Detajet/ Si u kapën e vrasësit me pagesë. Morën 10 mijë euro për të vrarë një të ri në Manzë

19 Janar 2016, 17:14Politika TEMA

Policia po i ndiqte prej më shumë se një jave Gazmend Dervishin, Dritani Nikollin e Bruno Shehun.

Departamenti i krimeve të rënda kishte marrë informacion se ata po përgatisnin vrasjen e një të riu në Manzë.

Për këtë ata kishin marrë 10 mijë euro.

Paradite ata i janë afruar shenjestrës me një makinë, një Mercedes me targa të huaja H –TB 564. Sapo i janë afruar viktimës kanë parë praninë e policisë, kanë braktisur makinën dhe kanë tentuar të fshihen.

Policia u gjeti armën me të cilën do të kryenin vrasje, një kallashnikov, dy maska dhe dy bidonë me benzinë, me të cilën do të digjnin makinën pas krimit.

Lapsi.al mëson se policia ka mundur të identifikojë edhe porositësin e vrasësit dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është identifkuar nëpërmjet telefonit të personit që do të kryente krimin.

Me vete tre të arresturit kishin edhe foton e shënjeshtrës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai do të vritej si pasojë e një konflikti të vjetër mes dy fiseve.

Të paktën 10 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, ndërsa porositësi i vrasjes nuk është kapur ende.

5 komente në “Detajet/ Si u kapën e vrasësit me pagesë. Morën 10 mijë euro për të vrarë një të ri në Manzë”

  1. TJ says:

    Mos eshte Vasili ing. digash?!

  2. maximus says:

    10mije euro, per te mare jeten e nje njeriu,ai popull ka ikur per lesh, sa nuk te vjen te kthehesh kurre ne ate pis milet.

    1. Lucian says:

      Nese 3 njerez (ne kete rast kafshe) paguhen te kryejne nje vrasje (te mos harrojme se sa keq eshte situata ekonomike ne Shqiperi), nuk perbejne pergjithesine e nje populli ne teresi!! Ata jane kriminele dhe si te tille duhet te gjykohen dhe te denohen sipas ligjit. Duhet te mesohemi qe drejtsia ka detyren e saj, e jo te bejme vete “drejtesi” sepse kjo na ben njesh me kriminelin… Vdekje Skllavopronareve Liri Popullit!!

  3. Shefqet Cela says:

    Megjithse te rrenqeth lajmi per egzistencen e vrasesve me pagese ne 2016,
    perben nje sihariq shpresedhenes veprimi profesional i uniformavce blu.
    Rrespekt per ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje