Grida Duma: Artikulli i “The Economist”, me lekët e taksapaguesve shqiptarë

17 Janar 2016, 12:51Politika TEMA

Partia Demokratike ka dalë me akuza të reja kundër kryeministrit Edi Rama. Demokratët denoncuan përmes Grida Dumës artikullin “Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan”, botuar nga  “The Economist”, si të paguar nga qeveria.

“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar. Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar”,- deklaroi koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.

Sipas opozitës, të tilla reklama u kanë kushtuar miliona euro takspaguesve shqiptarë vitet e fundit.

“Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”,- vijoi Duma.

Partia Demokratike mendon se as këto reklama, jo vetëm që nuk ndihmojnë Shqipërinë, por as nuk do të shpëtojnë Edi Ramën nga gjykimi i qytetarëve, raporton TCh.

“Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”,- mbylli deklaratën, Grida Duma.

11 komente në “Grida Duma: Artikulli i “The Economist”, me lekët e taksapaguesve shqiptarë”

  1. NoName says:

    Te besh reklama ne nje reviste si “The Economist” nuk ka asgje te keqe. Pasi eshte mundesi per te terhequr vemendjen e investitorev te huaj per te investuar ne Shqiperi. Eshte veprim dhe pjese e strtegjise per te rritur investimet e huaja.

    1. Tony uk says:

      Nuk ka gje me te mire ,cproblem ke ti Grrrrida dumdumja,reklame e mire per shqiperine eshte.

      1. Ramy says:

        Ore torollak I Edushkes, ka familje ne shqiperi qe vuajn per buk goje, ti thua nuk ka gje te keq pse ka paguar miliona lek per imazhin e vet,

  2. Uauuu says:

    PD-ja të gjurmojë miliardat e eurove që fluturojnë nga një mafioz te tjetri, se këto miliona janë sa një fije floku në pazaret e Ramës me kompani.

  3. Uauuu says:

    Lere dreqin se nuk të prish punë. Mos m’i zhduk.

  4. sikur te isha djale says:

    Ta pa bytha ty?

  5. arben says:

    Pse cfare kujton ti moj debile se The economist eshte si puna e RD qe artikujt botohen me urdher Ali Babe Saliut?

    1. adi says:

      arben
      te kjo gazete nuk botohen artikujt me urdhra po me te paguar por mire ama.
      qe dmth rama per te mburur veten ka paguar nga leket e mi se te tute nuk e besoj ti do jesh ose kokra e rrefugjatit.
      ose ndonje legen administrate

  6. Urimi says:

    Per çdo dite e me shume shqiptaret po turperohen nga lideret etyre politik dhe veqmas nga kjo kopeja e derrave qe quhet PD,se ne qfar niveli kane rene keta e deshmon edhe kjo paraqitje e kesaj spikerices ku ne vend se te gezohet qe me ne fund ka nje shkrim te mire per vendin e saj,ajo sulmon gazeten dhe shane qeverine sikur te ishte perfaqesuese dikujt tjeter,zaten kjo edhe mund t ejete e vertet pasi dihet se grida duma eshte me shume greke sesa shqiptare pastaj kur dihet se PD ka ne zemren e saj edhe serb si anetar e keshilltar te larte ateher sdo mend se keta nuk i gezohen nje shkrimi te tille,kjo kopeja ekafsheve qane akoma se Lazarati u zhduk dhe mundesia ebiznesit legal u eshte veshtiresuar prandaj nuk zgjedhin forma per ta njollosur vendin e vet,sikur e deshmojne se jane futur ne politike per ti realizuar endrrat e greqise e serbise prandaj shqiptart duhet tua kthejne shpinen para se ata te perfundojne nje ditre ne burg.

  7. stela says:

    Oooooj Gride ke shume te drejte ketu!!!!

    Plus i dini keto manovra ju, se i keni pas bo vete, kur ishit ne pushtet……

  8. mireli n says:

    Nji artikull i kesaj gazete qe lavderon Shqiperine nuk perbene absolutisht asnji problem. Sikur disa investitore ta lexojne
    vijne ne Shqiperi dhe investojne. Jemi ne nji realitet tjeter zj.Grida edhe ne qofte se jane paguar para per artikullin nuk u be qameti.
    Kritikzeret e PD edhe kur thuhen fjale te mira per Shqiperine nxijne dhe vjellin vecse vrere. Tani si qytetar po te pyese zj. DUMA si i
    spjegon Qeveria e PD miliona dollare te paguara nga taksapaguesit shqipetare per pudrosjen e Qeverise suaj dhene PODESTES ?.
    PD ka shume mekate ndaj ketij populli dhe sic po duket me avazin e vjeter do rrini gjate ne opozite. Dhe perseri populli do vuaj sepse
    jeni ju qe fatekeqesisht jo vetem spo beni opozite por nuk jeni te besueshem. Kunder cdo reforme,kunder per gjithcka, kunder do ta keni
    dhe SHQIPERINE. Mekatet tuaja nuk ka oqean qe ti mbaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje