë për të gjithë maskarenjtë firmato.

Eshtë jashtë cdo dyshimi se një vit më i mirë, jo vetëm mund të ëndërrohet, por edhe mund të vijë realisht. Dhe për këtë nuk ka nevojë për revolucion. Mjafton që disa të vërteta, jo vetëm të thuhen, por edhe të mbrohen.

Ne nuk mund të pranojmë që të na konsiderojnë se jemi të gjithë njësoj, sepse kjo nuk është, as e drejtë, dhe as e vërtetë. Por këtë nuk mjafton vetëm ta themi. Në radhë të parë duhet ta besojmë vetë, që pastaj të shpresojmë se mund të na ndjekin të tjerët.

Sa më shumë të krijohet perceptimi se jemi të gjithë njësoj, aq më e vështirë është të dalim nga kjo kllapi kombëtare.

Na takon ne, që e dimë se jemi të ndryshëm (madje kjo na bën krenarë), që ta bëjmë diferencën. Me akte dhe me gjeste, jo thjesht me fjalë. Vetëm atëherë mund t’i themi lirisht gëzuar njëri-tjetrit, jo për forcë zakoni, por duke besuar seriozisht për një vit më të mirë se ky që lamë pas.

4 komente në “Si të presim një vit më të mirë”

  1. o Astrit Patozxhiu !

    kur ishe ne pushtet ia kerkove vetes tende te gjitha keto sofizma ?

    eshte kollaj te kritikosh kur je ne stol rezerve ,por kur e loz vete topin ,e kupton me realisht se si eshte puna[ose se sa gremine e late vendin,se sa shume e dogjet per te pakten 8 vjete,,,,,per mos te shtuar edhe te gjitha vitet pas 90 tes,qe keni dominuar me force ne sfondin politik !

    qe ne ato vite qe ju kishit pushtetin e vjedhur ,nuk kishte as krize dhe as probleme te ndryshme….cfare bete ju ??? ASGJE !

    ME MIRE MOS HA MUT KOT @!

    GEZUAR 2016 !

  2. METEH says:

    Z.Patozi per retorik eshte i vetmi,pasi ka qene gazetar.Por asnje zgjidhje nuk jep.Siç duket nuk eshte i knaqur edhe me te tijt e PD.Ai gati nuk thot se “UNE JAM NJERIU I DUHUR PER KRYEMINISTER..”Dhe me siguri do premtonte:1.Anje qytetar nuk do paguaj taksa.2.Te gjithe te papunet do ti beje drejtor,zv/drejtor..ne pune shteti ose te mbjellin e shesin droge ku te munden,pasi siç tha kolegu i tij-HAJDARI,ne shqiperi jane 1 miljon spiun dhe po kaq hajdut dhe, sipas meje po kaq dembel te cilet rrin ne klube e disko duke i mbajtur syt perpjet,nga qeveria,duke e kuptuar demokracine s’prapthi.Edhe ky nuk permend asnje reforme te qeveris Rama sado te dhimeshme per te bere shtet.Siç duket ka frik nga LUL-SALIU,duke synuar dhe ky per ta bere Saliun TURSHI..!

  3. lekua says:

    Vetem mos kujto se the nje llafe. Mos ishim me mire kur na vidhte apo na vriste Saliu ne mes te bulevardit me pushket qe i kish blere me parate tona dhe ti , zoti Patosi, e mbrojte deri sa ai dhe sot derdellise? Pika qe s’te bie me gjithe ato qe thua.

  4. Patozi! Per mendimin tim je nje burre me shume vlera, te cilat shume pak, per te mos thene fare, gjenden ne klasen e sotme politike. Une personalisht jam nje i majte i “pa riparueshem”, pra njw “armik politik” i juaji. Por me mirw njw “armik” i tillw si ju, qe te mund dhe te ben te kuptosh se lufta per perparim do tru, se sa “miq” politik qe nuk dine se c’jane e c’kerkojne. Por vetem me nje rezerve : je ne nje pozicjon qe fija e perit te ndan nga nje burri i urte shteti te burri legen. Bravo, ne se ma lejoni kete elozh (te merituar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje