Sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama ka kërkuar një reagim nga qeveria shqiptare pas raportit të FMN.
Rama kërkoi nga qeveria që të merren me seriozitet qëndrimet e FMN, pasi sa herë që ka ndodhur e kundërta, ka pasur situatë krizash.
“Sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet qëndrimin e FMN jemi ndeshur me fenomene krizash, apo situata të pakëndshme të zhvillimit ekonomik. Të reflektojë me seriozitet, përgjegjshmëri, të lexojë në mënyrë të drejt për drejtë siç është shkruar raporti, dhe më lejoni të them që nuk e teproj, madje duhet lexuar më me seriozitet dhe konsistencë ndoshta dhe se sa rekomandimet e Komisionit të Venecias. Mirëqeverisja, imaktin e parë duhet ta krijojë tek cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë, të ardhurat e familjeve shqiptare, dhe tek ofrimi i shërbimit që e bën këtë jetë të denjë dhe e përafron me standardet e vendeve anëtarë të BE”, deklaroi Rama.
Deklarata e plotë:
Më lejoni që në fokus të kësaj konference dhe natyrisht në fokus të vëmendjes së opinionit publik përmes jush, raportin më të fundit të bërë publik nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që publikoi para disa ditësh një raport mbi vlerësimin e transparencës fiskale të qeverisë shqiptare, ku përveç disa vlerësimeve pozitive për disa indikatorë fiskal në funksion të transparencës, tërhoqi vëmendjen gjithashtu për një kujdes më të madh në monitorimin e disa indikatorëve të rëndësishëm që lidhen apo që kanë impakt të drejtpërdrejtë në stabilitetin makro-ekonomik.
Natyrisht, do të duhej në fakt që të kishte një reagim zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare për këtë raport, por duke shpresuar dhe besuar, që qeveria do të reflektojë dhe do të reagojë në veprimin e saj konkret të politikave qeverisëse, në emër të LSI dhe në zhvillim të përgjegjësive tona politike dhe qeverisëse
gjithashtu, më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë dhe rolin specifik do të thoja unë në ndikim, gjithashtu të rëndësishëm, që ka bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si institucioni më i rëndësishëm që në vite ka ndihmuar, ka asistuar dhe ka mbikëqyrur nga afër për të gjitha hapat dhe politikat qeverisëse të qeverive shqiptare.
Raporti më i fundit i FMN-së kërkon seriozitet dhe maturi në leximin e tij. Kërkon përgjegjshmëri në reflektim, sepse sa herë që ne kemi neglizhuar apo më keq akoma, sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet qëndrimin e FMN-së, atëherë jemi ballafaquar apo jemi ndeshur me fenomene krizash apo me situata të pakëndshme të zhvillim ekonomik dhe më tepër se kaq të zhvillim social dhe politik në vend.
Më lejoni t’ju kujtoj këtu krizën e vitit 1997 apo edhe disa qëndrime të mbajtura përpara disa vitesh gjithashtu të papërgjegjshme në partneritetin dhe në bashkëpunimin me FMN-në.
Për LSI-në bashkëpunimi dhe respektimi me rigorozitet dhe konsistencë i rekomandimeve të FMN është i rëndësishëm, është i detyrueshëm dhe nga kjo pikëpamje ne ofrojmë të gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin për të bërë të mundur edhe pas raportit më të fundit të FMN-së, jo vetëm leximin, por ç’është më e rëndësishmja reflektimin e përgjegjshëm ndaj vërejtjeve apo konstatimeve që bënë raporti.
Më lejoni të theksoj, që është i rëndësishëm paralajmërimi për rrezikun financiar që bën ky raport, çka në thelb është një sirenë alarmi që kërkon reflektim të përgjegjshëm dhe konkret, duke u rikthyer në konsekuencat, në politikat e konsolidimit fiskal të kontrollit të deficitit dhe të borxhit publik. Gjithashtu, një çështje tjetër për të cilën tërheq vëmendjen raporti i FMN-së është ajo që ka të bëj me transparencën fiskale. Transparenca si një institucion, transparenca si standard i qeverisjes së mirë, transparenca si standard i komunikimit me qytetarin, është një vlerë e pakontestueshme, e pandryshueshme,e patjetërsueshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe ne insistojmë me të madhe në kthimin e kësaj vlere, në një vlerë dhe në një standard konstant dhe gjithnjë të vlefshëm të qeverisë shqiptare në raport me publikun. Sepse është anormale, nuk është korrekte do të thoja, është gjithashtu, në vlerësimin tim, alarmante që siç konstaton raporti, 10 nga 36 rekomandimet e dhëna nga FMN-ja nuk po zbatohen në kuadër të transparencës fiskale.
Një çështje tjetër për të cilën tërheq vëmendjen raporti është edhe teprimi me konçesionarët. Gati 7 % e GDP-së është e dhënë për koncesion. Natyrisht që në vlerësimin tim dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, partneriteti publik privat është një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, është një dimension natyrisht dhe një vlerë e shtuar në mirëqeverisjen, por në këtë partneritet nuk është e rëndësishme të ofrohet vetëm buxheti i shtetit në kontribut financiar, por edhe vetë privati të marrë përsipër të investojë dhe jo të jetë përfitues vetëm, por edhe bashkëkontribuues në këtë proces.
Pa dashur të hyjë në detaje, apo në elementë të tjerë përbërës të këtij raporti, edhe një herë e ftoj qeverinë shqiptare të reflektojë me seriozitet, të reflektojë me përgjegjshmëri, ta lexojë në mënyrë të drejtpërdrejtë ashtu siç është shkruar raporti, dhe më lejoni të them dhe nuk e teproj, madje duhet lexuar më me seriozitet dhe më me konsistencë ndoshta edhe se sa rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Mirëqeverisja apo qeverisja e mirë, impaktin e parë duhet ta krijojë te jeta, tek cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë, te të ardhurat e familjes shqiptare, te përmirësimi i jetës së cilësisë së tyre dhe tek ofrimi i shërbimit që e bën këtë jetë të denjë dhe që e përafron atë në standardet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku ne dëshirojmë të anëtarësohemi. Prandaj edhe një herë nga kjo konferencë për shtyp e ftoj qeverinë të jetë më e ndjeshme, më e përgjegjshme kur është fjala për standardin e qeverisjes, për mirëqeverisjen dhe për shërbimin ndaj qytetarëve shqiptar.
Petrit Vasili: Deklaratat e Luan Ramës janë personale, jo mendim i LSI-së
Pak pas një deklaratë të fortë të Luan Ramës nga selia e LSI-së, ku paralajmëronte qeverinë që të merrte parasysh kritikat e FMN-së, ndryshe mund të kemi një ’97-ë tjetër, ka reaguar Petrit Vasili.
I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.
“Qëndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është një lexim individual i tij i këtij raporti.
Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, tha kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ca thot ky mer??? Po ti je qeveria mer trap….Apo ju jeni vetem per perdorim brisku
Ky asht komplet bythqim, ish spiun i Sigurimit te Shtetit, ka goje me fole me langaraq.
LSI-parti e cila eshte krijuar per te mbrojur Like Floririn dhe aspak serioze ,priteni kur te dale Likja dhe te deklaroje se deklaratet e Z.Vasili jane personale dhe nuk perfaqesojne “qendrimin”e Partise ,KUJTESE PER ATA QE VOTOJNE KETE PALO PARTI
E nxori koken hajduti me bllok ne dore. Po mbeti Shqiperija ne doren e njeriut te babezitur, injorantit klasik, perfaqesues i shtresavet me te koruptuara te shoqerise atehere nuk mbetet me asnje shprese se dicka mund te filloje per se mbari. Rama eshte pergjegjes qe nuk inicoi arestimin e tij kur gjithe faktet ulurine ne prokurori dhe gjithe te huajt sa nuk e thone hapur se u vjen ndoht nga ky politikan cub.
Or luan mos i bej shqiptaret e ndershem per budallenj se i humb pike lsi.Me sa na kujtohet te gjitheve ishte qeveria e sales dhe metes qe nderprene marredheniet me fmn ,ndersa Edi Rama i rivendosi keto marredhenie dhe partneritet per te mbikqyrur financat.Faktet dhe historia flasin vete se kush eshte kunder fmn dhe mbikqyrjes.
Kualicion edhe per te bere opozite dhe poziten, LSI flet sikur nuk qeverise. LSI e bllkon Ramen per te qeverise.
Mos mor Leone,qekur te la Bleona ke pjeerdh nga trute!Po pse mor toc kuklle,me ke qeverise ti ,me kete timin .Shko mor zhgaravin,mor ordiner ju hajdutet e LSI qe keni mor peng kete vende,ju jeni fatkeqesi kombetare bashke me krye hajdutin e krye kriminelin Ilir legeni.Gjithe jeten servil ngeli Leonja,oportuniste e………………………
Nje vleresim dhe analize e plote e raportit. Pse e keni te veshtire te lexoni dhe per me teper te mos besoni nje te vertete te shkruar nga institucioni financiar kryesor sic eshte FMN. Mos u beni lexues qe komentoni me superlativa fotot qe nxjer kryetari veliaj qe shperndan naten kripe me lopata!!
PSE ca kujtuat ju do hapte FMN thesin per ju.
ATA fajdexhinj Jane i bejne hysmet parave te veta.
Luani mire ben ,lo keto t’ ja thote mendjes vete para pasqyres se ne qe e degjojme celsat e kashtes kemi
LSI eshte gjysma e qeverrise t’ i jape drejtimin .
lsi eshte gjysma e hajduteve dhe gjysma tjeter e ka emrin pd+shqup
Luan Ramen e kam njohur per here të pare kur ishte tek Zeri I Popullit.
Nga ajo që kuptova perpara meje u cfaq nje njeri fodull i peshtire.
Ishte edhe me e peshtire menyra se si ndryshoi kur mori vesh kush isha.
Me vjen turp qe fatet e popullit tim vendosen nga specie te tilla.
Leone or vella t,sikur je shendoshe shume as dera nuk te nxe,ke qene i dobet ,nga provinca vije por edepsez ngele .Edhe kur ishe tek ZP tek shoku Xhelil e mbaje koken,tani je super ngopur dhe gromesin budallalleqe.Dihet qe LSI punon me kandar ne dore,qe sido qe te vije puna ajo te fitoje.
Nuk kam asnje ne bote te fshehi hajduterine e Metes,kot lodheni jo me kujdes,buzeqeshje,deklarata per ne fshat,komplet karlliqe.Nuk e heq dot njeri Meten pere sa kohe hajduteria vazhdon,rrini te qete edhe pa deklarata koti,Sa te jete Koco bexhetja me Ramen asgje nuk ju gjen.Kot dilni e beni teater.
Edhe Bracja me unaza qe ka qene si karnival eshte shendoshur dhe zgjatur pak.
Te gjithe derrat nje turi kane!