Fevziu: Cila është e vërteta e mesazhit të përgjimit që Artan Hoxha publikoi në Opinion

18 Janar 2016, 13:07Politika TEMA

Blendi Fevziu i është rikthyer sërish mesazhit që Artan Hoxha publikoi pak ditë më parë në emisionin e tij Opinion.

Fevziu thotë se nuk e dinte që Hoxha do ta publikonte atë mesazh.

Nëse do ta dinte, Fevziu thotë se do ta bënte temë emisioni atë mesazh.

Ja çfarë shkruan Fevziu:

“Opinionet janë gjithnjë më shumë se sa dy, ndërsa fakti është vetëm një! Kjo aksiomë e vjetër e gazetarisë duket se ka humbur rrugën prej kohësh në Shqipëri. Për ironinë tonë, pikërisht fakti paraqitet si opinion dhe opinioni si fakt. Kjo  anomali që ndodh në të gjitha shoqëritë ku demokracia nuk është e konsoliduar; ku reagimi publik është i zbehtë dhe ku njerëzit e fuqishëm besojnë se opinioni është një turmë që beson çdo gënjeshtër të tyre, më erdhi ndër mend këto ditë, duke ndjekur në forumet formale, por edhe informale një debat që lidhet me një detaj të emisionit Opinion javën që shkoj. Dua të bej një sqarim, i cili më shumë se sa për emisionin Opinion, vlen për mënyrën se si shtypi funksionon dhe një sfidë shumë publike për të gjithë njerëzit paranojakë dhe me teori konsiprative që vërtiten në këtë vend!

Një javë më parë, në një emision të organizuar për përgjimet që bëjnë mediat me qëllim goditjen e korrupsionit (Emision që mori shkak nga shikushmëria e madhe e emisionit Stop në javën e tij të parë) qëlloi të ishte i ftuar edhe gazetari Artan Hoxha. Panelet gjithnjë vendosen në një mbledhje me së paku 10 vetë dhe jo pa u debatuar më parë. Një prej gazetarëve propozoi Artan Hoxhën për arsye të filmimeve që ai kishte komentuar shpesh në media, ku hyjnë edhe pamjet e 21 Janarit, ta rrëmbimit të Stafukës apo edhe ato të vrasjes së Komisar Dritan Lamajt. Hoxha pranoi dhe gjatë emisionit, ku u duk disi pasiv, publikoi një sms shkëmbyer mes Ismailajt dhe një politikani të lartë që ai vetë e identifikoi me Ilir Metën, në atë kohë, Kryetar i LSI dhe deputet. Sqaroi madje edhe detajet ligjore apo antiligjore në të cilat ishte kryer ajo nga Prokuroria. Në fakt, personalisht nuk kisha dijeni për atë sms. Ky ishte edhe difekti i emisionit. Nëse Hoxha do ma kishte thënë që në fillim, nuk do t’ja jepja fjalën në fund dhe as do ta kaloja pa përqëndrimin e nevojshëm. Do ja jepja fjalën që në fillim dhe do ta kisha përqëndruar emisionin tek ajo sms dhe ajo dosje. Asgjë më shumë se sa ai denoncim nuk mund të tërhiqte vëmendjen e publikut që atë moment arriti diku në 58 % ose baraz me një televizor në 2 ndezur tek ai emision. Një drejtues emisioni nuk mund të ëndërrojë asgjë më të madhe se sa kaq. Si gazetar, të kesh mundësinë e një denoncimi të tillë, po ashtu është një kulm profesional. Vërtetësia apo jo e faktit i takon padyshim gazetarit që e bëri denoncimin. Ajo që i mbetet emisionit është thjeshtë oponenca dhe gjithë pikëpyetjet që publiku ngre në këtë rast. Për ta bërë siç duhet detyrën që ka.

Pas emisionit pata rastin t’i hedh një sy disa fletëve të saj dosje, përgatitur nga Prokuroria, ku përfshihej njerëz të mediave dhe të politikës, në rrethana nga më të çuditshmet. Mendoja se do bëja një tjetër emision për këtë gjë, por java e kaluar u dominua nga Reforma në Drejtësi dhe kjo e shmangu temën e parë. Madje nuk foli as opozita që zakonisht flet për gjithçka dhe as Kryeministri, të cilit po i akuzohej aleati kryesor. Nuk tha askush nëse sms qëndron apo është e manipuluar; nëse fakti është fakt apo jo, por i gjithë debati u përqëndrua se kush ja bën Metës dhe pse?! Edhe unë besoj se këtë Ilir Metës ja bën dikush. Nuk besoj se është çështje drejtësie sepse drejtësia mund të reagonte me vepra vetë. Madje Prokuroria e ka mbyllur dosjen dhe për 7 vjet për të nuk u kujtua askush. Përse u hap tani?! Ka shumë vetë që mendojnë se ja bën Rama, ka që mendojnë se ja bën PD. Ka të tjerë që mendojnë se në lojë është Dritan Prifti apo Tom Doshi. Mund të mendoj edhe unë si ata. Por ky është opinion. Kush ja bën dhe përse është e dyta. I pari është fakti dhe pyetja, a duhet që një emision të ndalojë një gazetar që vjen me dosje në dorë dhe publikon një fakt. Meqenëse ka qëlluar që Meta të përmendet në dy emisione dhe meqenëse ka shumë vetë që mendojnë se këtë ja bën Rama (Mbase është edhe kjo e vërtetë), po i kujtoj se po në Opinion doli çështja e makinës së Tahirit dhe ai u detyrua ta pranojë live. Po në këtë rast, ishte Meta që ja bëri Tahirit apo Basha?

Pak kohë më pas kur Basha kërkoi të publikohesh një intervistë e oficerit të policisë Zagani që sipas tij, gjithnjë sipas tij, nuk e publikonte kush, unë ju përgjigja menjëherë pozitivisht. Madje live. Intervista u transmetua për tre emisione rresht dhe pati një vëmendje mediatike impresionuese. Edhe në këtë rast më shumë u komentua se përse u transmetua intervista se sa vërtetasia e akuzave të Zaganit. Intervista permendëte Ramën dhe Tahirin. Sipas llogjikës së komenteve sërish duhej pyetur: Po këtë kush po ja bën Ramës dhe Tahirit?

Ajo që me gjasë nuk e kupton politika është se “kush ja bën kujt” për një gazetar nuk ka asnjë rëndësi. Personalisht komentet s’më kanë shqetësuar kurrë e madje i kam lexuar me zë. Mund të jemi i vetmi emision në Shqipëri në studion e të cilit është kritikuar edhe Klani edhe drejtues të televizionit, madje edhe drejtuesi i emisionit vetë. Kjo e ka bërë emisionin më të ndjekur e më të hapur. Dhe unë besoj se për këtë arsye vijojmë prej 19 vitesh në transmetim!

Eshtë mirë që protagonistët politikë sulmojnë dhe nxjerrin abuzimet e njëri – tjetrit. Ndaj kam një sfidë publike. Kushdo qoftë, gazetar apo politikan që ka diçka për të denoncuar është i mirëpritur në Opinion! Qoftë kushdo personi i përmendur në dokumentat që ai disponon. Nëse Rama ka dokumenta për Bashën apo Metën; nëse Meta ka dokumenta për Ramën apo Bashën; nëse Basha ka dokumenta për Ramën dhe Metën, mirëardhshin! Studion e kanë të hapur. Mund të sjellin çfarë të duan dhe nuk i censuron askush. Nuk ka asnjëherë rëndësi kush e bën denoncimin, por sa i vërtetë është ai. Në do ta ndihmojmë këtë denoncim duke hapur një rubrikë të veçantë edhe në opinion.al që nesër.

Së fundmi, një përgjigje ndaj asaj media që shkruante se gazetari Artan Hoxha nuk do shkelë më në studion e emisionit tonë nga urdhëri që kanë dhënë njerëzit e fuqishëm në këtë vend. Ai do jetë aty sa herë ne të kemi nevojë dhe sa herë ai ta pranojë ftesën tonë. Duke nisur që nga kjo dosje. Opinion nuk varet nga humori i partive dhe partitë kanë vetem një mundësi ta ndikojnë atë. Të shprehin mendimet e tyre në studio. Për këtë nuk do t’i ndalojë kush.

Ndaj i kthehem sërish sfidës së parë?! Keni dokumenta dhe denoncimi, sillini tek ne…”

13 komente në “Fevziu: Cila është e vërteta e mesazhit të përgjimit që Artan Hoxha publikoi në Opinion”

  1. vk says:

    kerkoi te publikohesh??? kerkoi te publikohej…. Fevzo!!! ke mbaruar dhe gjuhe letersi, pale……

    1. fevzo says:

      vk s’i shkruan ai keto ..Pamerak vk ..hihihihi

    2. Raimond vlonjati says:

      Fevzo edhe ai budallai gazetar Artan Hoxha u perdoren nga Edi Rama

      Esht hera e dyte qe Rama godet Meten , per ta diskretituar
      Heren e oara Rama perdori Doshin dhe Sala si idiot e hengri ate loje dhe doli e ilerinte ku der Metes ne Parlament nderkaq qe Rama bente sehir duke e kene Meten ta shqyente Sala me shoke

      Ndersa Kete here Sala e kuptoi lojen dhe nuk u fut fare te godiste Meten duke e prrdor kete fakt qe gjasme e kish gjetur ky gazetari budalla Artan Hoxha , dhe e nxori Edi Ramen zbuluar fare ne kete loje prej te pabesi , qe i fut thiken aleatit te tij , i cili e solli ne pushtet

      Dhe akoma me shum u diskretitua ky Fevzo hajvani , se ky u perdor tamam si mashe nga Rama

      Meta tani vetem te jete hajvan fare , nqs qendron ne aleance me ket te pabesin

      Esht interesant te shikohet shkaku pse Rama Kerkon ta eliminoj Meten

      Kjo tregon natyren anti shqiptari prej kauri tr pabese per te cilin cdo njeri i fese tjeter quhet armik dhe duhet eliminuar

      Absolutisht ky bastard kryeminister edht nje zgjatim i krahut kriminal te Kishes greke ne qeverisjen shqiptare

  2. eli-tiv says:

    …na lodhi me budallalleqet r tij ky fejzo…

  3. Ivani i madh says:

    O koke zbathur aty vendos krye plera Sander mafishja e jo ti nje buthlepies si pronari jot. Pse se ke thirur A. Bushtatin ne Opinion pas atyre artikujve qe shkrojti ai kundra pronarit tend se vendos tjeter kush. Prandaj mos e rif gjoksin shume, shkurt mos ha shume mut se tani te rezojne dhembet se floket e paten bashke me trute.

    A. Bushter tani pas atyre artikujve qe shkrojti ai

  4. kirurg says:

    Vetem dokumentet per Berishen nuk t’i nxe goja… ?

  5. Nik says:

    Fevzo shejtan budallai thote per Artan Hoxhen “qelloi te jete aty…” jo qe e kish kordinuar Fevzua te ishte aty me “dokumente”!

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Gazetari Artan Hoxha,kishte vite pa u “ftuhar” ne emisionin “Opinion”,per cudi,ne keto emisjonet e muajve te fundit,te befasonte me pjesmarrjen e tij !
    Pra, ai po peshkoej nga Fevziu(sepse emisioni eshte i tij),po behej familjar nga fansat e tv.klanit.
    Kaq te bind , Fevziu ka patur dijeni te plote,per materialin e gazetarit Hoxha,ka zgjedhur momentin e duhur per ta konsumuar!
    Fevziu eshte skile e vjeter,gazetari Hoxha eshte shume i afte per grumbullimin dhe shperndarjen e informacionit,por eshte naiv,per metodat mafioze te goditjes se kundershtarve politik.

  7. Po si kujton ti z. Fevzo populli i ha kèto kerpudha te helmatisura qe leshon ti ne emisionin tend te cilit i ngre vlera te medha ne shikueshmeri?Populli i shikon por te peshon edhe ty me te gjithe skoten tende qe derdellis.Shikueshmeria ka vlere vetem kur te vleresojne per emisionin dhe jo per shikueshmerine qe mund te shikosh edhe budallalleqe tere naten.

  8. Arber Iliri says:

    Fevziu, publiku e kupton ku eshte krimi dhe ne rastin konkret sms ishte nje krim qe duhet hetuar kjo eshte mencuria e publikut.Meqe po don me u heq si parimor po te bej nje pyetje A ke menduar te besh nje emision me denoncimet e Izet Haxhise ndaj Sali Berishes, duke qene se ka qene personi me afer tij dhe ka folur per nje veprimtari kriminale shume te rende nga ana e ish Presidenti.Per mua zbulon rrenjet e deformimit te ecurise demokratike ne keta 25 vjet.

  9. leo englnd says:

    Po ik o loqe se le kokrren e nmit. yt pusht i dhier

  10. lifi says:

    Fevzo e hoqi shume shpejt kete editorial nga portali opinion.al,zakonisht e mban 3-4 dite por sic duket nuk i ka bere mire llogarite me Frangajn.Hale fare.

  11. nostradamus says:

    Ky ”trimosh”, Fevzo kur merrte Berishovicin ne interviste rrinte si mut para tij, ndersa me te tjeret ben gam-gam si kone rrugesh ! Dhe ka aresye te forta t’i rrije ashtu Berishes sepse e ka amanet nga dajo i tij , Esat Pashe Toptanit, i vetmi shqiptar mik i Karagjeorgjeviceve …!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje