Luan Rama: Kritikat e mia nga selia e LSI-së, ishin qendrim personal

21 Janar 2016, 09:27Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka thënë se kritikat e tij ndaj qeverisë një ditë më parë, në një konferencë të mbajtur në selinë e LSI-së, janë një qendrim i tij personal.

Gjatë gjithë jetës sime, qysh se kam mësuar të lexoj, gjithnjë kam lexuar në mënyrë individuale. Po a e ndryshon kjo gjë përmbajtjen e raportit? Ndaj, le të mos merremi me formën, por me përmbajtjen. Më 15 janar të këtij viti, FMNja publikoi një raport mbi vlerësimin e transparencës fiskale të qeverisë shqiptare, ku përveç disa vlerësimeve pozitive për disa indikatorë fiskalë në funksion të transparencës, tërheq vëmendjen për një kujdes më të madh në monitorimin e disa indikatorëve të rëndësishëm për stabilitetin makroekonomik.

Unë nuk bëra asgjë më shumë nga sa bëtë ju si gazetë apo edhe nga sa bënë gazetarët e medias së shkruar apo elektronike, duke lexuar drejtpërdrejt e pa asnjë retush raportin e FMN-së e duke ia ofruar me korrektesë profesionale publikut. Për mua personalisht, dhe edhe për LSI-në, partneriteti apo bashkëpunimi me FMN-në mbeten të rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme, përkatësisht edhe për suksesin e reformave të sistemit ekonomik e financiar. E nëse FMN-ja paralajmëron riskun e sistemit, nëse tërheq vëmendjen për mungesën e transparencës fiskale apo nëse flet për koncesionet qeveritare, unë e konsideroj të rëndësishëm reagimin e menjëhershëm dhe të përgjegjshëm të qeverisë. Neglizhenca apo mospërfillja ndaj këtyre rekomandimeve, mund të sjellë pasoja të paparashikueshme për ekonominë e vendit”, thotë Rama në një intervistë për Panorama.

Po, gjithë sa ju thashë juve më sipër është qëndrimi im personal dhe unë i qëndroj këtij qëndrimi, ashtu sikundër e ritheksoj se raporti i FMNsë duhet lexuar me korrektesë e ndaj tij duhet reflektuar menjëherë e me shumë përgjegjësi. Dhe meqë po i referoheni qëndrimit të zotit Vasili, ju siguroj se bashkëpunimi im me të është i shkëlqyer dhe vetëm në funksion të rritjes së rolit dhe peshës politike të LSI-së”, vijon më tej Rama.

I pyetur nëse qendrimet e tij dhe të Vasilit janë një kakofoni, ai përgjigjet:

Nuk janë kakofoni, janë polifoni qëndrimesh në LSI.”

3 komente në “Luan Rama: Kritikat e mia nga selia e LSI-së, ishin qendrim personal”

  1. qytetariB says:

    Ti je nje idiot qe po vazhdon gjoja te na mbushesh mendjen se te duken njerezit sikur e kane mendjen te ngrire, syte te mbyllur dhe veshet qe nuk degjojne. Keni shkalluar fare nga hajduteria dhe u jane errur syte. Lexoje dhe nje here ate qe ke thene: “ne emer te LSI-se…”

  2. Genti 2015 says:

    Teater kukullash, filma me ngjyra nuk i ha me populli jeni bere e gjithe klasa politike per te ardhur keq…

  3. asd says:

    Lepi lepi, te shpeton ndonje llape me shume dhe e ke lagur padron-padrinon me shume se c’duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje