Çmimi i naftës në botë më i ulëti në një dekadë, do jetë më e lirë edhe se uji. Por jo në Shqipëri

14 Janar 2016, 10:57Ekonomia TEMA

Në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës po bie me shpejtësi dhe ritmin asgjë nuk duket se do ta ndalë edhe në javët në vazhdim, aq sa thuhet se një litër naftë do të kushtojë më pak se uji i paketuar.

Çmimi i naftës ka rënë me 30 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare, duke regjistruar çmimin më të ulët në dekadën e fundit.

Ndërkohë, ky çmim ka pësuar rënie me 70 për qind në 15 muajt e fundit.

Grupi i njohur RAC thotë se nafta do shitet për 86 peni një litër, 39 peni më pak se një litër me ujë San Pellegrino.

Sipas RAC, ulja e çmimit të naftës pritet të vijojë edhe më tej.

Sigurisht, në Shqipëri çmimi vazhdon të jetë i lartë.

Arabia Saudite e pasur jo pak me naftë vazhdon të ulë çmimin për të dëmtuar ekonominë ruse, për të penguar kështu ndikimin e madh në rajon.

Nga ana tjetër, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se akrobacia e çmimeve të naftës mund ta detyrojë vendin e tij të rishikojë buxhetin për vitin 2016.

Ai ka thënë se Rusia duhet të përgatitet për skenarin më të keq ekonomik nëse çmimet e naftës vazhdojnë të bien. Taksat nga nafta dhe gazi gjenerojnë gjysmën e të ardhurave të Qeverisë ruse.

3 komente në “Çmimi i naftës në botë më i ulëti në një dekadë, do jetë më e lirë edhe se uji. Por jo në Shqipëri”

  1. elona says:

    Ore ja kontrrollon njeri pasurine Drejtoreshes se IQT-se qe e hoqen dje?Se kur u be drejtoreshe ishte me rroba qe i blinte te medreseja,tani vetem firmato dhe fuoristrade 0 km…ca behet kshu?I duket dhe vetja pjeshke tani pale!?Apo kshu e kane keta bejne ca miliona $ per 1 vit pune dhe ikin te lumtur,e ne hame m…ketu?

  2. Black Jack says:

    1.87 dollar galloni dude ktu ne USA kthejeni ne litra sa bojne = perfundimin gjeni vete . Pu pu pu pu. Se mod e hajme ne sysh , marshalla marshalla

  3. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Kjo situate ne Shqiperi eshte qesharake !
    Vendet qe e prodhojne naften , tani kane me pak fitime.
    Kurse tregtaret ne Shqiperi tani kane me shume fitime sepse cmimin e shitjes nuk e kane ndryshuar , nderkohe qe e blejne me cmim shume me te lire ne tregjet boterore.
    Sigurisht ketu fitojne edhe politikanet tane ne te dyja krahet , qe kane perqindjet e tyre ne kompanite e naftes. Keshtu qe mos prese njeri te ulet cmimi ketu.
    Edhe populli nuk e ngre zerin per keto ceshtje se jemi popull I urte.
    Ne nuk duam as buke as uje as drita as nafte e benzine , por vetem politikanet tane te pajtohen se ngelen perdite ” e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje