PD kundër ndërprerjes së mandatit të Llallës

19 Janar 2016, 09:33Politika TEMA

Në një dokument prej 73 faqesh drejtuar Komisionit të Venecias, Partia Demokratike ka analizuar 42 objeksione të saj që në thelb konsistojnë në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit me një shumicë që I kalon 3/5 pasi sipas PD mazhoranca I ka aktualisht numrat edhe me këtë shumicë ajo mund të çimentojë kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

Opozita nënvizon gjithashtu se “në paragrafin 7 është injoruar rekomandimi i Komisionit të Venecias dhe këmbëngulet në ndërprerjen e mandatit të prokurorit të Përgjithshëm me shpresën se Komisioni i Venecias do të ndryshojë mendim.

Duam të sjellim në vëmendjen tuaj se shkarkimi apo ndërprerja para kohe e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm ka qenë vazhdimisht një temë e nxehtë e debatit politik gjatë këtyre 25 viteve.

Mirëpo në të shkuarën ky proces është argumentuar me konkluzione të Komisionieve Hetimore Parlamentare për pamjaftueshmëri apo parregullsi në kryerjen e detyrës. Ndërsa sot propozohet ndërprerja e mandatit me ligj kushtetues, me qëllimin e vetëm përfitimin politik”, thuhet në opinionin e PD-së, raporton Respublica.

Kryeprokurori Adriatik Llalla është një emër i zgjedhur konsensualisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ndonëse shumë herë ka paralajmëruar arrestime të bujshme, asgjë nuk ka ndodhur.

Ndryshe nga paraardhësja e tij në këtë detyrë ai është nuk është sulmuar nga politika dhe është lënë i qetë të bëjë punën e tij, duke lënë në qetësi edhe ata që e zgjodhën me shumicë konsensuale.

3 komente në “PD kundër ndërprerjes së mandatit të Llallës”

  1. sikur te isha djale says:

    Kjo pritet PD dhe mender presidenti,kundra shkarkimit te Dhalles do jene,une e di kete.

  2. Loni says:

    Presidenti nishani eshte zgjedhur me 71 vota dmth me pothuajse 1/2(1/2+1vote),magioranca tani do me shume 1/2 e PD ,me 3/5 84 vota ,e drejte

  3. le nom says:

    Po pse keshtu……priten arrestime me buje, nga Gramshaku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje