Femrat e bukura nuk duhet të punojnë!

15 Janar 2016, 19:20Politika TEMA
Femrat e bukura nuk duhet të punojnë!

Ky është matësi për vlerësimin dhe për zhvlerësimin. Është i tillë, sepse kur leverdis, mirë është të jesh e bukur dhe e kundërta kur duan të të sulmojnë, sërish kthehen tek pamja fizike, të cilën askush prej nesh nuk e ka në dorë.

Për femrat shqiptare bukuria ka qenë një bela në të gjitha kohërat; dikur mbuloheshin e nuk i linin të dilnin jashtë mureve të shtëpisë, pastaj nuk i linin të punonin se gruaja duhet të rrijë brenda, derisa erdhi komunizmi, i cili për hir të së vërtetës deri diku u dha një lloj shuplake këtyre paragjykimeve, por femra ( aq më tepër po të ishte e bukur) kurrë nuk i shpëtoi dhunës së burrave e të grave bashkë.

Gjithmonë të sulmuara, të margjinalizuara. Një metalitet i trishtë që vijon edhe sot, madje më i neveritshëm se kurrë më parë dhe sidomos falë rrjeteve sociale.

Mu kujtuan dy episode sot; shuplaka e shkrimtares dhe botueses Flutura Açka, kur si kundërpërgjigje ndaj një politikani tha se “atyre, politikanëve shqiptarë jetën e zymtë, por luksoze ua kanë zbukurar pikërisht ato femra, që i quajnë prostituta”.

Ndërsa i dyti  ishte një koment pervers, që ka qarkulluar si një lajm në rrjetet sociale mbi një foto të një punonjëseje policie, e cila “fatkeqësisht” qenka e bukur dhe sipas po këtyre burrave me mustaqe të rëna, ajo mirë është të punojë si modele jo si police.

Akoma më e shëmtuar bëhet ngjarja, kur përballesh me faktin se portreti i kësaj vajze dhe epitetet ndaj saj, bëhen me qëllim që të goditet ministri përkatës.

Gjëra të tilla, ku femrat në politikë apo jetën publike, shahen vetëm pse janë femra e akoma më keq nëse janë edhe të mira fizikisht, është një fenomen, i nxitur vazhdimisht jo vetëm nga rrjetet sociale, por edhe portale të ndryshme lajmesh.

Stereotipet në shoqërinë tonë se femrat e bukura nuk janë të zgjuara, apo se femrat e bukura nuk janë të moralshme, apo se politika dhe burgu janë vetën për burrat, se ekrani është për burra, se gazetaria është për burra, se shefi është mirë të jetë burrë, se polici duhet të jetë burrë dhe se femrat me uniformë ngjajnë si burra, duhet të marrë fund. Ndoshta është koha që meshkujt të mësojnë të sillen si të tillë. Veç jo nga ata që tmerrohen prej femrave dhe fuqisë së tyre shpirtërore, intelektuale e fizike. Si ata burra, që nëse nuk janë sot, nesër do të jenë baballarë bijash.  Dhe si të tillë është koha të lënë shembujt dhe të bëjnë luftën e tyre sot, që vajzat e tyre nesër të mos quhen kurva.

/Pasqyre.al/

9 komente në “Femrat e bukura nuk duhet të punojnë!”

  1. Toti says:

    WOW Artikull i jashtezakonshem, pergezime vajze.

    1. loni says:

      po po cfar shkrim idjote,cfare krahasimesh?femrat e bukura shqiptare kerkojne vete stilin e kurvllekut qe ti ngecin ndonje politikani apo ndonje biznezit qe te hedhin shurren perpjet gjithe jeten,nuk eshte rastesi qe ne shqiperi nje puntor ndertimi mos te jete martuar kurre me nje vajze te bukur por vetem me shpirruqe martohen,femra e bukur le te dali AS ne jete ose GJENI dhe do shikosh sesa e nderuar do jete ne shoqerine tone,por kur del e bukur dhe shkerdhehet me cdo lloj sistemi eshte fai i kurves dhe jo i mentalitetit shqiptare,pershembull,,,JOZEFINA TOPALLI u shkerdhye me sistemin komunistit dhe nuk la rrock me sistemin pluharist derisa arrita majat e qeverise,ktu eshte fai i kurves dhe jo i bukurise,se ajo kishte mundesi te hipte ne majat e qeverise edhe me mend dhe jo me picke,MERKELI NUK ESHTE E BUKUR QE ESHTE GRUAJA DHE NJERIU I PARE I BOTES,POR ESHTE TRURI QE AJO ARRITI ATO MAJAT,,,JONIDA QENKE PER GJYNAH ME KETE SHKRIM,sorry.

  2. Gora says:

    Goxha artikull do ta lexoje prap dhe neser

  3. Tani says:

    “Rreziku i njeriut te bukur eshte se mund te jete budalla” Molieri

    1. Vetem te Bardhet jane te rendesishem says:

      Une te marr m’qaf, kshu si kallep. Nuk po kuptoj ca po thua ?

  4. Endry says:

    Eshte faji juaj qe i merrni si sharje, merrini si komplimenta ;-)))))

  5. erti says:

    bravo tema. e vecannte ne perzgjedhje artikujsh. me goditje shume te larget .dikush me lart thosh qe do ta lexonte prap neser. un do e lexoj nje jave.

  6. yyyyyypppppp xhixhi says:

    Respekte vajze!
    Keta komentues debile e te “zgjuar”, gjate gjithe kohes mendojne ato qe shprehin ne komentet e tyre! Harrojne se jane produkt i nenave te bukura e te mira!
    Gomeret (kafsha e mire dhe e urte te me fale) cdo dite mundohen ta vendosin vehten e tyre prane nje nene te bukur, prane nje motre te bukur, prane nje vajze te bukur!
    Ju neveris ju dhe komentet tuaja!
    Per ju e bukura ekziston per ta shfrytezuar dhe per tu dukur ne publik se jane prane te bukures!
    Ju meritoni te futeni ne nje WC fshati qe te qelbni dynjane! Ndryshe flisni, ndryshe mendoni!

  7. dodoni says:

    Bukuria eshte perhere e rrezikuar si nje porte keshtjelle-;ka shkruar dikur poeti Ndoc Gjetja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje