Kadareja si "Komandant" i kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare

3 Janar 2016, 17:11Blog TEMA

Nga Dorian Koçi

Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë Ismail Kadare nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez “Legjioni i Nderit”.

Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që përfshinë Evropën Juglindore në kapërcyellin e viteve 90’ janë fokusuar kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin kulturor dhe përfshirjen e elementëve kulturorë në këto transformime politike të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale.

Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Evropën Juglindore , por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish kampit socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë. Studimi mbi fushën e kulturës dhe të ligjësisë tregon se në shoqërinë qytetare marrëdhënia mes moralit dhe zgjedhjeve individuale dhe norma prodhon shumë më shumë sugjerime për t’i përkthyer në ligje dhe programe politike.

Tranzicioni politik në Shqipëri i filluar në dhjetor 1990 me pranimin e pluralizmit politik e ka një histori dhe eksperincë të filluar së pari në shndrrimin e kulturës shqiptare në një katalizator të ndryshimive në vend. Pa dyshim një figurë e rendësishme e shndrrimit te kulturës shqiptare nga një kulturë socialiste e fokusuar në rolin e saj meseanik rreth Njeriut të Ri, në një kulturë ku spikaste liria individuale si liri personale dhe liri krijuese për të përçuar mesazhe humane dhe rrjedhimisht një liri më të madhe mendimi të audiences, është figura dhe personaliteti i Ismail Kadaresë.

Franca, Evropa nderoi një figurë e personalitet që shpeshherë ka shkruar për të shkuarën dhe te ardhmen e saj, por Shqiperia ka më tepër nevojë se kurrë për mesazhe që përforcojnë të tanishmen e saj evropiane. Le të shpallet ky vit, viti “Kadare” në kulturën shqiptare, duke qenë se është 80 vjetori i lindjes i tij dhe sëbashku me të dhe një rrugëshënim i rëndësishem i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në mes të shekullit të XX dhe fillim shekulli të XXI.

11 komente në “Kadareja si “Komandant” i kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare”

  1. Uji i ftohte says:

    Gjergj Kastrioti,Ismail Qemali,Gongje Bojaxhiu,Ismail Kadare.

    1. Bekimi says:

      Kush është kjo Gongje?

  2. gjyshi says:

    Uji i ftohtë : Më tepër të shkoka (mendimi im)nofka Koka e ftohtë. Kjo për arsyen se, edhe pse i vetmi komentues deri tani, si shqiptarë që jemi, prita që të shfryejmë në ndonjë sharje ……ndoshta edhe do të ketë të tillë.Deri sa të tjerët na çmojnë e nderojnë, ne duhet…nuk po e zgjas. K a d a r e s : Mos qoftë e fundit kjo Mirënjohje e Ky Nderim. Duke u nderuar Kadarea, jemi nderuar edhe Ne, shqiptarët.

  3. Dardan Labi says:

    E nderojnë me të drejtë nëpër botë shkrimtarin e madh shqiptar,por harrojmë ta nderojmë e respektojmë ne, në vendin tonë…Edhe spiunë të diktaturës e xhelatë të saj dekoruan presidenti e kryeministri…(kërkuan dhe falje…pasi gabuan…)por Kadarenë,nuk u kujtuan ta nderonin me ndonjë medalje a urdhër të lartë…Ndër institucionet e artit e të kulturës ende nuk është ”pagëzuar ”ndonjëri me këtë emër të madh..Kadareja mbetet përfaqësuesi më elegant i përcjelljes së kulturës sonë kombëtare nëpër botë…Nderim kësaj figure madhore të kombit tonë!

  4. Alfred says:

    Nepermjet te madhit Kadare nderohet Shqiperia. Po ku janepse mungojne me deklarata urimi dhe falenderimi shtetit francez: I ndjeri president Bujar Nishani, e ndjera Akademia e shkencave dhe ish kryeministri anti Kadare Sali Berisha!!!!!!!!!
    Turp per keta dhe nderim madheshtor per te madhin Kadare.
    Mirenjohje ketij shkrimtari te rralle per nga talenti qe ringriti Shaqiperine.

  5. Lili says:

    Sa kam qeshur!
    Sikur mos te ishte po ky qe per 50 vjet krijoj ode e roman per njerin e ri!
    Ah ,po tash duhet te bi demi qe e kishte filluar transicionin qe 50 vjet e nuk e paskemi dite ne!,,,
    po tash mbasi te dalin Romanet e ri-shkruara do te mesojme se ky ishte fanari i tranzicionit e evropianizimit te Shqiperise te udhehequr nga Shiu Enver !

  6. DN says:

    Po ky viti i kadarese vertet le te shet bejne per ate qe nuk eshte bre déri tash:shkuptja nga kulti i ‘komandanteve’ ,i Njeshit qe perfason kulturen,identitetin, historine-pak shume per vetem nje njeri apo jo?- e nje kombi!
    Le te sherbejne per pastrimin e rrenave!
    E heronjeve te rreme,

  7. LORA says:

    Kaq i ri ky Dorian Koci e marrka guximin te n’a tregoje se si duhet t’a shpallim kete vit?!?!?
    Gomar dhe patetik.

  8. ina says:

    ik lexo lili… pastaj fol per kadarene…

  9. lekua says:

    Sa vjeç je a vellai i xhait? E kam fjalen per kete Dorian Koçi. Po ti sikur paske jetuar nje here, e ke pase shok Kadarene , paske ikur nga kjo bote dhe tani qe erdhi demokracia, per te mos qene Njeriu i Ri, erdhe prape. Po i rrini ore bythes siper se po u çfryne tere diten e nuk merni vesh, kujtoni se te tjeret nuk u shohin e degjojne.

  10. Ana says:

    Librat e Kadarese te japin ndjesine e të qënit pjesëmarrës në ngjarje, por mënyra se si ai shprehet nuk është aspak e hijshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje