Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, ka deklaruar se mbyllja e kufijve në kontinentin e vjetër do t’i kushtonte vendeve të BE-së 3 miliardë euro në vit.
Ai ka argumentuar se çdo vonesë kontrolli në pikat kufitare për 1.7 milionë punëtorë që kalojnë kufijtë çdo ditë do të sjellë humbje të konsiderueshme.
Juncker shtoi se çdo vit në Evropë kryhen më shumë se 57 milionë udhëtime. Presidenti i Komisionit Evropian bëri edhe njëherë thirrje që qeveritë të mos marrin vendime për të mbyllur kufijtë.
“Nëse shtetet europiane do të marrin vendimin për të mbyllur kufijtë, ne do ta shohim se kostoja ekonomike do të jetë shumë e madhe. Tregu ynë i përbashkët do të fillojë të vuajë. Ne do të pyesim veten nëse ne vërtet e duam një monedhë të përbashkët. Nëse arrijmë këtu, lëvizja e lirë e punëtorëve do të ndalohet dhe në këtë mënyrë do të vendosim në pikëpyetje vazhdimësinë e Euros.”
Kriza e emigrantëve ka shkaktuar një impakt të jashtëzakonshëm në politikën e brendshme të BE-së.
Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë patur një linjë të përbashkët vendimesh, pasi disa vende kanë riaktivizuar kontrollet në pikat kufitare.
Megjitahtë, kjo politikë është kundërshtuar ashpërsisht nga liderët e BE-së të cilët bëjnë thirrje për ruajtjen e zonës Schengen. Deri më tani, kontrollet kufitare janë rivendosur në Danimarkë, Austri, Suedi dhe në Norvegji.
3 miliarde ahahaha po tri kaq jap jep Turqise o i zi….qe te kontrolloje fluksin e emigranteve dhe prap nuk ben asgje.
3miliarde jane vete 0.02 e ekonomise se BE-se.Gjej justifikim tjeter legen.