Gramoz Ruçi: Uroj që këtë sesion të zbatohet rregullorja, se sesionin e kaluar e kaluam duke dëgjuar Berishën

18 Janar 2016, 18:23Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka mbajtur një fjalim me fillimin e ri të sesionit parlamentar.

Ai ka thënë se sesionin e kaluar ka pasur disa suksese në parlament, ndërsa ka kërkuar nga Meta që këtë sesion të zbatohet rregullorja.

Kjo, pasi sipas Ruçit, sesionin e kaluar kanë dëgjuar të flasë pafundësisht Sali Berishën.

 “Kush ishte suksesi? Parlamenti është vendi i fjalës, dhe mbi të gjithë vendi i fjalës së opozitës. 119 orë debat. Kanë diskutuar mbi 509 diskutantë. Prej 5 sesionesh reshtë hapësirat për fjalën e opozitës kanë qenë periodikisht si asnjëherë tjetër më të mëdha se ato të mazhorancës. Opozita ka fol fiks 55 orë ndaj 53 orë që ka folur mazhoranca.

  Së dyti parlamenti është vendi ku bëhen ligjet. Janë miratuar 62 ligje, ligje tepër të rëndësishme.

A ka pasur dështime? Sigurisht që po. Kemi pasur një inflacion dhe shpërdorim të fjalës, sidomos nga deputetët e opozitës. Vetëm një deputet i opozitës ka fol mbi 8 orë, kur kryeministri i vendit ka folur 2 orë më pak. Shfrytëzohet koha prej 20 minuta për të folur për marrëveshje dhe nuk thuhet asnjë fjalë për të. në se opozita do të bënte në parlament alternativat e saj.

Dështimi i dytë, mos ngritja dhe mos shfrytëzimi i gjysmë orëshit për të fol për hallet dhe shqetësimet që kanë votuesit tanë. Në asnjë rast nuk u shfrytëzua. Plot 8 orë e gjysmë u kemi borxh halleve dhe shqetësimeve të zgjedhësve duke mos shfrytëzuar procedurat parlamentare.

Dështimi i tretë: Mos ekzistenca e kontrollit parlamentar. Asnjë seancë pyetjes, asnjë seancë interpelance, asnjë seancë me debat, asnjë seancë për mocion mosbesimi.

Uroj që sesioni që startojmë sot të mos jetë si i kaluari të mos ketë shpërdorim fjalë. Prandaj do të kërkoja dy gjëra: Të zbatohet rregullorja e Kuvendit që secili t’i nënshtrohet procedurave dhe të përdoren të gjithë instrumentet që të justifikojnë atë që ne jemi këtu dhe për atë që na kanë zgjedhur zgjedhësit tanë”, tha Ruçi gjatë fjalës së tij.

 

6 komente në “Gramoz Ruçi: Uroj që këtë sesion të zbatohet rregullorja, se sesionin e kaluar e kaluam duke dëgjuar Berishën”

  1. stela says:

    Rendesi ka qe keni mor rrogen qyl, o Gramozo, po s’ka rendesi se per cfare jeni ne ate hàle publike (parlament).

  2. adi says:

    te zbatosh rregullat duhet ta fillosh njehere nga vetja.
    gramoz ty ti shkelin rregullat ne menyre perbuzese brenda ps e ste pyet njeri ,ndersa ti kerkon qe te tjeret te respektojne rregullat.

    gramoz me gogolin sali skeni gje ne vije.
    se edhe te doni ju saliun nuk e voton me njerezia ata qe e hoqen.
    se te qe per ju saliu do ishte akoma kryeminister.

    PS: ta kane thene gje daten e kongresit apo do ta bejne surprize?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Parlamenti eshte bere arene sulmesh,kunder kryeministrit dhe PS-s !
    Po te sulmohet LSI-ja,besoj se do zbatohet rregullorja “pike per pike”.
    Kryetari i grupit parlamentar te PS-s,duhet te menaxhoj me mire,situatat politike,kur berisha thyen rregulloren,te largohen nga salla !

  4. alb says:

    Tema,doni qe t’ju shaj nga robt qe nuk e lejoni postimin tim……?

  5. Po,Po says:

    ZOTI RUÇI ! JU TE PS-se NUK JINI NE GJENDJE TE DREJTONI NJE PARLAMENT SIPAS RREGULLORES QE KINI MIRATUAR VETE DHE JO ME PASTAJ TE DREJTONI NJE SHTET , ME LIGJET E STANDATEVE EUROPIANE . KU E GJENI TE DREJTEN PER TA LENE BISHEN BERISHA TE DERDELLISE ME ORE TE TERA NE KUVEND ?! NA JINI BERE TE GJITHE POLITIKANET , TE NA DUKENI SI DERRA DHE JO SI NJEREZ . JEPNI SHEMBULLIN VETE , QE TE NA BINDNI EDHE NE , SE JINI SERIOZE . LEJIMI I DY STANDARTEVE FLET SHUME ME TEPER ,SE SA E MENDONI JUVE .

  6. leckamani says:

    Ku je Ruc Ruci,tamam ruc edhe Koco Bexhetja ta mblodhi,ti sikur u hekerreve per Kongresin Kocos por ,por Bexhetja e dinte qe ti je nje gomar qe nuk mban dot samarin tend,Perfundimisht u lepive mbas Bexhetes se po pret Venecian,Hajde dru me pre ne PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje