E kemi parë në të dyja pozicionet përballë femrave: arrogant, por edhe xhentëlmen.
Këto ditët e fundit, mediat kanë publikuar dy raste, kur kryeministri Edi Rama i ofron çadrën e tij një gazetareje, apo kur i puth dorën prezantueses Eni Vasili.
Por si është sjellja e Ramës përkundrejt gazetareve?
Sonila Meço, në një intervistë për gazetën Panorama Plus, thotë: “Kam pasur njohje edhe me kryeministrin, edhe me kryebashkiakun Rama. Që do të thotë më shumë se një dekadë. E kam intervistuar disa herë në cilësinë e pushtetarit lokal dhe të opozitarit. Ndryshimi është vetëm një refuzim i tij për t’u intervistuar në Agon Channel në cilësinë e kryeministrit”.
Duke komentuar ftesën e munguar për darkën e fundvitit të kryeministrit me gazetarët, ajo thekson: “Pse u dashka të ndryshoj mendimin për profesionin nga mungesa e një ftese për darkën që organizoi kryeministri? E kundërta duhet të shqetësojë realisht profesionistët, që në darkën me kryeministrin disa nga të ftuarit u ndjenë gazetarë vetëm për këtë arsye, pra nga mbërritja e një ftese prej kryetarit të qeverisë”.
Ndërkohë prezantuesja Eni Vasili, në intervistën për Panorama Plus, thotë se Rama po tenton të ndryshojë.
“Gjatë intervistës së fundit, kryeministri m’u drejtua me shprehjen “A je në metro?”, e cila më pas u bë titull i një editoriali të koleges Mimoza Koçiu. Raste të tilla ka pasur disa. Mendoj se tashmë kryeministri po përpiqet që të ketë një performancë të re në raport me median dhe kjo u vu re edhe në darkën e fundvitit me median, ku në ndryshim nga një vit më parë, fjalimi i tij ishte pa thumbat e ironitë që përshkruan fjalimin pararendës”.
Duke komentuar gjestin e puthjes së dorës, Vasili thotë: “Thjesht si një gjest mirësjelljeje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti”.
Ajo komentoi edhe sulmet e Ramës ndaj medias, të cilën e quan në jo pak raste një “kënetë”.
“Nuk mendoj që kryeministri mund të ndryshojë bindje, nuk e bëri këtë as gjatë intervistës ku vazhdoi ta quajë median ‘kënetë’. Besoj se ky qëndrim është një zgjedhje strategjike pasi ai dhe stafi i tij i PR-it janë përballur me një pakënaqësi në rritje të gazetarëve ndaj kësaj sjelljeje. Por, për sa kohë kjo shkon në raport të drejtë me interesin publik, personalisht mundem veç ta përshëndes”.
Eshte i hapur e i cilter me gazetare, mund edhe te perdor ndonje batute apo ironi me ndonje, por kurrsesi nuk ngre kurthe e kercenime, sic beente dhe ben saliu me tere shpuren e tij. Mi te gjitha eshte njeri i kulturuar.
humor të hollë ke pilo!!
sa bukur e thu “me çiltërsi”!!
ha sa kam qesh!isoni e hollë gati sarkazëm!!
i fort je pilo,por njerzit nuk të kuptojnë dot!!
shnet e bithë të forta!!
Arrogant.
Edhe karagjoz.
O Pile, me fal, Pilo, ti duhet te jesh kopshtari i Rams, ose ai qe ja than qadren kur i laget nga shivi.
Me vjen mire qe tani nuk diskutohet me presioni ne rruge te tjera i pari i qeverise se i kena pas te tille, te pakten diskutohet sjellja dhe fjalet e perdorura, si ne perendim., perparim i madh kush don me e keptu.
Duhet të mësohemi që ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit dhe bollë më me ferje dhe sharje