Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kanë darkuar së bashku mbrëmjen e së mërkurës në restorantin e Irfan Hysenbelliut.
Takimi mes tyre ka përfunduar pak pas mesnate, ndërsa në fund pati edhe një shtrëngim duarsh.
Takimi erdhi pas deklaratave kontradiktore të LSI-së.
Në fillim Luan Rama ishte kritik ndaj qeverisë dhe vetëm pak orë më pas Petrit Vasili, në emër të kësaj partie, tha se deklaratat e tij ishin personale dhe jo zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ky takim vjen vetëm pak orë para se sot në Tiranë të përkujtohet 5 vjetori i “21 Janarit”, protestës së 5 viteve më parë, ku 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard.
Sa foto tragjikomedike, mizerje, ja fytyra e politikes, a duhej ky shtrengim duarsh pikerisht ne prag te shenimit te 5 vjetorit te “21 Janarit”, kur dihet se pikerisht Rama organizoi kete protest/manifestim kunder Metes, dhe tash i sheh bashk ne kete pervjetor duke shtrenguar duart dhe cakerruar gotat, tmerr per neve shqiptareve kush po na udheheq, hipokritet, hijenat etj.
Besoj se Rama dhe Meta sot do vendosin lule tek vendi ku u vrane ata te 4 dhe po se bashku do presin dhe familjaret e viktimave
Bashke vrasesit dhe perfituesit se bashku per pushtet te lare me te vraret e 21 Janarit, TURP …perse nuk ftuat edhe Bashen dhe Berishen te pakten ta kishit festuar 5 vjetorin e 21 Janarit ashtu sic duhej.Maskarenj….
Edi…..
Sa poshte ke rene more burre!
Kot nuk ka dale shprehja: ” I vdekuri ne varr, i gjalli ne qilar !” Kerkojne qe Rama te mos harroje 21 Janarin, kur cdo njeri ne kete bote pese vjete pas vdekjes harron nene dhe baba. A donin te vraret qe Edi Rama te vinte ne pushtet? Ja erdhi, cfare doni me? Po do thoni ju, “jane cinike” keto qe them. Dakord, por jo me cinike se darka e ketyre dy vagabondeve politike. Te vish ne pushtet duke shkelur mbi kufoma, nuk ka piken e ndryshimit se te vrasesh njerez per te qendruar ne pushtet. Nese do te kishin cipe dhe dashuri njerezore, Berisha, Rama dhe Meta duhej te largoheshin me doreheqje nga politika. Dhe jo perkohesisht, por pergjithmone. Te ndertosh pushtet mbi varre njerezish dhe te kesh bile edhe kurajon ta quash demokratike, kjo vetem ne nje rrumpalle si ky vend mund te beje vaki….