Analiza vjetore e Policisë së Tiranës, Tahiri: Besimi i qytetarëve është rritur, mundësi për të bërë më mirë

19 Janar 2016, 14:29Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për mediat pas analizës vjetore të Policisë së Tiranës.

Besoj që rezultatet pozitive të vitit 2015 janë një mundësi e jona për të kuptuar që kapaciteti i Policisë për të bërë akoma më mirë është aty. Për sa kohë besimi i qytetarëve është rritur në mënyrë progresive tek Policia e Shtetit, për sa kohë rezultatet janë tepër pozitive (krahasuar me çdo vit të 25 viteve të fundit), unë realisht mendoj që kemi ende mundësi për të bërë akoma më mirë – qoftë në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera, qoftë në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve, qoftë në kuadër të luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë apo kriminalitetit”, tha ministri Tahiri.

I pyetur për çështjen “Gjermeni”, Tahiri tha se “Nuk kam si të shprehem për këtë. E para sepse nuk jam në dijeni të rasteve konkrete të punës së Policisë, as të ankesave të individëve të caktuar të cilët kanë të gjithë hapësirën dhe mjetet ligjore për t’u ankuar për këdo (përfshirë dhe Policinë). Ndaj besoj ekziston rruga ligjore për të bërë qoftë të parën apo të dytën, pa pasur nevojë që të përgjigjem unë”.

Ai ka folur edhe për çështjen e lajmeve të mediave të huaja që deklarojnë se nga Shqipëria janë trafikuar armë për ISIS.

“Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me çështjet e armëve dhe po ashtu me kultivimin e lëndëve narkotike. Por asnjëra nga këto nuk lidhet me çështjet e terrorizmit. Jo çdo abuzim, që lexoni shpeshherë nga gazetarë anonimë apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase, shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje