DEBATET/ Braçe: Vrasjet i urdhëroi Berisha

21 Janar 2016, 12:58Politika TEMA

Në 5-­vjetorin e 21 janarit, debati për zbardhjen e ngjarjes që la 4 viktima në bulevard mbetur ende pa të dënuar është bërë shkak për shkëmbime akuzash mes pozitës dhe opozitës në sallën e Kuvendit.

Deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorëve, që sipas tij janë urdhëruesit e “atyre që pushkatuan 4 protestuesit në bulevard”.

Në përgjigje të tij, kreu i grupit demokrat Edi Paloka e cilësoi mënyrë për të sulmuar aleatin në qeverisje, pra Metën.

Por Braçe i kujtoi se aleati i tyre nuk ka vrarë kërrkënd

Paloka

Sa për pjesën tjetër pas tre vitesh në pushtet dhe shumë angazhimesh të marra për zbardhjet bën mirë që kolegu pyetjet t’ja drejtojë kryetarit të partisë së tij, as Parlamentit e askujt tjetër e të bëjë pyetje shtesë se pse disa emra janë kryetarë të PS si shkruante një gazetë e majtë sot. Ne jemi shprehur qartë se duhet ta zbardhë drejtësia, kemi pasur angazhimin tonë, drejtësia as në atë kohë e as sot nuk është në dorën tonë, si prokurorja e atëhershme merrte urdhra nga ju. Nëse e keni këtë si mënyrë për të sulmuar aleatin kjo është çështja juaj, sa për drejtësinë duhet ta thotë fjalën për atë rast dhe shumë raste të tjera.

Braçe

Përmend faktin që as Berisha kryeministër, as Basha ministër i Brendshëm nuk janë bërë kurrë anëtër të PS apo kryetar, çështja që rikthehet në këtë sallë është për 4 të vrarë mu në mes të bulevardit, rikthehet sepse është hetuar gabim që nga fillimi, nuk nis hetimi nga pushkatarët, por nga komandantët e pushkatarëve, ndaj nuk kemi zbardhje të 21 janarit se ata janë e ishin të lirë shkatërruan vende ngjarjesh, prishën provat, shkarkuan prokurorë, kapën gjykatës e sot nuk ka asnjë të dënuar në burg për 21 janarin, ky është problemi. Sa për diversionin e përsëritur, banal, që përmendet në këtë sallë, po flasim për 4 të vrarë dhe aleati ynë nuk ka vrarë kërkënd./ Panorama

4 komente në “DEBATET/ Braçe: Vrasjet i urdhëroi Berisha”

  1. Turi says:

    Me ne fund e nxorret koken plera m… ti bashke me ate qe te urdheron, ed mashtrusin qe pasi ben pakt me ilirin per te ndare vjedhjen e shtetit tani dilni hapur dhe e shfajesoni ne menyren me te paturp per 21 janarin. Ju shk… rracen juve dhe te gjithe atyre qe shkelin mbi gjakun e 21 janarit! Pas saliut duhet ta keni rradhen ju

    1. adi says:

      me rob shpie!!!!!

      mire qe eshte ky bracia nga njehere qe na ftillon rrugen e jetes se do kishim ngele ne udhkryq.

      se une nuk po e mbaja mend mire kishte vjedhur meta dhe vrau berisha ,apo ishte e kunderta.

      brace faleminderit qe egziston. mbas armeve kimike per sarinen ky eshte rasti i dyte qe ti ndihmon kombin shqiptar.

  2. BRACE kOPACE says:

    pse kur ka qene ndonjehere burre i mire apo politikan brace kopacw, ish redaktor i Zerit te Popullit…qekur na u bene komunistat e enverit te besushem dhe burra te mire…eshte fjala per ju komunistat e rilindjes se vdekur….

  3. Kellira says:

    Aleati juaj nuk merret me 4 vete o mi Berati. Aleati juaj po vret popullin ngadale ngadale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje