Alba Malltezi: Si na e bleu Berisha TV-në pasi transmetuam videon e vrasjeve të 21 janarit, për 6 mln euro

20 Janar 2016, 09:30Politika TEMA

Alba Malltezi ka bërë një shkrim për 21 janarin ditën e sotme.

Ajo ka marrë në intervistë Fatos Mahmutajn që u plagos atë ditë dhe thotë se më 21 janar nuk u vranë 4 vetë, por edhe media dhe drejtësia.

Malltezi shkruan tek Shqiptarja.com, se pasi News 24 transmetoi videon që vërtetonte se vrasjet ishin bërë nga Garda, Sali Berisha e ble televizionin kritik me të, me anë të një biznesmeni të vet, për 6 milion euro.

Ndërsa transmetonim me dhimbje e pasion në Neës24 të vërtetat për 21 Janarin 2011, ne, drejtuesit e grupit të vetëm me pronësi italiane, i cili prej 1993 ishte themeluar dhe drejtohej nga Carlo Bollino në Shqipëri, nuk e dinim se po firmosnim dhe fundin e punës tonë aty.

E vërteta e madhe e treguar prej nesh me pamjet ekskluzive se plumbat që kishin shtrirë përtokë duke lënë pa jetë katër protestues, ishin qëlluar nga Garda e Republikës që ndodhej brenda oborrit të Qeverisë do të sillte pasoja për drejtuesit e grupit mediatik: mënjanimin me ndryshimin e pronësisë.

Kohë më pas u mor vesh se publikimi i videove nga Neës24, që tregonin njëkohësisht përgjegjësitë penale të Gardës, përgjegjësitë politike të qeverisë dhe të pavërtetat e Sali Berishës, i cili kishte tentuar të inkriminonte Edi Ramën dhe organizatorët e protestës duke i akuzuar për vrasjet, shtyu pikërisht Berishën dhe njerëzit e tij të mbështesnin ndryshimin e pronësisë të atij grupi editorial, të cilin nuk kishte mundur ta kontrollonte asnjëherë, dhe as t’i mbyllte gojën.

Në pak javë, një biznesmen afër Partisë Demokratike dha 6 milionë euro që u kërkuan për shitjen nga pronarët italianë që jetonin në Siçili dhe me 11 maj 2011 (saktësisht 4 muaj pas 21 Janarit) ai zë i shtypit të lirë kaloi nën kontrollin e PD-së.

Ai 21 janar 2011 qëlloi i rëndë edhe për ne të medias, edhe pse në një formë tjetër, falë Zotit, e rekuperueshme në krahasim me 4 protestuesit që humbën jetën e që sot, në këtë 5 vjetor dëshirojmë t’i kujtojmë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Sot për ta nuk është vendosur ende drejtësi”, shkruan Malltezi, që është bashkëshorte e Carlo Bolinos.

40 komente në “Alba Malltezi: Si na e bleu Berisha TV-në pasi transmetuam videon e vrasjeve të 21 janarit, për 6 mln euro”

  1. adi says:

    fshati digjet, bollina krihet!!!!!!!!!!

    1. ada says:

      Po si s’ka turp kjo mafioze te krahasoje “dhimbjen” e vet 6 milione euroshe me jeten e barkthareve ! C’eshte kjo monster qe i lejon vetes te krahasoje veten me fakirat que iken nga kjo bote te perbuzur e qe as sot s’po u vihet ne vend nderi ! MBYLLE GOJEN MOJ E PACIPE !

      1. LULJETA KARAFILI says:

        Ti po shtrëmbëron me dashje se çfarë thotë ajo apo nuk kupton?

      2. Saliu says:

        Ti Ada do marresh cmimin e vreresires se vitit. Une do te doja shume te kisha komshije. Ke nje mencuri te rralle qe dallon nga gjithe te tjeret.

  2. Mozi says:

    Piktori ne pushtet eshte, me i forte se kurre. Pse nuk vendos drejtesi per 21 Janarin?! As qe e ka zene ne goje fare! Kuptohet, me 21 Janar do bej te pikelluarin.

    Kam degjuar shprehje “si na i vodhi” ose “si na i rrembeu”, por “si na i bleu”, nuk kisha degjuar me pare! Pse e shitet?!

    Nejse, nje gje eshte e sigurt, shqiptari historikisht mish per top ka shkuar. ?

    1. albi.vl says:

      o Mozi drejtësin nuk e ben piktori por prokurori po mesa duket ti nuk i ke as 8-klasë e jo më të marrësh vesh nga politika.

      1. adi says:

        po mire more truthare!!!!!
        po per te mbledhur leket e korentit e kishte drejtesine?????
        kap e fut brenda beri.
        po per ndertimet pa leje e kishte drejtesine kap e fut brenda beri.
        po per fullanin e kishte drejtesine kap e fut brenda beri.
        po per beketin e kishte drejtesine????
        po per ti bere presion tom doshit e kishte drejtesine?????
        po per te bere xhonglerin me froket njehere liroe sa te iki pastaj denoe e kishte drejtesine????????
        po shko mor lango pazari.

        se tani eshte e qarte edhe per me debilin e kesaj bote qellimi i rilindjes ramiste ishte vetem nje!!!!
        te vije ne pushtet e ti rjepi ketij populli ato qe ngelen pa rjepur nga rilindasi berisha!!!!!

        njerez si puna jote jane ata qe mbajne ne kembe vrasesit e hajdutet.
        se ose shisnini lire cdo gje ,nder e liri ,ose jeni palla k…i.
        si do qe te jete jeni ju fatkeqesia reale e ketij vendi.

        1. bato says:

          Adi! Po me 2009, si thua ti, u vodhen vota nge Saliu? Ne se jo, pse nuk i hapi kutite ky miku yt shpirteror po i dogji ne Lunder? Po me 2011, a fitoi me drejtesi Basha apo ja dha Ristan pijaneci me kutite e shqyera e me fletevotimi te futura brenda nga banditet e Sales? Po ato 230 miline leke te tuat dhe te miat qe vodhi Lulushe Basha e qe edhe sot nuk i eshte bere gjyqi, nuk i quan vjedhje zotrote? Po Shitjen e detit per greket, nuk e quan krim ti? Po 26 te vrare dhe 300 te gjymtuar perjete nga eni, Mediu e Salushi, nuk i quan krim ti? Ne se joi, je nje bastard berishian qe nuk meriton fije respekti.Ne se po, ndaji gjerat, jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit.

    2. arbeni says:

      shume e vertet, koment me vend dhe me mend.

    3. timo says:

      Ju Ada dhe Mozi, e keni kuptuar gabim shkrimin. Nuk ishin pronarë Alba Malltezi me Karlo Bollinon. Bollino ishte drejtuesi televizionit. Pronarët ishin të tjerë që banonin në Siçili. Ata ja shitën njerëzve të Berishës se i pëlqyen Ofertën prej 6 milionësh..

    4. robert says:

      O koke trashe mesoi dy gjera , drejtesine nuk e vendos Rama por gjykatat qe jane ushtare te Saliut .

  3. tr says:

    Si mundet moj budallaqe te vendoset drejtesi ,kur vet Rama e tradhetoi gjakun e tyre duke u lepire mbas bythes se Metes me ngjalat .

  4. qytetarB says:

    Shiko komentuesit! Ne vend te shkruajne nje homazh per 21 janarin tragjik, jo vetem me vrasjen e njerzeve nga Lulezimi dhe Saliu por dhe me shkaterrimin total te drejtesise qe sot nuk pranojne te reformohet se mos shkojne ne burg vete dhe u sekuestrohen pronat, shkruajne qe “pergjegjesine” e ka Edi Rama, gjoja u vjen keq se nuk po behet drejtesi. Keta jane me te poshter se Saliu qe dihet qe eshte kriminel dhe hajdut, thashethemixhi dhe intrigant, i pa cipe dhe injorante, pa shpirt dhe mekatar jo vetem per njerzit por edhe per token shqiptare qe e dogji dhe fali tek te huajt. Zoterinj komentues! Mire qe s’keni fuqi morale te denoni krimin dhe ti beni homazh viktimave, por kini pak respekt per çdo njeri qe vjen dhe iken nga kjo bote, kur jane te pa fajshem dhe jeten u a merr nje pushtetar me plumba qe i ka blere me taksat e tyre. Denoni, te pakten dhe formalisht me shkrimet tuaja kriminelin dhe pavaresisht se zeri degjohet apo jo, ju beni tuajen per te treguar se jetoni si njerez human dhe jo si gjallesa mbi toke. Indinjohesh sot ne kohet moderne me njerez te tille qe kalojne kohen e tyre duke intriguar per te tjeret.

    1. Qytetari B1 says:

      Po ju zoteri ku e kini shkrimin e homazhit te 21 janarit tragjk?

      Ja ku jam dhe po pres 5 vjet qe te futet plera komuniste Sali ne burg! Po pres dhe asnje fije shprese. Turp per Ramen mashtrues dhe turp per bythlepiresat si ju.

  5. Spartaku says:

    Sali Berisha na e ka lene nje kujtim te hidhur nga qeverisja e keqe e tij,Vrau kater vete te pafajshem ne demostrate dhe ne mese te bulevardit.Por gomarlleku me i madhe i Saliut,qe habiti gjithe popullin, ka qene se ai me trashesine e tij Tha:”i vrau Edi Rama me çadra pistolet,stilolapsa pistolete,dhe thika me helm.Por çe do se hetimet dhe ekspertizat nxoren se ata u goditen me arme snajpera nga garda me urdher te Berishes.Ate dite Saliu kishte armatosur 150 vete,besnik,per te vrare EDI RAMEN.Ky ishte qellimi i tij.Dhe do dilte ne televizion qe Ramen e vran vete socialistet.Saliu dilte i lare.Por zbulimi greke,nuk e la te ndodhej kjo.Menjehere Rama u izolua,e terhoqen nga mezi turmes dhe e strehuan ne nje vend tjeter ku Berisha nuk kishte mundesi ta eleminonte.Kjo u be fal njerzeve te ps-te,me mençuri dhe shkathtesi.Saliu ka shume gjynahe,dhe do ti shlyej nje dite.Cdo gje ,lahet ne kete bote.Prandaj Berisha dhe Basha nuk duan reformen ne drejtesi.

    1. tan hoxha says:

      O Spartak ja ke futur kot me planin per te vrare Ramen me 21 janar. Ka pasur plan per te vrare Ramen, madje plani kishte kaluar fazen e projektimit dhe kishte kaluar ne fazen e implimentimit. Si ideator ishte nje deputet qe sot eshte aleat i Rames. Zbatimin do ta bente nje nip, burgaxhi i nje ish kryeprokurori te Sales. Atentati do kryhej me mbeshtetjen dhe pjesemarrjen e nje krimineli te shquar durrsak nje ndonje vit me vopne e vrane me atentat , kur po kthehej ne Burgun e Rrogozhines. Per kete tentative atentati (tetor 2010) Rama frikacak ka njoftuar dhe veterinerin e shquar Bamir Topi. veterineri president i kerkoi info Ines se prokurorise per kete pune…..

  6. ina says:

    Me Koco Kokedhimen ortak normal qe do flase vetem per miliona euro.

  7. Goni says:

    Kjo foto nuk shkon me temen. Gazetari e lexon se cfare lajmi eshte apo e ka mendjen te gostite

  8. Kupi says:

    Keshtu ka ndodhur. Irfani shkoi ne sicili me 6 milion euro te Taci oil me urdher te Berishes dhe Ja dorezoi pronarit mario cancos . Keshtu kujtoi se e largoi gjithmone bolinon.

    1. Selami says:

      I paska vra barkun me 6 mil euro…. Po shko moj pirdhu. Beje nje tjeter tashi dhe shitja prap me 6 te tjera. Dhe ankohu prap……..

  9. Besiana says:

    Cdo fjale eshte e vertete. Fatosi eshte trajtuar tamam keshtu. Turp per Frangajn si i mban dheu keto mostra.

  10. LORA says:

    Mirenjohje Alba Malltezi,per profesionalizmin ,perkushtimin dhe sherbimin tuaj te vyer ndaj fateve te popullit tone.
    Jam plotesisht e bindur qe drejtesia per masakren kryeministrore te 21 Janarit 2011 do te behet ,, e PLOTE, ashtu sic e presin familjet e Hekuran Dedes,Faik Myrtos,Ziver Veizit ,Aleks Nikes,,,,te plagosurit ,midis te cileve dhe gazetari ne detyre Fatos Mahmutaj,qe desh fati te jene me ne,,,,dhe qindra mije demostruesit e atij 21 Janari ,te paqetesuar deri kur t’a shohin ate drejtesi te behet.Ne keta qindra mijera bej pjese edhe une,,,,qe isha atje,ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” ,ne ate 21 Janar te paharrueshem dhe historik,,,,sepse aty triumfoi fryma protestante dhe civike e Popullit Opozitar te kohes,ne raport me pushtetin e vjedhur te barbareve dhe kusareve.

    1. Lora says:

      Une jam Lora copa e idiotes qe falendeeroj rregullisht njerez qe ja kane bere nenen ketij vendi si Malltezi, Bollino, Izet Haxhia, Edi Rama dhe cdo motherfucker qe tall leshte me kete vend. E rendesishme eshte qe keta te shajne Berishen. Idhulli yne eshte socialistja e Kucoves! Miqte e mij virtuale Jane Detari , Spartaku , Luis, etj etj. Rrofte Rilindja me ne krye Edi Ramen! P. s . Familjaret e viktimave te 21 janarit mos na cajne shume trapin se ne vetem 3 vjete kemi ne pushtet. Prisni se skeni pare gje akoma!

  11. darmian says:

    Per cfare u ngritet me 21 o vrroma ……. se nuk e mbajme mend?
    PEr cfare u ngritet ……. dhe ku jeni sot o njerez vk

  12. Gazetari says:

    Karlo nuk eshte ortak me Kokedhimen!!! Informohuni para se te shkruani!!!!! I mori atehere a1 ne menazhim nga halli se Berisha è la pa media!!!! Po kur ia njohu surratin dhe Koqos iku dhe e la ne gisht ne goje sic è meritonte!!!!! Kocoja eshte nje tjeter moster qe shpiku si ti mbante gazetaret peng pa i paguar!!!!!!

  13. vlonjati says:

    piktori ri urt se kumandon liri po vate likja ne burg edi ngelet pa karike dhe me pikturat qe shet nuk jeton dot keshtu qe ka nevoj per liken se likja eshte regullator i politikes shqiptare po vate diathtas fiton e diathta dhe e kunderta keshtu qe mos kerkoni drejtesi sa te jet likja

  14. Vladimir says:

    Me se fundi Alba folet, pse duhej heshtur kaq kohe.
    Krimineli i shqiptareve dhe i Shqiperise, Sali Barisha nuk eshte i vetem ne misionin e tij. Ai ka mbeshtetjen e mediave bandite te Irfanit, Sandrit e kompani, qe jane sjelle si mafioze ne kete vend, duke grabitur gjithçka ju ka dale perpara, duke neshtruar prokurore, gjyqtare dhe nepunesa shteti, duke share e sulmuar poshtersisht ata qe nuk ju hapnin rruge dhe kur nuk ja dilnin dot, dilte dora vet, ortaku i tyre, Sali Berisha diten e diel dhe jua numuronte “armiqve” me liber shtepie.
    Ky grup mafioz posedon sot fuqi finaciare te pakufizuara, zoterojne banka, kompani ndertimi e mediatike, universitete, agjensi, studio e “shoqata” jofitimprurese. Lidhjetmes tyre i bejne te paprekshem e “te respektuar”. Fania nuk eshte vetem ortaku i Saliut, por edhe i Ilirit me te cilin e ka nisur bisnesin, edhe i Koços, se bashke ishin ortake te Hotel Tirana, te Birra Tirana e nja 10 biznese te tjera.
    Jo me kot ne festat e nentorit ishte prezent si i ftuar nderi i Kryministrit tone.
    Keta ambasadore e miq te Shqiperise thua te jene kaq qorra e nuk shikojne se çfare behet nga kjo bande, apo dhe ata nuk kane fuqi ti dalin perpara. Une kam parasysh edhe disa deklarime te Carlo-s kunder ketyre pronareve bandite te mediave qe nuk i lidhte asgje me gazetarine veç perdorimit si mburoje per afaret e tyre te pista, por emrat si gjithmone mungojne. Nga mafia druhen te gjithe.

  15. Teta says:

    Shume mire beri qe e bleu mi Alba. Se po Mos te kishit care koken ju me ate Artan Hoxhen sot Edi rama e gangot e tij do ishin duke bere akoma peticione nga 313.!!!!!!!

  16. perla says:

    keto 25 vjet ne shqiperi kan vetem nje emer,qe shqipetaret i beri pa idenditet dhe tani nuk kan besim tek as njeri dhe cdo gje qe kan par me syt e tyre duan ta mohojn nje ralitet,qe cdo kush nga ne e ka vuajtur dhe po e vuan.shqiperia eshte ne buze te gremines me problemet sociale qe ajo po mban mbi sube,se cdo shqipetar ndjhet refugjat ne vendin e vet,ku shumica e tyre jan pa prona,se ajo u tjetersua ku shumica e tyre qendron ne nje pallat ku bashkepronar ne 400m2 jan 20 familje shumezoi per tre bejn 60 pjestoi per 400 ku cdo personi i takon 36m2 kjo eshte pasuria e shumices ne shqiperi.prandaj duhet te behemi me te pergjegjshem par atyre qe na kan mbajtur peng keto 25 vjet dhe te japin dhogari par drejtesis te gjithe ata qe kan vrar,kan vjedhur dhe kan abuzuar ne emer te popullit,nuk duhet te ket meshir per cilindo,qe ka prekur interesat e popullit.

  17. titi says:

    Gangot e sat’eme, o Teta!

  18. Mona says:

    E kuptoni cfare ndodh me komentet. Sa po botohet shkrimi del lukunia e paguar nga SRB-i dhe Lulushi, ne mos i njejti person dhe i versulen zonjes Malltezi. E pra, ajo sjell nje fakt se si Sali Berisha me 21 Janar vrau, jo vetem kater te pafajshem ne bulevard, por me plagosjen e gazetarit Mahmutaj, vrau te gjithe gazetaret qe heshten dhe e pushuan ate nga puna.
    Pse Frangaj e pushoi nga puna gazetarin qe vete e kishte derguar per te pasqyruar protesten? Sepse gazetarin per nje fije floku, e shpoi plumbi ne balle. I kapi doren dhe telefonin qe e kishte ne vesh dhe i raportonte Frangajt. Por SRB-i urdheroi.-Me mire i vdekur se i plagosur. Sepse i plagosur Mahmutaj filloj te fliste se kush e kishte plagosur. Dhe Frangaj e pushoi nga puna. Dhe kemishezinjte e Berishes po i benin pusi.
    Ja pra pse Alba flet sot me gazetarin e plagosur. Ja pra pse ajo deshmon se cfare eshte i afte te beje SRB-i per pushtetin e tij. Mos harroni, Alba eshte nga fisi Malltezi. Ju thote gje ky mbiemer?

  19. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    E bleu Bode !

  20. artan vlora says:

    E paska blerë Berisha këtë? Po bukarti dhe zyrat nëntokësore të MPB-së te bunkeri kush i “bleu” dhe pse qenka Boli-no i “pikuari i qiellit” për të kaluar 2-3 milion euro ë llogari të tij pa u lodhur fare. Një fakët ë, se po ta hapësh…skadalin Boli-no kushedi ku mbaron. Apo jo Karlo? Pse je regjistruar në Elbasan mor si qiraxhi mor trim? Në sa shërbime sekrete e ke emrin? Etj, etj.

  21. nardi says:

    i vetmi artikull qe flet per 21 janarin…………………………………………………………………………………………………………………..

  22. Komentoni ju te nderuar lexues por a e degjuat kryekriminelin te studio e hapur Eni Vasili si deklaroi se mund te vriteshin me shume ,se nuk mund te lejojme te merret pushteti me dhune.Kush po e merrte pushtetin?populli ne rruge?Krimineli nuk pendohet per ate qe ka bere ndaj popullit te vete,ka vrare sa ka dashur dhe cilin ka dashur,deshiron pushtet qe ti shpetoje gjykimit te popullit,prandaj eshte kunder reformes ai dhe ata qe e pasojne.Ka shume njerez qe dine masakrat e pazbuluara te kryekriminelit i cili ne çdo kohe zhduk gjurmet e krimit.Kush e le kriminelin te pa ndeshkuar bashkohet me te dhe fajtoret jane njelloj.

  23. Sal Sorra says:

    Saliu do vije prape ne pushtet por do zoti kesaj rradhe vret kundershtaret e vet politike jo popullin se ka te drejte te vrase perseri derisa vrau ne Gerdec, asgje, vrau ne Bulvd. asgje, i ndoti me fjale nga koke ne kembet Ramen e te tjere asgje, tani i ka mbet ti vrase e mire tu’a beje. Do me dukej e drejte, tu’a beje edhe kete, s’e nuk pashe nje kriminel te madh te denohej.E kam fjalen per Berishen, Meten apo ndonje tjeter.E ardhmja duket zi per vendin e shqiponjave qe kane me u mbyt nga sorrat.

  24. Grupi says:

    He heee nuk ju pelqen e verteta e hidhur eee???

  25. Gazetari says:

    Sa shpirt te paster tregojne komentuesit kur behet fjala te flasin anonime. Disa jane talente. Urime

  26. GK says:

    Te falemnderit “nardi ” shume e sakte………………

  27. JIMI says:

    Si ka mundesi ore bashkebisedues ne kete teme per 21 Janarin e para dhe mbrapa kesaj date, flasin me pasione!!!

    Per mua te gjithe keto pushtetare jane te implikuar ne gjunafet ne kete popull

    nuk prejashtohet mundesija se nje pjese qe shkruajne jane vetet kriminel dhe qe i sherbejn dikujt.

    MALLKUAR QOFSHIN CILIDO QE ABUZON ME DJERSEN DHE DINJITETIN E TJETRIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje