Xhelal Mziu nuk rresht me bëmat e tij.
Së fundmi ai ka shpallur një ofertë pune, për t’u bërë… ambassador i Kamzës.
Ja çfarë shkruhet në një email të kësaj Bashkie:
“Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes.
Duke filluar nga dhjetori i vitit 2015, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.
Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.
Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj”.
Pse 3 e jo Kater?
Kshu ja shkrepi xhelalit….ka kohe vetem per tre udhetime falas ne vit.
Merrni Mustafen prej pyllit se i din nja 5-6 gjuh t huaja,ai ja lun zotin jo vetem gjuhve por edhe gojes.
Jam me Mziun,biles mund te shtoje edhe president nderi apo minister interim.Jepi pylli,jepi
Pse nuk kerkon te ndertoje nje Spital per qytetin e ri te Kamzes, pasi per numrin e banoreve qe ka eshte nje nga investimet me emergjente qe duhet bere ose qe duhej ta kishte bere ne tre mandatet e shkuara kur kishte dhe Bacen Berishe ne pushtet?
Cfare traditash te Kamzes do promovojne keta kur Kamza 20 vjet ka qe ka filluar te jete qytet?
Shplaje gojen kur flet per Kamzen …
Cfare prodhon Kamza qe “duhet te ndihmohet per eksportet”?