Petrit Vasili: Deklaratat e Luan Ramës janë personale, jo mendim i LSI-së

20 Janar 2016, 16:37Politika TEMA

Pak pas një deklaratë të fortë të Luan Ramës nga selia e LSI-së, ku paralajmëronte qeverinë që të merrte parasysh kritikat e FMN-së, ndryshe mund të kemi një ’97-ë tjetër, ka reaguar Petrit Vasili.

I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.

“Qëndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti.

 Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, tha kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

7 komente në “Petrit Vasili: Deklaratat e Luan Ramës janë personale, jo mendim i LSI-së”

  1. Dezenjatorja says:

    Me te pa skrupullt se keta te LSI nuk ka me te dyte,ky Luan Rama nje bicosci I regjur deklaratat e tij pasi ka humbur ne bixhos.

  2. aqif tahipi says:

    Keta te lsi ,jane mesuar ne kohen e sales kur e perzune fmn nga shqiperia dhe luajne rolin e atij qew skujton asgje.

  3. qytetariB says:

    Kjo s’eshte parti, por nje grup diversionistesh qe kane hyre aty. Si, ore, deklaratat e sekretarit partise qenka personale?! Po cilat jane zyrtare deklaratat e tua? Shqiptaret nuk mesuan per ate qe pesuan, u duhet prape nje -97′ tjeter mbase pastrojne ambjentin dhe fillon nje jete e re per ata qe ngelen.

  4. damian says:

    Partia me e ndyre shqiptare ose partia e korleones …

  5. Tironci says:

    Kooperativa e Tipit te Larte LSI-Skrapar !!

  6. Per kete z.Vasili nuk te beson njeri sepse nuk del njeri ne konference shtypi pa dijeni te kreut te partise tuaj hileqare per interesa pushteti dhe …………?

  7. Tr says:

    Jane grupi i ppsh ,njeri e pret ,tjetri e percjell .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje