Një listë me emra prokurorësh e gjyqtarësh për shkarkim duket se do të jetë gati në kohën kur drafti i Reformës në Drejtësi të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament. Prej më se një muaji, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur një hetim në lidhje me pasurinë e njerëzve të drejtësisë.
Gazeta “Panorama” ka mësuar nga burime të konfirmuara se prokurorët e vendit janë thirrur me radhë në zyrat e ILDKPsë ku janë marrë në pyetje në lidhje me pasuritë që disponojnë në emrin e tyre. Sipas rendit alfabetik në listën emërore të prokurorëve, ata janë thirrur në zyrat e ILDKP-së njëri pas tjetrit.
Gjatë seancave të marrjes në pyetje në Inspektoriat, prokurorëve u është thënë se bëhet fjalë për një proces verifikimi paraprak. Burime të gazetës “Panorama” kanë thënë se nga ky verifikim nuk bën përjashtim asnjë prokuror. Pra, bëhet fjalë për një proces verifikimi mbi pasuritë e gjithë trupës së prokurorëve emër për emër.
Hetimi
Në ndryshim nga procedurat e zakonshme të më parshme, kur pas kontrollit formal të deklaratave të pasurisë ILDKPja përzgjedh me short emrat e zyrtarëve për kontroll të thelluar, në rastin e prokurorëve është vepruar ndryshe.
Me synimin për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës, bazuar edhe në informacionet mediatike, duket se ILDKPja ka vendosur verifikim total për pasuritë e prokurorëve. Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznes e gjithçka tjetër që përbën pasuri, është verifikuar nga ILDKPja nëse ka qenë në emër të prokurorëve.
Atyre u janë kërkuar fatura apo dokumente justifikuese në lidhje me pasuritë që janë gjetur në emër të tyre. Procesi i thirrjes së prokurorëve për të dhënë sqarime në lidhje me pasuritë që disponojnë është duke vazhduar, pasi lista emërore nuk ka përfunduar ende. Megjithëse procedura është masive dhe e pandeshur më parë, prokurorët thonë se seancat e pyetjeve në Inspektoriat kanë qenë përgjithësisht korrekte dhe profesionale.
Lista e reformës
Besohet se në fund të kontrollit administrativ që po kryen ILDKPja në lidhje me pasurinë e prokurorëve, do të ketë një listë me emrat problematikë. Në këtë listë do të zënë vend ata punonjës të akuzës që kanë pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e tyre të ligjshme.
Pikërisht emrat e kësaj liste duket se do të jenë të parët që do të largohen nga sistemi me hyrjen në fuqi të Reformës në Drejtësim, e cila është ende në fazën e diskutimit dhe të draftimit. Gjatë viteve të fundit, Inspektoriati i Kontrollit e Deklarimit të Pasurisë ka paditur disa gjyqtarë dhe prokurorë me akuzën për probleme me pasurinë.
Ky eshte nje proces qe matet nga publiku vetem ne produktin fundor,,,,dmth puna e ILDKP-se nuk shihet dot tani.
Uroj te jete I mbare,i themelte dhe crrenjues I organit te akuzes prej malinjitetit endemik te 25 vjetve te fundit.
Po jua late ketyre bicim,s’kini gje ne vije.Jane nje organ shume i rendesishem por me Bujar Leshkon nuk behet gje se e ka vene dhe e kontrollon Saliu.
Shume mire do behet, por dhe kreut te ILKDP-se i duhet hetuar pasuria, te gjithe qe kalojne aty kane nje takse qe zoti Ganaj te mos i padise, eshte nje zyre apostafat per kete,
Nisni sa me shpejt dhe hetimin e pasurise se politikaneve, se, nuk eshte cudi qe te dalin xhevahire te pabesueshme. Konfiskojuani dhe u vini hekurat! Kjo do ishte drejtesi!
qeni te zotin nuk njeh ne ate xhungel me hajdutet profesionist me kollare qe shesin drejtesine ngrene vila dhe blejne makina luksoze.dhe mbrojne njeri tjetrin .asgje ska per tu ndodhur prokororeve dhe gjykatesve te korruptuar ,kane para per ditet te veshtira.nje analist evropjan thekson se me zyrtaret shqipetar mund te hysh ne dallavere dhe korrupsion me lehte se me cdo funksionar ballkanas.
Ju jen ivetem per te mbrojtur e mbuluar ata jo per te denuar ,jeni vetem per e lare m… e tyre me shu…,jeni nje kaste qe mbroni njeri tjetrin.Mjer shqiptari per fatin qe i ra te kee ju per 70 vjet ne krye.
Pasurite e ketyne duhet pá tjeter te shpallen,në menyre qe ti shikojme te gjithe.Se pari per te zbulue hajnine e tyne dhe se dyti per te pá në se ato kanë tregue te verteten.
Sipa ksa prokurore jan si nxensit qe mesusi ju kontrollon duart cdo dite kush i ka te lara e prer thonjet
Ama prokurri e pa varur qe paraqitet ne ekzekutive
ketu fillon shkelja
Pse lejon ekzekutivi te thirren prokuroret e saje:JO dhe JO.
Ky inspektori i laret per deklarimin e pasusie qenka mbi byrone politike
kuj tja bejn trama me gishte ja conte kembet perpjet prokurorve
kete pune nuk duhet ta abjn asnje organ i ekzekutivite.
Keshtu nuk vendeoste DRJTSOA kontrolla nga sipere Byroja,InspektimiKshiili deklarimeve Parlamneti Presidenti.