Shqipëria mbërthehet nga i ftohti siberian: Temperaturat deri në -15 gradë celsius

17 Janar 2016, 09:43Politika TEMA

Që prej pasdites së djeshme gjtihë vendi është mbërthyer nga një i ftohtë siberian.

Zonat malore janë përfshirë nga reshje të dendura bora dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Rreshjet kanë vazhduar gjatë gjithë natës duke bllokuar edhe disa akse rrugore.

Autoriteti i Rrugëve bën me dije se në shumë akse është i domosdoshëm qarkullimi me zinxhirë.

Në qarkun e Kukësit, janë të detyrueshëm zinxhirët në akset Tuneli i Thirrës-Kalimash-Morinë dhe sigurisht edhe në drejtim të fshatrave.

ARRSH ka dhënë të njëjtën direktivë edhe për akset: Librazhd-Pogradec, në Qafë Thanë; Milot-Mirditë dhe Mat-Bulqizë.

Në Qarkun e Korçës situata më problematike paraqitet në aksin Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë; Pogradec-Qafë Plloçë, Podgorie-Liqenas, deri në Doganën e Goricës në juglindje të vendit. Reshje bore po bien edhe në Qafën e Llogarasë, ku është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Gjithashtu, autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët në timon të ruajnë normat e shpejtësisë, të respektojnë sinjalistikën dhe të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike.

Pas reshjeve të dëborës, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave deri në minus 15 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat fushore deri në minus 5 gradë. Shkak është masa e të ftohtit nga Siberia.

1 komente në “Shqipëria mbërthehet nga i ftohti siberian: Temperaturat deri në -15 gradë celsius”

  1. Shahisti says:

    I ftohti siberian deri -15 grade celsius? Po cfare thoni or burra, i ftohti siberian fillon aty ke -40 grade Celsius, ne mos edhe me ftohte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje