Nesër bëhen 5 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku në mes të bulevardit gjatë manifestimit të opozitës së atëhershme, katër persona u qëlluan për vdekje. Nga të shtënat me armë, i plagosur mbeti edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili u largua nga vendi dhe më vonë mori azil politik në Belgjik.
5 vjet më pas kjo ngjarje vijon të mbetet e pazbardhur dhe askush nuk është çuar para drejtësisë për atë që ndodhi.
Bërja e drejtësisë për 21 janarin dhe vullneti politik i kryeministrit aktual Edi Rama për të mabjtur një ndër premtimet më të mëdha të tij, ka qenë temë e bisedës në studion e Zululand.
Për të diskutuar rreth saj së bashku me Mustafa Nanos ishin të ftuar gazetarët Artan Hoxha e Sokol Shameti.
Në nisje të emisionit, Nano tha se 21 janari ndan historinë në mes dhe se qëndrimi mbi të ndan barbarët nga jo barbarët.
Ndërsa Sokol Shameti u tregua më kritik ndaj qeverisë Rama në studion e Zululand. Ai tha se Edi Ramës nuk i intereson më kjo kauzë dhe se pas 5 vitesh gjithçka është një histori e madhe manipulimi dhe mashtrimi, pasi kjo mazhorancë ka dëshmuar se nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë ngjarje.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe gazetari Artan Hoxha, i cili tha se minimalisht Policia e Shteti i ka mekanizmat që të hapë hetimin.
Të dy të ftuarit ranë dakord se për hetimin e vrasësve të 21 janarit nuk ka vullnet të plotë politik.
Hoxha tha se kauza e Ramës për drejtësi ra me marrëveshjen e 1 Prillit, ku ai vendosi të bëjë koalicion me Ilir Metën.
Në studio u fol edhe për qëndrimin e medias, por edhe të ish-kryeministrit Berisha, ku gazetari Hoxha tha se nuk do të habitej nëse nesër Berisha do të dilte dhe do të vendoste lule në Bulevard.
PATURPESIA DHE CINIZMI I HOXHES DHE SHAMETAJT,NUK ESHTE ASPAK ME E VOGEL SE SA E KRYEBANDITIT SALI BERISHA . JANE PIKERISHT KETA DHE SOJI I TYRE , QE JANE BERE PATERICA DHE GARDIANE NE SHERBIM TE KETIJ KRIMINELI .
Gazetari Artan Hoxha eshte befasues me arsyetimin dhe lidhjet qe i ben ngjarjeve dhe situatave.
Eshte gjithmon i sakte dhe i gatshem me dhane zgjidhje .
Te jep kenaqsine ta degjosh dhe ta ndjekesh .
Respekt,