Porositësi i vrasjes së parandaluar në Shijak mendohet se është pronari i një firme betoni në Qarkun e Durrësit.
Porosia prej 10 mijë eurosh dyshohet se është dhënë për të eliminuar personin që i kishte vrarë vëllain.
Konflikti zë fill në korrik të vitit 2013, kur në Shijak u vra një person dhe mendohet se vëllai i viktimës, i cili është biznesmen ndërtimi, ka dhënë porosi për të vrarë hasmin.
Lajmin e bëjnë të ditur për gazetën “Shqip” burime nga Policia e Shtetit, të cilat konfirmojnë se fillimisht këto dy grupe që trafikojnë drogë e tashmë janë ndarë, kanë punuar bashkë jashtë shtetit (kryesisht në Holandë) dhe pas krijimit të armiqësisë, para dy vitesh u vra një person në Shijak.
Përpos atentatit të përgatitur ndaj një banori të Shijakut, tre të arrestuarit nga Policia e Durrësit akuzohen edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, brenda dhe jashtë vendit, ku baza e urdhrave ka qenë eliminimi i kundërshtarëve në trafikun e drogës.
Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje, Gazmend Dervishi, Dritan Nikolla dhe Bruno Shehu, që u arrestuan të martën në afërsi të fabrikës së tullave në Maminas, janë shprehur se armët dhe maskat do t’i përdornin për grabitje, por grupi hetimor ka të dhëna se ata janë vrasës me pagesë.
Rivendosni denimin me vdekje ne Shqiperi dhe do ti shohesh keta “trima” ne se do vrasin me njerez te pafajshem per para.
Futja pordh e nusja dajes.