Sistemi i ri për gjobat e automjeteve, ja risitë

18 Janar 2016, 11:01Sociale TEMA

Një sistemi i ri për gjobat ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor do të vihet në funksion këtë javë.

Sistemi i ri E-Gjoba do të integrojë në një sistem të përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Rrugore.

Në këtë mënyrë, nuk do të ketë më bllokim të automjetit, por makina do të merret me karrotrec.

Pasi makina juaj të jetë marrë nga karrotreci, mjafton që të vendosni në sistemin E-Gjoba numrin e shasisë dhe targën për të mësuar ku ndodhet automjeti.

Risia e këtij sistemi do të jetë edhe publikimi i emrit të policit që ka vendosur gjobën, raporton Dita.

Sistemi i ri do të zbatohet fillimisht në Tiranë dhe më pas edhe në qytetet e tjera të vendit.

Policia bën me dije se unifikimi i policisë bashkiake me atë të shtetit si dhe sistemi E-Gjoba janë kryer për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët nuk duhet të sorollaten më nëpër komisariate për të mësuar se ku ndodhet makina apo për të mësuar emrin e policit që ka vendosur gjobën.

7 komente në “Sistemi i ri për gjobat e automjeteve, ja risitë”

  1. Tiranjani says:

    Po kur ta marrin “Skifterat ” me karrotrec, cfare do te beje policia . Se kane ndodhur shume ngjarje te tilla ne Tirane.

    1. neda says:

      Rregulli vihet nepermjet gjobave, askush nuk eshte i detyruar te thyeje rregullat e qarkullimit rrugor, keshtu qe faji eshte personal dhe faji ka penalitete, por vendosja e emerit te policit ne sistem nuk eshte e drejte dhe nuk duhet aplikuar; polici e ve gjoben ne baze te ligjit dhe firma e tij eshte ne firmosjen e gjobes,kaq eshte e mjaftueshme, por te futesh ne sistem emrin e policit do te thote qe ta perballesh ate me qytetarin, eshte nje menyre per te futur ne konflikt palet

  2. capi says:

    Po ringrihet Karteli i karotreceve ne MPBrendshme. Njelloj si PD vite me pare.
    T U R P. Te paafte deri ne gryke.

  3. durresi says:

    Ma shpjegoni pak ju lutem se nuk e kuptova. Si funksionon? Polici me ve mua nje gjob dhe per te me detyruar mua qe te paguaj gjoben me marrin makinen me vinç. Dhe une per te terhequr makinen duhet te paguaj gjoben?

    1. vinci says:

      Te meson vete puna…Sa ta hash njeher e bohesh zhini pastaj…

  4. Hamit says:

    Gjoba vendoset gjithmone ne baze te ligjit dhe policia ka te drejte te gjobise cdo shkeles te tij.
    Nuk eshte fare normale as me ligj e as me praktike ne asnje vend te botes te dale ne sistem emri i policit qe vendos gjoben.
    Kjo forme duke ekspozuar emrin e policit ne sistem e rrezikon punonjesin e policise perpara krimineleve dhe shkeleseve te ligjit qe ne Shqiperi jane te shumte.
    Polici duhet te jete ne cdo kohe i mbrojtur nga shteti dhe jo i ekspozuar ndaj keqberesit.

  5. GENT says:

    C’BUDALLIK ME BRIRE. KU KA NJERI NE BOT QE MBAN MEND NUMRIN E SHASIS. PLUS QE LETRAT E MAKINES DO JEN NE MAKINE . MOS DUHET TI MBAJME ME VETE SA HER QE DALIM PER TE SHURROSUR NGA MAKINA SE PERNDRYSHE SE MER VESH KU SHKOI MAKINA.
    HAHAH 100% SHQIPERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje