Tre vrasësit me pagesë, do ekzekutonin një familje të tërë në Shijak?

20 Janar 2016, 17:10Politika TEMA

Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu të arrestuarit një ditë më parë në Durrës teksa policia parandaloi një vrasje do të njihen ditën e enjte me akuzën ndaj tyre në Gjykatën e Durrësit.

Burime për Report TV bënë me dije se ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Por cili ishte plani i tre të rinjve të arrestuar në flagrancë?

Burime të rezervuara nga grupi hetimor i thanë Repor TV se prej më shumë se 1 jave Dervishi, Nikolli dhe Shehu ishin në përgjim dhe në biseda mes tyre ata flisnim për një vrasje të shumfishtë që dikush kishte porositur.

Në bisedën e përgjuar një ditë para arrestimit të tyre në flagrancë ata kanë marrë porosi për vrasjen jo vetëm të një personi, por të gjithë pjestarëve të familjes me banim në Shijak.

Për këtë arsye, thanë burimet, ata kanë ndryshuar planin e ekzekutimit dhe nuk kanë marrë armën pistolet, e cila është sekuestruar më pas në banesën e Bruno Shehut në Sukth, por kanë marrë armën automatik.

Pas ekzekutimit të pjestarëve të familjes në Shijak, tre të rinjtë kishin planifikuar që të digjnin automjetin, maskat, dorezat dhe armën që do përdornin për të kryer krimin.

Më pas ata do të humbnin gjurmët me një automjet që i priste ata në rrugën dytësore që lidh Maminasin me autostradën Durrrës-Tiranë.

24 orë pas arrestimit, tre të rinjtë sakaq kanë mohuar se janë vrasës me pagesë, duke deklaruar për hetuesit se ishin nisur për të kryer një grabitje.

Por kjo pistë nuk ka bindur hetuesit, të cilët si prova materiale ndaj Dervishit, Nikollës e Shehut kanë përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e tre të rinjve, ku rezulton se prej 2 jave ata survejonin çdo lëvizje të familjes që do të ekzekutohej në Shijak.

Ky ekzekutim mafioz i parandaluar nga policia dyshohet të ketë lidhje me një konflikt 15 vjecar midis dy fiseve në qytetin e Shijakut, konflikt ky i lindur në Itali pas përplasjeve për shfrytëzimin e prostitucionit dhe drogës.

3 komente në “Tre vrasësit me pagesë, do ekzekutonin një familje të tërë në Shijak?”

  1. tfgs1 says:

    fise sunitesh,varu kkkkkkkkkkk………..

  2. poshte korrupsioni! says:

    Denim maksimal

  3. korrupsioni lulezon says:

    Vrituni dhe prituni se profesion e kemi ne shqipetaret vrasjen vjedhjen dhe genjeshtren.sa veshtritre te jetohet ne ate vend te mire por me njerez shume te keqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje