Fotoja e shumëdiskutuar e luftëtarit të UÇK, flet e bija: E vërteta e lotëve të babait, luftëtarit nga Rahoveci

10 Janar 2016, 14:16Rajoni TEMA

Kjo është ndër fotot më të diskutuara nga lufta e UÇK-së, por në rrjet gjithmonë ka thashetheme të ndryshme rreth saj.

Lidhur me të ka reaguar e bija e luftëtarit, Saranda Xhafer Kadiri

Letra e saj:

Për herë të dytë po reagoj publikisht për këtë çështje. Ka kohë që po ndihem e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë “zgabim”, pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaqe, s’ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj. Prandaj, po i informoj të gjithë.

Babi im, Xhafer M. Kadiri nga Rahoveci, me dëshirë, vullnet e guxim, ka vendosur të marrë pjesë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. As nuk e ka zënë lufta “zgabim”, as nuk e ka detyruar apo paguar askush t’i bashkohet ushtrisë. Atdhedashuria dhe fuqia e ndjenjës për çlirim e bashkim, ishin shtysat kryesore që ai të linte familjen dhe t’dashurit e tij e t’i bashkohet me siguri të plotë UÇK-së. Ata që e njohin personalisht e dinë shumë mirë këtë fakt. Kur jemi te lotët, personalisht mendoj që lotët dhe uniforma shkojnë bashkë më shumë se çdo gjë tjetër, qofshin lotë gëzimi për çlirim, apo lotë dhimbjeje për humbjen e bashkëluftëtarëve.

Në këtë rast, fotografia është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babit tim shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Sa u përket dezinformatave të tjera, ushtari në fotografi është BABI IM, nji njeri i thjeshtë si plot të tjerë, punon ndershëm dhe pastër për me i dal zot familjes dhe me i arrit qëllimet e veta dhe të familjes së tij. Ai mirret me blegtori dhe bashkë me familjen e tij përkujdeset për fermën e tij, dhe mundohet në çdo mënyrë me i qëndru besnik punës, familjes, njerëzve dhe atdheut. Edhe këto i dinë shumë mirë të gjithë që e njohin personalisht. Nuk është e vërtetë që ai ka kërku ndihmë prej dikujt, në videon e shumë përfolur dhe me gjasë të keqkuptuar nga një numër i madh individësh, ai thjeshtë ka treguar për shkeljen dhe mungesën e trajtimit në mënyrë të duhur të kategorive të luftës nga ana e pushtetit. Ka kohë që kjo fotografi po përdoret për qëllime të caktuara politike apo interesa të tjera personale nga individë apo grupe të caktuara, po e qartësoj që, asnjëherë babi im nuk ka pasur përfitime personale nga këto “lojëra”.

Kërkoj që nëse hasni në këso lloj komentesh t’u tregoni njerëzve realitetin, mos e keqpërdorni luftën e drejtë dhe vlerat e saj, mos përdorni askë për qëllime personale, mos bini pre e informatave të pavërteta.

Për fund, i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri per babin, për luftën, për dëshmorët dhe familjet e tyre, për të pagjeturit dhe për ATDHEUN.

Mbetshi mirë.

30 komente në “Fotoja e shumëdiskutuar e luftëtarit të UÇK, flet e bija: E vërteta e lotëve të babait, luftëtarit nga Rahoveci”

  1. shum dakort says:

    Shum dakort me ju moj vajze, Lavdi dhe respekt per te gjith ata djem te Kosoves qe vendosen te vdesin per ardhe. Babi juaj eshte njeri nga ata . Shume Respekte. Njeriu ka momente ne jete qe edhe qan pavaresisht motivit, dhe kjo sdo te thote asgje para asaj se Babi juaj si shum te tjere kishte vendosur te jap jeten per Kosoven

    1. tfgs1 says:

      ju lutem,MJAFT ME me foto irakenesh………..

  2. kreator says:

    Ke emer te bukur. Dhe shkruan akoma me bukur.
    Te jesh krenare per babain dhe leri te llapin .

  3. Drini says:

    Ju lumte per kete leter sqaruese Saranda
    Nuk kam me shume informacion se sa jepet nga e bija e ketij luftetari te UCK. Por nje gje eshte e natyrshme- lotet e ketij nuk tregojne aspak se ai nuk eshte burre,apo trim.Nderim per luftetaret e UCK , eshte thjesht te besh komente por te shkoje atje te luftoje kur edhe mund tevriteshe nga momenti ne moment eshte akti i madh heriozmi.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Se pari,nder dhe respekt per babin tuaj te nderuar,nje atdhetar e luftetar i shquar per liri dhe pamvaresi te Kosoves martire.
    Se dyti,respekt edhe per ty moj vajze qe aq bukur shkruan dhe mbron me te drejte babain tuaj.
    Ne kemi nje fjale te urte per keto raste,kur pergojohet i miri dhe mburret i keqi:”Kush mbolli e kush korri”.Babaj tuaj i nderuar,luftoi dhe bashke me shoket dhe ndihmen e nderkombetareve e cliruan vendin e ju kthye pune te tij ne ferme,pa kerkuar poste e merrita,te cilat edhe i ka merrituar.Tani,ata qe flinin kur babaj tuaj luftonte,duan te “gezojne” frutet e fitores.E keta te tillet e bejne me shume zell kete,duke ulur e menjanuar deri ne harrese ata qe kontribuan e duke ju bere “jehone” paburresrise te tyre,duke i mveshur vehtes merritat e te tjereve,perfshire dhe ate te babajt tend.Shkurt ne per ketea te tillet themi edhe dicka turperuese:”kush pordhi e kush po i merr groshet”.
    Lotet,jane njerezore edhe trimat jane njeres ashtusi dhe babaj tuaj.Per mua ne filmat e ndryshem kur me ka rastisur te shoh lote apo denese tedk nje trim me eshte shtuar akoma me shume tronditja e respekti per trimin.Lotet ne syte e trimit jane mijra here me te vlefshem e me prekes,se sa lotet e krokodilit ne syte e ferracakeve e burracakeve,e mashtruesve,e perfituesve.
    Edhe njehere respekt per babane tuaj te nderuar!

  5. Ledio says:

    Leri spiunet e Serbeve te flasin Saranda. Ata qe ishin burra moren armet dhe nuk iknin si lepuj ne Shqiperi ose Perendim, duke lene nenat dhe motrat mbrapa… Nuk ka njeri qe nuk derdh lot kur humbet njerez te aferm. Qendro krenare per babain edhe per emrin tend. Trima nga interneti behen te gjithe…

  6. Aqifi says:

    Shume e respektuara Sarande,
    Me beri te merzitur edhe mua paraqitja e juaj.
    Jemi ne nje bote te dominuar nga maskarenjte, prandaj rrjedhin lotet e njerezve te perkushtuar per Atedheun.
    Shume shkurt do te tregoj per vellain tim deshmor.
    Menjehere pas clirimit mu afrua nje paloshqiptar dhe me tha se vellain tende e kane vrare shoket e vet.
    Kete njeri une e “mbatha” me nje fjalor te nje te cmenduri nga ato qe degjova prej surogat njeriut.
    Me besoni se cdo here per shembull e kam marr foton e babait tuaj,
    shembull se sa hije i ka loti ne fytyre dhe sa i pashem eshte shqiptari. Pos serbeve askush tjeter nuk ka mundur te mos qaje per Tonin e Micin.
    A ka turp me te madh sesa te tentohet qe te degradohet kontributi ushtarit te vertete te UCK-se?
    Lutem per shendetin e tij dhe te gjithe juve qe jeni pjese e familjes se MADHE Kadiri

  7. gegetoske says:

    Mbaje koken lart!
    Je bije Kosove!
    Je bije e luftetarit te UCK-se!
    Mos u kthe pergjigje dashakeqesve!
    Mos u kthe pergjigje ARMIQVE te Kosoves dhe Kombit!
    Nderim dhe respekt!
    PERULEMI para GJAKUT dhe sakrificave te HERONJVE, DESHMOREVE DHE LUFTETAREVE TE UCK-se!
    Ke respektin e gjithe shqiptareve!
    KOKEN LART, SHQIPE KOSOVE !

  8. armand says:

    Respekte Saranda. Zagaret kane per detyre vetem lehjen.

  9. Ledio says:

    Perse nuk i publikoni komentet e mija te nderuar gazetar?

  10. Aleko says:

    Ndoshta Shajna ata sehirxhinjte qe sishin Te Zot ti delnin ne mbrojtje vendit te tyre.Edhe ne shqiperi Ka ndodh Kejo paturpesi;Ballistet qe nuk shkrepen nje pushke perpiqen te injorojne luften clirimtare te partizaneve Shqipetare te njohur dhe nderkombetarisht per rolin e tyre ne luften kunder fashizmit Dhe clirimin e vendit. Nder dhe respekt per luftetaret e UCK se..dhe turp per ata qe duan Ta injorojne ..

  11. ilia says:

    Respekte Saranda, vetem emri qe ju ka vene fisniku Xhaferr pamja e te cilit flet shume per gjithcka. Uroj vec te mira&

  12. psy says:

    Kush ka sy ne balle dhe i perdor per te pare….mund te shohe qarte dhimbjen e nje burri.

  13. XUME PROTOPAPA says:

    TI KE TE DREJTE SARANDE

    por me duket pak enigmatike data te cilen ti kujton te jete bere fotua e babait tend baritor.

    Dhe e di pse?

    Selajdin Hamid Mullaabazi dtl. 06.05.1970 nga Rahoveci eshte vrare ne Opterushe dhe jo ne Reti, me 06.11.1998 !

    Xhelal Bajram Hajda dtl. 19.07.1967 nga Rahoveci eshte vrare edhe ai ne Opterushe ne te njejten dite 06.11.1998.

    Nese eshte e vertete data e fotos se babait tend, del qe lotet I paskan rreshqitur me gjashte dite vonese….

    1. toni says:

      Ca hajduteve aty ne qeveri nuk i pelqejne kritikat se i nxjerrin aferet e pista. Kur ky trimi luftonte ti,une e shume te tjere pinim kafe. Keshtu qe mati fjalet mire here tjeter.

      1. XUME PROTOPAPA says:

        KAFENE E PIJ VETEM NE SHTEPI

        or kallam Berdice me gjethe te ngrena nga gomeret e Surrelit dhe te Hashim Thaçit.

        Pse te lendon kaq shume e verteta, dy te vraret jane ata qe kam shenuar, edhe data e vrasjes se tyre eshte e sakte, por te “qaret” e Xhaferit te Sarandes eshte fiksuar ne foto me gjashte dite vonese: ose ai ka qare per gjashte dite me radhe ose ka qare pas gjashte ditesh.

        E kuptove dallkauku i turnit ?

  14. XIO says:

    LOTET JANE PERR NJERZIT DHE MQSE BURRAT JANE NJEREZ I BIE QE TE KENEW DHE LOT…………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. nji kafe me pak te lutem says:

    Foto shum e bukur trimat qajn per trimat, shajn matrapazet frikacaket qe lan pa piken e turpit nenat motrat dhe fmit e tyre ne dor te serbit dhe iken siç din te ikin vetem te pa ndershmit burracaket frikacaket dhe antishqiptaret,qendro krenare per babain tend moj vajz esht fisnik dhe shqiptar i veretet per kte duhet te ndjehesh krenare.LAVDI DJEMVE TE UçkSE QE I DHAN LAVDIN KOSOVES,LAVDIN E HUMBUR NGA LAGARAQET E PA TURP QE E TRADHTUAN ATE LUFT DHE MOREN RRUGEN E KURBETIT DUKE LEN NENAT MOTRAT NE DOR TE ARMIKUT, KTA JAN TURPI KOMBIT TON DHE KTA HEDHIN BALT MI HEROIZMIN E KTYRE DJEMVE TRIMA QE NUK KURSYEN JETEN PER ATE LUFT TE LAVDISHME QE I DOLEN NE MBROJTIE NENAVE DHE MOTRAVE TE KTYRE BURRACAKVE QE SOT SHAJN NGA SUKATAT E TYRE, LAVDI USHTRIS çLIRIMTARE TE KOSOVES, POR JO FARKUT.

