Ky është telefoni inteligjent më i fuqishëm i 2015-tës

16 Janar 2016, 14:37Lifestyle TEMA

AnTuTu ka publikuar klasifikimin e saj të telefonët më të fuqishëm të 2015-tës.

Duke shënuar mbi 132 mijë pikë, iPhone 6S Plus është mbreti i pakontestuar i performancës mobile sipas testimeve të AnTuTu.

Besojmë se kjo shifër vjen si rezultat i implementimit të grafikave të fuqishme në modelet e reja iPhone 6S dhe 6S Plus.

Proçesori Apple A9 përmban mbase grafikat më të fuqishme mobile aktualisht falë eksperiencës së kompanisë me iPad Pro.

Rivali më i afërt i iPhone 6S Plus është Huawei Mate 8 duke shënuar pothuajse 93 mijë pikë. Proçesori Kirin 950 dhe grafikat Mali-T880 i sigurojnë telefonit inteligjent në fjalë vendin e dytë në këtë rënditje.

Vendi tretë u posedua nga Meizu Pro 5 dhe arsyeja pse ka një avantazh ndaj rivalit më të afërt Galaxy Note 5 është ekrani me rezolucion full HD.

Kjo do të thotë se proçesori Exynos 7420 i njëjtë për të dy modelet duhet të përpunojë më shumë piksela në ekranin me rezolucion 2K të Galaxy Note 5 duke reduktuar kështu performancën, raporton Lajmi.

iPhone 6 Plus zë vendin gjashtë përpara OnePlus 2. Ndërkaq listën e mbyll telefoni Android i Google, Nexus 6P me një rezultat 78,381 pikë

3 komente në “Ky është telefoni inteligjent më i fuqishëm i 2015-tës”

  1. Trimk says:

    iPhone 6 dhe 6s e kane xhamin pler cilesia e fundit e telefonave me ra nga dora nga distanc 20 cm duke qene dhe me xham plastik mbrojtes u be therime xhami.eee jo ne ne nje telefon I Phone te ndpdhe kjo skandal duhen tashi 200 € per te vem xham te ri. ..ja ku eshte iPhpne 6s

  2. Gloria says:

    IPhone 6S I mrekullueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje