Një gazetar është perherë në shërbim të së vërtetës, punon në interes të publikut, drejtësisë shoqërore, në zbërthim të politikës së padrejtë dhe sjelljeve politike osbtruksioniste. Përpjekja për t’iu shmangur së vertetës në Shqipëri, tash 25 vite ka qenë konstante nën të gjitha pushtetet që janë alternuar, por vullneti për të rikthyer genjeshtren në mënyrën me donkishoteske, etja për të mbyllur hapësirën drejt së vertetës, nuk ka qenë kurrë më e madhe në këtë çerek shekulli se sa në këto 26 muajt e fundit. Vertetë që pushteti ende nuk ka vrarë dhe kërcënuar kësaj radhe për fjalën e lirë, por spektri i rrenes, ka kapluar temat e ditës së politikës, të reformave të devijuara në kanalet e interesave të pushtetit, shkrimin e historisë, etj. Pra, pushteti i sotëm, ose së paku qartësisht një segmentshumë i dallueshëm i tij, ende vazhdon me mbruajtjen qasjes së tiranisë komuniste, duke ia kundërvënë atë përpjekjes për komunikim të lirë të njohjes dhe shkëmbim pa cak e të lirë të ligjërimit. Propaganda e pushtetit përmes disa gazetave të projektuara për diversion, posaçerisht për temat kyç të debatueshme të politikës institucionale, historiografisë bashkëkohore, përmes megafonëve dhe shkarravitësve pa cak, kërkon të ndërpresë ligjërimin dhe arsyetimin bazuar mbi kërkim dokumentar të rinovuar, bazuar në një lloj horizonti të ri teorik, dhe mbi një metodë të re. Duke përfituar nga fakti që shoqëria shqiptare e shekullit të XXI, ende është nën frikën e pasigurisë, është e privuar nga një sistem arsimor i konsoliduar dhe me një situatë kulturore kombëtare të sulmuar nga tallavaja, Pushteti, Mediat e tij dhe Kasnecët e porositur, po përpiqen të fshijnë përpjekjen modeste, por në rritje konstante, prirjen normale të opinionit publik përparimtar për ta klasifikuar realitetin e vendit tonë më 2015.
I tillë është përpjekja e djeshme për sulm ndaj reformës në drejtësi dhe promovuesit të saj, Qeverisë së SHBA
Sulmi ndaj Perfaqesuesit e Qeverise se ShBa eshte nje perpjekje tipike sofiste per te manipuluar publikun, permes ca lidhjeve pa lidhje, letrave pa vlere, skifteresh jo serioze, thashethemesh te gazetarëve të kafeneve dhe të oborrit të prapem të Pushtetit të Vagabondeve, që tremben nga Reforma Kushtetuese dhe vendosja e drejtësisë së pastruar nga kontrolli politik dhe kriminal, nën pushtetin e Ligjit dhe nën transparencën e Publikut; gazetarë të frikësuar nga prishja e planit të tyre funksional për të bërë gazetari të programuar e pilotuar, në sherbim të forcave më të errëta të pushtetit dhe pushtetarëve të korruptuar, me paratë e tenderave të marre me presion nga pushteti, ose si lemoshë për bindje të verbër ndaj pushtetit, të cilin synojne ta ngrijnë kështu siç është, i dërrmuar, segmentizuar dhe bipolarë; një perpjekje infantile çoroditëse për ta penguar me propagandë Reformen në Drejtesi; një gazetar i mjeruar dhe thellesisht i palexuar dhe injorant në kuptimin e institucioneve, kuptimin e thelbit të reformës; një përpjekje e mjerë për dekurajim të Publikut dhe lodhjen e miqve euro-atlantike; gazetarë që janë kunder reformës në drejtësi, mbasi ajo i prish rendin e gjërave me të cilat, ato kavie janë mesuar të mbijetojnë dhe planifikojnë të ardhmen e botës së tyre të vdekur pa lindur mirë profesionalisht; një përpjekje e dëshpëruar për të vonuar sa më shumë kohën e shqiptarëve dhe endrrën e tyre për drejtësi të vertetë; një përpjekje për të zgjatur jeten një mazhorance të vdekur prej korrupsionit (mazhorancen e deligjitimueme nga skandalet e pafundme në demokraci ndryshohen, me rikompozim mazhorancash ose me votë dhe zgjedhje të parakohshme zotërinjë gazetarë servitorë të “komunistëve” biznesmenë e trafikantë); sërish; një perpjekje propagandistike dhe frikë nga mundesia, deri tani hipotetike, për ndertimin e një ALBALEX; një përpjekje djallezore e pasardhësve të kupoles së Sigurimit të Shtetit për të ndeshkuar mbeshtetjen e SHBA ndaj Demokracisë së brishtë shqiptare dhe lidhjet e Shqiperise me Aleancen Euro-Atlantike; një veprim mediatik i ndërmarrë në kushtet e panikut, për të shpëtuar dhe ricikluar shkatërruesin e programuar politik të Demokracisë Shqiptare, Lojtarin e Mbrapshtë të Krimit brenda Politikës, Shumëkëmbeshin Antishtet.
Projekti i Reformës në Drejtësi është i botuar, jo i panjohur dhe ai ka nevojë vetëm për oponencë profesionistësh konstitucionalistë, të ngjashme me ate të bërë nga Komisioni i Venedikut (Venice Commission). Pas rivendosjes brenda një projektit të një Reforme Kushtetuese të projektit të Refomimit të Sistemit të Drejtësisë së Re, ai projekt duhet t’i paraqitet publikut për njohje, në mënyrë që në referendum të shkohet me vetedije. E Kryeministri i vendit, nuk mund të jetë serioz dhe i vertetë, në qoftë se ai as nuk lexon projektin e reformës dhe ekspertizën dhe oponencën e bërë ndaj saj.
Ne fakt perpjekja e djeshme diversioniste të bën të rimendosh disa fenomene: media e kontrolluar, reforma shpresëdhënëse në drejtësi që vetem duhet rialokuar, rindertuar, vendosur nën doktrinë, dekriminalizmi i shoqërisë politiko-mediatike, çmontimi i Padrinos dhe rrjetit të tij servitor, pastrimi i së majtës dhe i së djathtës nga segmenti antishtet, shkëputja e politikës nga krimi i organizuem dhe korrupsioni; mbështetja e pakufishme e Publikut për ndihmen qe Qeveria e ShBA permes Ambasadorit Donald Lu dhe BE përmes Ambasadores Vllahutin, po i japin demokracisë shqiptare.
Opinioni publik në Shqiperi përkrah fuqimisht perpjekjet e ambasadorit Lu, njelloj sikurse perpjekjet e të gjithë ambasadorëve të mëparshem amerikanë, për rivitalizmin e institucioneve të demokracisë shqiptare dhe hedh poshtë me neveri përpjekjet e Rrethit Meidatiko-Politik të së Keqes për dezinformim, shkurajim dhe sabotim
Në qoftë se Edi Rama dhe Lulzim Basha deshirojnë vertetë të bëjnë reformë në drejtesi, dëshirojnë atë ta impostojne nën doktrine, nuk kane ambicie për ta vendosur drejtesine nen pushtetin e mazhorancave, synojne profesionalizmin e drejtësisë, ne publiku jemi me ata dhe populli duhet t’i perkrahë. Reforma në Drejtësi, nën ekspertizë, duhet të jetë pjesa ku politika e shendoshë, duhet të përbashkohet, qoftë edhe me kompromisin e ndërtimit të nje qeverie me bazë të gjërë, ose edhe një qeverie teknike me mbështetjen e dy partive kryesore politike dhe segmenteve progresistë të tyre. Bashkërisht dy drejtuesit e dy partive kryesore politike, janë të thirrur nga Kombi të mos vonojnë.
Media duhet te ushtroje detyren qe ka ne te mire te infomimit dhe analizimit profesionist te qasjeve qe serviren; partneret perendimore jane te lutur te vazhdojne mbeshtetjen e procesit reformativ dhe nuk duhet te dekurajohen nga kermat e medias dhe politikes qe para pranveres do jene nen karantinen e ligjit.
Michel Foucault, shkruan dikund se “mes tri sistemeve të mëdha të përjashtimit që prekin ligjërimin: fjalës së ndaluar, ndarjes së marrëzisë dhe vullnetit për vertëtësi,… ky i fundit nuk resht së forcuari, duke u bërë më i thellë dhe më i pashmangshëm”. Per rrjedhojë përpjekjet për manipulim të Publikut dhe inskenim të përrallave propagandistike për shpetimin e padronëve, është një mision i pamundur, dritëshkurtër dhe pa të ardhme. Nuk ekzistojnë gazetarë të majtë, por ekzistojnë gazetarë të blerë dhe armiq të opinionit publik shqiptar dhe progresit kombëtar. Shpata e drejtësisë së Shqipërisë anëtare e NATO dhe vend kandidat për BE, do bjere mbi padronet dhe lakejtë e tyre të medias servitore.
Kend veshtrim i gjere dhe realist, per sa eshte bere dhe premtohet te behet deri ne fund – lidhur me reformen ne drejesi.
Pse te mos te mos jemi optimiste?
Apo jemi pesimiste, pasi ndjehemi teresisht te lodhur?
Kjo eshte ceshtja!
A duhet te dorezohemi perpara orgjise politike, pasurore, e pashpirt, e nje tufe tiranesh? Jo. Nuk duhet ti mbyllim syte per fare, nga drita e diellit; dhe as veshet nga kori i kukuvajkave – per aq kohe sa populli do qe ti jape vetes nje liri te lavdishme, jetegjate.
Atehere,le te ngrihemi te gjithe, sipas takatit, mbi indiferencen, mendjemadhesine,lipikuterine tone. Nuk eshte e lehte, po as e veshtire qe e zeza te mbulohet me te bardhe. Sepse ne Shqiperi ka patur e ka me shume njerez faqebardhe, se sa ditezinj.
ne shtetet demokratike numerohen keto pushtete:
legjislativi
egzekutivi
gjyqsori
mediatik
kurse ne vende STATELESS (SHTET LESHI) si Sqiperia
mbi keto 4 pushtete eshte
PUSHTETI AMBASADORIAL.
mire eshte qe te egzistoje ky i fundit por ne sqiperi e ka “dhi” punen fare.
po qe se amerika ka ngelur qe ta shpetoje Romeua duhet te qajme jo vetem per sqiperine por dhe per ameriken
Injorant qe mendon se ngre vleren e shkrimit te tij pa asnje vlere duke cituar autore te huaj, qe nuk di si shqiptohet emri Foucault, si ata shoferet qe flasin per marka veturash Renault ose nuk di regullat e drejtshkrimit shqip (zgjidh vete cilen te duash).
Nuk e mbush dot zbraztine tende pseudointelektuale me emra Foucault e Renault.
Nje snob (sine nobilitas) pa vlere ose i mjere.
Per bese ,me duket se di shume gjera…emra njerezish ..eshe makinash !!!!!
Zoti Gurakuqi ka te drejte ne me shume se nje aspekt. Por ato qe thote per shtyp dhe gazetare te majte qe qenkan kundre reformes ne drejtesi nuk qendrojne. Une jam nje ndjekse e shtypit dhe nuk kam pikasur ne asnje rast qe gazet “Dita”, e cila nuk mendohet dy here per te thene publikisht se eshte e majte, kurre nuk eshte shprehur kunder reformes. Perkundrazi ajo dhe disa gazeta te tjera jane te shqetesuara dhe kane botuar artikuj shume te argumentuar dhe kritike per zvarritjen dhe per sabotimin e Reformes ne Drejtesi nga z.Berisha dhe mbeshtetes te tij.
Z.Gurakuqi, nese eshte sic deshiron te shfaqet ne kete shkrim le ta beje kritiken per ate qe po e pengon reformen.
Ore Romeo,
Ti je, pa qënë as gazetar, ndër më të shquarit e medias dhe publicistikës sonë, që je me mijëra vjet larg të të vërtetave, atyre sociale, historike dhe politike.
Dhe kjo, jo vetëm për shkrimin tënd të sotëm, por në përgjithsi ne profilin dhe portofolion e publikimeve të tua.
Ti Romeo je qëllimisht larg të vërtetave objektive, sepse ti je një publicist i angazhuar, në kuptimin e rreshtimit politik dhe ideor, dmth e vërteta për ty është ashtu siç i intereson ideologjisë dhe politikës së bllokut tënd social dhe politik.
Ti Romeo je kaq i politizuar dhe i anshëm në diskursin tënd publik saqë edhe në fushën tënde të historiografisë, që duhet t’u përmbahet disa parimeve të njëanshmërisë profesionale, ti je açik partizan dhe i njëanshëm.
Por në shkrimin e sotëm, ti ke dështuar në të gjitha planet dhe kuptimet.
Je konfuz, abstrakt, hipokrit, gënjeshtar, servil dhe mashtrues dhe, nëse titulli i shkrimit, “Gazetari i majtë”, është i yti, je bërë edhe qesharak, klloun, pasi duke qënë në gen kundër së majtës, ke dashur të shfrysh kundër ndonjë gazetari të majtë, që nuk merret vesh kush është, çfarë ka thënë dhe përse na qënka pjesë e mashtrimit më të madh të këtyre 25 vjetëve të fundit.
E vetmja gjë që kuptohet qartë në shkrimin tënd, është mëria jote e tmerrshme, por shumë fallco, kundër atyre që kanë sulmuar zotin Lu dhe reformën e re të drejtësisë dhe është fallco sepse, ty nuk të rruhet hiç për reformën në vetvete, madje-madje, po vdes nga frika se mos vërtet kjo reformë është ndryshe nga të tjerat dhe do të çojë në hapsanë korporatën e krimit politik, ekonomik dhe atë të togave të zeza që, në fakt, janë miqtë e tu, shokët e luftës të barrikadës tënde.
Skuthlliku yt qëndron në atë se do që të lësh të nënkuptohet sikur këtë sulm qe të paska xhindosur ty, e ka bëre e majta, maxhoranca, kryeministri aktual dhe media pranë tyre, por asnjë nga lajmet dhe zhvillimet e këtyre 26 muajve të fundit rreth kësaj reforme, siç thua ti, na e vërtetojnë këtë akuzë.
Të paktën, ti si gazetar, nuk na sjell në shkrimin tënd, asnjë fakt apo zhvillim që ta provojë këtë, dhe kjo nuk tingëllon profesionale për një historian që do ta shesë historinë me fashikuj në formën e artikujve propogandistikë të nivelit vulgar.
Si historian, si intelektual dhe si gazetar i angazhuar që tenton të çfaqesh, ti nuk i plotson pritshmëritë e mia të një lexuesi që nuk është analfabet funksional, në rastin konkret, për temën e sotme mbi reformën e re në drejtësi.
Më së paku, në planet krahasuese me reformat e mëparshme “radikale” në drejtësi, në risitë që priten dhe në argumentimin se përse dhe me çfarë garancish, Prokurori Special dhe kreu i Byrosë së Hetimit, do të jenë Mesia e drejtësisë së duarve të pastra dhe nuk do përfundojnë si “cartoon characters” të radhës, me motive nga parodisa e Llallës dhe paraardhëse të tij.
Dhe, sidomos, prapë si historian dhe si studjues, mund të edukoje publikun me disa përshkrime dhe përfundime se si kjo reformë e re në drejtësi, bashkë me dekriminalizimin e miratuar tashmë, afekton kushtetutën e vëndit, në veçanti nenet mbi të drejtat dhe liritë civile të individit në demokraci dhe, nëse këto ndryshime, janë në progres apo regres të këtyre të drejtave.
Retorikat e shpifura dhe sharëse të shkrimit tënd, zoti Gurakuqi, janë shumë larg këtyre pritshmërive.
Prandaj ky shkrimi yt mund të futet pa frikë në kategorinë, gazetari’ pesë qindarkëshe, nga ato shkrime që, pasi i lexon, nuk ke drojë t’i drejtohesh kujtdo pranë teje, edhe një të panjohuri, me kërkesën: A ke noji sulfate o shoko, se m’u hap kaptina!
Pse je zgjatur kaq shume me Romeon mor burre! Shkurte ore fare, ti Romeo je nje cope bajge qe bashke me disa “intelektuale” te tjere ndihmuat Saliun per t’i bere varrin Shqiperise.
Nuk ia shkulim dot mendimet z.Gurakuqi, qëkurse kolaboracionistët i ka quajtur patriotë. Por në se majtizmi është pjesë e demokracisë, nuk e di nëse fashisto-nazizmi do të ekzistoj si pjesë e adhetarisë së tij!
Nuk pata asnje deshire ta coj leximin deri ne fund te ketij diteziut i cili ka shume vjet qe vec ngatrron me ato pak dije qe ka, rreth te kaluares e sidomos ndaj historise se Luftes Nacionalclirimtare e qe behet si miu kur ka para historiane potente qe argumentat e tyre ky nuk ka mundesi ti kundershtoje.
Me kujtohet nervozizmi dhe mllefi i nje telefonuesi ne nje nga emisionet e mengjezit, i cili pasi shpjegoi se ishte i djathte dhe dha disa vleresime ne favor te shtreses nga vinte dhe kritika ndaj historianeve, u shpreh pak a shume keshtu: ” Ne kemi njerezit tane qe flasin per shtresen tone por revoltohemi kur shoh qe historine e te djathtes shqiptare kane marre persiper ta mbrojne disa gazetare apo analiste si puna e njefare Gurakuqit, Pekes apo Balliut qe dihet se i perkasin te majtes dhe nuk kane pune me ne. Ata le te flasin per te majten, ne kemi punen tone, ky eshte shantazh qe i behet te djathtes…etj.”
Me duket se ky njeri kishte te drejte.