  16. agimi says:

    Respekt dhe perkulje per luftetaret e uck-se qe u perballen me kriminelet serbe,me ushtrine serbe si te barabarte, ia dolen , fituan dhe sollen lirine ne trojet shqiptare. Saranda, duhet te jsh krenare per vepren e babait tend,

  17. albani says:

    Bashkohem me ju Saranda dhe jam krenar ashtu si dhe mijera Shqipetare te tjere te vertete per babain tend,LUFTETARIN E KOMBIT.
    Per te gjithe kritiket i kam nja dy fjale.
    LOTET NUK TREGOJNE DOBESI,POR ZEMREN TRIME,LLOGJIKEN,NDJESHMERINE DHE GUXIMIN BASHKE.
    LOTET E KARAKTERIZOJNE NJERIUN.
    PO TREGOJ DICKA PERSONALE QE ME RASTISI PERPARA DY DITEVE.
    Djali 15- vjecar(jetoj ne Greqi)me tha;
    Baba klikova dhe degjova kenge -Shqiperi o nena ame-
    -Po pastaj e pyeta.
    ndersa e degjoja qava,me tha.
    I shpjegova qe nuk kishte asgje te keqe dhe qe ndodhte tek njerezit normale.
    ESHTE NDJENJA E HUMANIZMIT I THASHE,E PATRIOTIZMIT,E ATDHEDASHURISE QE NE SHQIPETARET E KEMI NE GJAKUN TONE.
    ESHTE VLERE E LARTE,EMOCION QE NA KARAKTERIZON,QE NA BEN NJERI.
    RESPEKTE LUFTETARIT TE KOMBIT.

  18. albani says:

    Bashkohem me ju Saranda dhe jam krenar ashtu si dhe mijera Shqipetare te tjere te vertete per babain tend,LUFTETARIN E KOMBIT.
    Per te gjithe kritiket i kam nja dy fjale.
    LOTET NUK TREGOJNE DOBESI,POR ZEMREN TRIME,LLOGJIKEN,NDJESHMERINE DHE GUXIMIN BASHKE.
    LOTET E KARAKTERIZOJNE NJERIUN.
    PO TREGOJ DICKA PERSONALE QE ME RASTISI PERPARA DY DITEVE.
    Djali 15- vjecar(jetoj ne Greqi)me tha;
    Baba klikova dhe degjova kenge -Shqiperi o nena ime-
    -Po pastaj e pyeta.
    ndersa e degjoja qava,me tha.
    I shpjegova qe nuk kishte asgje te keqe dhe qe ndodhte tek njerezit normale.
    ESHTE NDJENJA E HUMANIZMIT I THASHE,E PATRIOTIZMIT,E ATDHEDASHURISE QE NE SHQIPETARET E KEMI NE GJAKUN TONE.
    ESHTE VLERE E LARTE,EMOCION QE NA KARAKTERIZON,QE NA BEN NJERI.
    RESPEKTE LUFTETARIT TE KOMBIT……………

  19. albani says:

    Bashkohem me ju Saranda dhe jam krenar ashtu si dhe mijera Shqipetare te tjere te vertete per babain tend,LUFTETARIN E KOMBIT.
    Per te gjithe kritiket i kam nja dy fjale.
    LOTET NUK TREGOJNE DOBESI,POR ZEMREN TRIME,LLOGJIKEN,NDJESHMERINE DHE GUXIMIN BASHKE.
    LOTET E KARAKTERIZOJNE NJERIUN.
    PO TREGOJ DICKA PERSONALE QE ME RASTISI PERPARA DY DITEVE.
    Djali 15- vjecar(jetoj ne Greqi)me tha;
    Baba klikova dhe degjova kenge -Shqiperi o nena ime-
    -Po pastaj e pyeta.
    ndersa e degjoja qava,me tha.
    I shpjegova qe nuk kishte asgje te keqe dhe qe ndodhte tek njerezit normale.
    ESHTE NDJENJA E HUMANIZMIT I THASHE,E PATRIOTIZMIT,E ATDHEDASHURISE QE NE SHQIPETARET E KEMI NE GJAKUN TONE.
    ESHTE VLERE E LARTE,EMOCION QE NA KARAKTERIZON,QE NA BEN NJERI.
    RESPEKTE LUFTETARIT TE KOMBIT……………,,,,,,,,,,,,,,

  20. kuq e zi says:

    kush pati bole mori pjese ne lufte ndersa ata qe spaten trimerohen nga tastiera dhe bejne tifozllek

  21. Na bashkoj kenga popullore says:

    Shfifet qart se jan lote te sinqert te nje trimit te vertet

  22. petrit says:

    jam nga shqiperia dhe une ndihem krenar per keta trima qe luftuan dhe cliruan kosoven. ju duhe te jeni edhe me krenare qe keni baba te tidh. lotet e ketij trimi jan jo vetem te kuptushe por me bejne te madhengjhem edhe mua . rrespekt per uck! dy fjale per keta trima e sotshem qe po i drejtohen siris. TURPI I KOMBIT e kurr mos u ktheshin.

  23. albaniafirst says:

    lavdi deshmoreve dhe herojve qe sakrifikuan jeten per liri.
    Respekte luftetareve te UCK-se. Brezat qe do vijne do i jene borxhlinj per jete ashtu sic i jemi edhe ne , brezi i sotem.

  24. Alban Dardani says:

    — E nderuara SARANDA , nuk ke pse ligshtohesh.
    – Komentet keqdashese mund ti bejne vetem njerz me nivel te ulet mendor e kulturor, ose njerezit dashakeq e anti shqiptare.

    –Vete emri qe te ka vene ty-SARANDA-tregon se sa patriot, atdhetar e shqiptar i vertet eshte babaj juaj.

    — Fotoja e babajt tuaj me uniformen e UCK, ESHTE FOTOJA ME E BUKUR E ME KUPTIM PLOTE.

    AI ESHT I MBESHTJELL NE SFOND ME FLAMURIN TONE KOMBTAR DHE SHQIPONJEN DY KRENARE .

    — Lotet e tij shofin larg. Ato i perkasin nje te kaluare te pergjakshme , dhe enderrimit per nje te ardhme me te lumtur e te bashkuar.

    — LE TE JETE KJO FOTO , NJE NGA FOTOT ME SIMBOLIKE E KUPTIMPLOTE QE DUHET TA KETE VENDIN ME SIGURI NE SFONDIN KRYESOR TE MUZEUT PER LUFTEN E UCK

  25. Alban Dardani says:

    — E nderuara SARANDA , nuk ke pse ligshtohesh.
    – Komentet keqdashese mund ti bejne vetem njerz me nivel te ulet mendor e kulturor, ose njerezit dashakeq e anti shqiptare.

    –Vete emri qe te ka vene ty-SARANDA-tregon se sa patriot, atdhetar e shqiptar i vertet eshte babaj juaj.

    — Fotoja e babajt tuaj me uniformen e UCK, ESHTE FOTOJA ME E BUKUR E ME KUPTIM PLOTE.

    AI ESHT I MBESHTJELL NE SFOND ME FLAMURIN TONE KOMBTAR DHE SHQIPONJEN DY KRENARE .

    — Lotet e tij shofin larg. Ato i perkasin nje te kaluare te pergjakshme , dhe enderrimit per nje te ardhme me te lumtur e te bashkuar.

    — LE TE JETE KJO FOTOA ME SIMBOLIKE E KUPTIMPLOTE QE DUHET TA KETE VENDIN ME SIGURI NE SFONDIN KRYESOR TE MUZEUT PER LUFTEN E UCK

  26. Fatosi-kosove says:

    Te lumte Saranda dhe mbahu krenare qe je bija e keti trimi dhe emrin qe mbane,kurse sa per disa qe lehin mos u shqeteso fare se nuk eshte hera e pare qe shajne,fyejn e njollosin ushtaret e lirise,zaten keta pisa edhe krijuan hagen edhe specialen me deshmi te rreme sepse zemra u pikon ne serbi,me beri pershtypje nje koment i nje lexuesi ku thot;se Toni e Mici u vrane me 06.11 kurse trimi paska bere kete foto 3/4 dite me vone!!!
    Dmth se sipas keti pisi njeriu nuk mund te qaje per shokun e idealit dhe te femijerise siq ishin babi yt,Toni e Mici.
    Nje gje ta them shume e nderuara Saranda se lotet e babit tend dhe gjaku i Tonit e Micit nuk do te thahen kurre por as te harrohen kurre pavaresisht sharjeve dhe fyerjeve te te bijve te serbise,lavdi deshmoreve dhe atyre qe kane dhene me te miren epr kete dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

Lini një Përgjigje