Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton ngjarjen e dyshimtë ku është përfshirë Artan Gjermeni.
Shkak për përfshirjen e kësaj prokurorie në hetimet mbi rastin është statusi i Gjermenit si gjyqtar.
Gjermeni ka vijuar t’i qëndrojë variantit se është plagosur aksidentalisht “me një llamarinë” në garazhin e shtëpisë së tij pranë Ambasadës Amerikane, në Tiranë.
Por versioni i dhënë prej tij ka rënë për disa arsye.
Policia ka kontrolluar garazhin dhe nuk ka gjetur asnjë mjet prerës si ai që përshkruan gjykatësi.
Po ashtu, nuk ka konstatuar njolla gjaku në ambjentet e garazhit.
Ndërkohë disa banorë të pallatit dhe një polic privat u shprehën se nuk kishin parë asnjërën nga makinat e Gjermenit të kalonte aty përgjatë dy orëve të fundit që korrespondojnë me kohën kur ai thotë se është dëmtuar në garazh.
Pra gjykatësi nuk ka qenë në shtëpi dhe as në garazh para se të paraqitej në urgjencë me plagë në trup.
Plagosja enigmatike korrespondon në kohë me një ngjarje te rruga “Bardhyl” ku u dëgjuan edhe krisma armësh.
Pak minuta pas të shtënave, rezultoi të ishte paraqitur për ndihmë mjekësore gjyqtari Gjermeni.
Megjithëse gjykatësi u tha se ishte plagosur aksidentalisht në shtëpi, katër plagë në trup krijuan dyshime tek stafi i spitalit.
Një burim spitalor i tha Ditës se ai nuk e paraqiti fillimisht identitetin në momentin e shkuarjes në urgjencë dhe ndoshta ka zgjedhur spitalin publik duke menduar se do ta kishte më lehtë të merrte mjekimin e parë pa u identifikuar.
Por fshehja e identitetit dhe plagët e shumta i kanë detyruar mjekët të lajmërojnë policinë.
Gjermeni kishte plagë në këmbë, në ije, në shpatull dhe në bark. Plagët ishin tipike të shkaktuara me armë të ftohta dhe plaga më e rëndë ishte një traumë shpuese në hapësirën ndërbrinjore, fatmirësisht pa depërtuar në mushkëri – tha për Ditën burimi spitalor.
Pas mbërritjes së një patrulle të Komisariatit Nr.1 në spital, gjykatësi është prezantuar kush ishte realisht dhe ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mëtejme.
Ai ka dalë vetë nga spitali rreth orës 21:20 megjithëse mjeku i ka thënë se plagët janë relativisht të rënda.
Pasi ka dalë në ambjentet e parkimit ka bërë disa telefonata, sepse ndërkohë lajmi kishte nisur të përhapej në media.
Të interesuarve u ka thënë që ishte mirë dhe po kthehej në shtëpi.
Por ka përfunduar në një spital privat, nga ku informacionet për gjendjen e tij shëndetësore u bllokuan.
Sipas mjekëve të spitalit publik , përveç goditjes me thikë, Gjermeni kishte edhe shenja goditjeje në trup, kryesisht në brinjë.
Kjo shton dyshimet se ai është përfshirë në një konflikt fizik.
Janë marrë në pyetje familjarët e tij, si dhe është shoqëruar për disa orë në komisariat një femër, identiteti i së cilës dhe rrethanat e përfshirjes së saj në këtë ngjarje mbeten për t’u sqaruar.
Dyshohet se ajo ka qenë me Gjermenin në momentin e sulmit.
Policia i ka gjetur atij 20 mijë euro në automjetin “Smart” me të cilin shkoi në spitalin publik e më pas në spitalin privat.
Gjermeni, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është gjykatës në Tiranë prej 2011-s.
Para se të vinte në kryeqytet, Gjermeni ka punuar në Gjykatën e Kavajës, atë të Elbasanit ndërsa ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Lushnjës.
Në 2006 u akuzua nga Ministria e Drejtësisë për shkelje në detyrë dhe parregullsi në deklarimin e pasurisë, por i shpëtoi shkarkimit për shkak se KLD-ja votoi në favor të tij.
Gjermeni është aktualisht edhe pedagog i së drejtës familjare si dhe anëtar i bordit drejtues në Shkollën e Magjistraturës.
Së fundmi gjykoi dosje të bujshme, si rasti i Konstandin Xhuvanit dhe ish-guvernatorit Fullani./ Dita
eshte jashte cdo logjike dhe morali qe ky lloj individi te vazhdoje te beje gjyqtarin. shikoni me sa maskarallik e mbulon te verteten, keshtu ben dhe neper gjiqe sa here merr eurot kesh. rraseni brenda per deshmi te rreme dhe te ngrihet nje task force antikorrupsion per te hetuar ne detaj kete ceshtje. nuk ka asnje diskutim qe ketu behet fjale per prishje pazaresh korrupsion, banda.
Po pse mor cun i hyn ketyre puneve? A e ke degjuar shprehjen: koka e vogel e ha koken e madhe? Dukesh se je profesionist ne marje lekesh por jo ne pune femrash. Le qe kot flasim, lalucet historikisht nuk kane q……..por i kane q……..Hak e ke te hash ca vite burg dhe ti harxhosh leket. Per sapun e vazeline. Te shofim a do te te mbroje shoku i armeve Xhin Xhoni prej Midite. U bene edhe zghebsat qe mbajne ere bajge te q………. P…….Tirane!!!!!!!
Kush thot qe i kane qire lalucet ata qe sa pushtues kalojne aq here e dredhin fleten ose fene ?
Mos pergjitheso drodhe pse mund te them se tirane nuk tiro sa por jane gati te gjithe te ardhur
Me habit fakti qe disa pre jush, perfshire ketu edhe parafolesin “horrja e sokakeve” kapen me prejardhjen e individit apo me gojedhena te popullit (qe ka deshmuar se ka shprehje qe tejkalojne cdo “inteligjence” te mundshme, dhe fale ketij populli jemi kaq te “kamur” sot). Si mund te ece perpara nje popull kur ne kemi diskriminim me gjitonin? Meso te besh nje analize vetjake ti zonja e sokakeve (meqe ra fjala: “sokak” vjen nga turqishtja dhe do te thote “rruge”) dhe meso te flasesh shqip, sepse urtesia fillon duke perdore emertimet e duhura… kafshe!!
Ndersa ky “zoteria” le te gjykohet per cfare ka bere!!
20 000 Euro si te ishin 200 Leke ! Ku i mori? Pse fshihet ? KU ESHTE DREJTESIA????????????????????????????????????????//
Po na plasi trapi o Tema, nuk e sheh? S’do na zere gjumi naten.
Kjo kategori pasi vijne nga provincat bejne para pastaj hapi tjeter jane dashnoret
Keshtu e pesofshin te gjithe se e meritojne.
Albanistan hesap
Laluc hesapi,fende e ftohte si I ati [babai].Keta flliqesira nuk e dalin parat qe xhvatin popullin fukara e kriminelet por u fryhet dhe kerkojne edhe ” nocke”!.
Ah sikur te kishte drejtesi ni Tirane!!!!!!!
Po te ishte ne evrope ky lloje gjyqetari me 20 mije euro keshe ne makine do hante burge sa te kalbej brenda. Cne nje gjyqetare me 20 mije euro me vete kure rroga i kalone na bankat, apo cdo shite blerje behet nepermjet bankave. Mo nuk i ka mbyllur dote pune na nje hundeleshi dhe donin ta hiqnin qafe. Keta po e marin ne qafe shqiperine
Kaq shume e kane dhjere keta, sa shkelin vete neper mut.
DR .MATT HITO ( USA ) ky sharlatan dhe kriminel duhet te jete ne burge per mashtrimet e bemat e tij .
ESHTE SKANDAL QE KY RRUGAÇE TE JETE EDHE PROFESOR ?