Lobuesit e Berishës, pagesë edhe në 9 shtator, ditën e fundit të tij në zyrë

16 Janar 2016, 21:01Politika TEMA

“Influence Explorer” është pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane.

Sipas dokumenteve të publikuara nga IE një pagesë prej 180 mijë dollarësh nga ish-qeveria shqiptare është kryer në datën 9 Shtator të 2013-s.

Një ditë më vonë, presidenti Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të majtë, që doli fituese në zgjedhjet e Qershorit.

Kjo pagesë është vetëm njëri nga këstet, që ish-qeveria shqiptare ka paguar për lobim në 2013.

Sipas “Influence Explorer”, janë paguar 560 mijë dollarë të tjerë nga prilli në shtator.

Të gjitha janë përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.

Këto pagesa janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.

Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të Berishës në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti.

Në 2009 del në skenë “Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”.

Nuk dihet sa para janë paguar prej 2007-s.

Por vetëm për periudhën 2011-2013 firmat e sipërcituara kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi, sipas “Sunlight Foundation”.

“Podesta” ka një angazhim vërtet mbresëlënës në Tiranë.

Grupi kryesor i kësaj firme lobuese ka qenë thuajse rezident në Tiranë në mujat para dhe pas zgjedhjeve të 2013-s.

Më 16-18 qershor të këtij viti kanë qenë prezent në Tiranë John Anderson, ndërsa nga data 16 deri më 28 qershor, ka qëndruar në Tiranë dhe Bay Fang, ish-zyrtare e DASH,  që sapo ishte bërë pjesë e kompanisë së madhe të lobimit.

Ajo është punësuar si konsulente më 14 maj të atij viti.

Ndërsa gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, një tjetër VIP i “Podesta”-s ka zbritur në Tiranë.

Sipas dokumenteve, vetë Anthony (Tony) Podesta ka udhëtuar drejt Tiranës më 26 maj të atij viti dhe ka qëndruar për dy ditë në kryeqytetin shqiptar.

Interesant është që ekspertët e “Podesta”-s ndërkohë nuk kanë kryer asnjë udhëtim në shtetet e tjera ku kanë pasur klientë, si në Hong-Kong, Indi, Irak, Japoni, Azerbajxhan apo Qipro. / Dita

20 komente në “Lobuesit e Berishës, pagesë edhe në 9 shtator, ditën e fundit të tij në zyrë”

  1. Beniku says:

    Keta ,me ne krye Saliun ,duan litarin mu ne mes te Tiranes. Te paguajne qimet e kokes ,te rjepin popullin,te lene femijet neper shkolla e kopshte duke u dridhur nga te ftohtit e te pagujna njeres me miliona dollare per te genjyer popullin. O popull Saliu do tredhur per se gjalli. Mos e shani Enverin,pasi burgosi e vrau keta lloji njerezish……

    1. Te fala sandrit says:

      Po edvini cka bere keto dy vjet pet ta denuar kriminelin dhe abuzatorin berisha ? Asgje dhe prandaj edhe ai eshte njesoj si SRB

  2. yyyyyyp xhixhi says:

    Shikojeni se si krekosen !!!!!!!
    Shikojini fytyrat e kremosura dhe te pudrosura!!!!!!!!!
    Shikojini kostumet, kemishat, kravatat…………
    Te blera me parate e gjakut te fukarenjve shqiptare……..
    O ZOTI YNE!
    Shiko fytyren e krimit shqiptar qe krekoset rrugeve te New Jork-ut!
    Shikoni ftyrat e lumtura te ketyre pjellave te ndyra qe ushqehen e bredhin me mbi 2.4 milion dollareve!!!!
    SALI-SERB-KRIMINEL-TRADHETAR-HAJDUT-TRAFIKANT-KELLIRA ka derguar dollare deri ne Amerike per te pudrosur dhe vajosur fytyren e tij !

  3. adi says:

    jam shume i lumtur!!!!
    qe ja aritem kesaj dite qe nuk po na i vjedhin me leket lobuesit e berishes.
    po po na i vjedhin pak me shume por te pakten jane te rames.

    1. evi says:

      E trishtueshme vertet!!! Ndryshon emri i hajdutit por vjedhja vazhdon

  4. syri says:

    po te beni nje kerkim del qe kompania Sunlight Foundation qe ka nxjerr lajmin ka si donator kryesor Open Society Foundations(Soros)

  5. leka says:

    Sa e sa afera tjera korruptive me permasa shume me te medha ,madje edhe me pasoja tragjike e viktima te shumeta ka ne shpine Berisha dhe oborri i tij politik eshte veshtire te numrohen.Kjo eshte arsyea e gjithe kesaj zhurme dhe fushate per ndaljem apo relativizimin e reformes ne drejtesi.Berisha me nje zell te papare gjate qeverisjes se tij me mercenare dhe para te taksapaguesve ka ndertuar nje fortese me te sigurte se bunkeri i Enver Hoxhes,per te mbrojtur ate vete e njerezit e tij dhe pasirite e perfituara me parat e popullin ne menyre antiligjore.Ky e din mire se po te rrenohet fortesa e gjykatesve dhe prokuroreve te kapur dhe te korruptuar madje edhe te ushtruar per kauzen e tij,nuk mbetet qofte edhe nje dite ne liri.Gjin gjonat e shumte ne te gjitha nivelet qe kane bere ligjin e maliqin perbejne bunkerin mbrojtes te regjimit berishian.Vllezer vete ulurimat dhe mimika shperfytyruese e Berishes neper mbledhje e ekrane deshmon panikun qe nga renja e tij nga pushteti.Ai e quan Ramen meduze te krimit,ne fakt ishte ai meduza dhe oktapodi i krimit ,korrupcionin dhe informalitetit tere kohen e sundimit te tij ne Shqiperi.Ai sot po hedhe shqelmat e fundit ne perpjekje per tu kthyer edhe nje here ne fronin e kryemeduzes.Mvaret nga shqiptaret nese do lejojne te mbeten ne kthetrat e ketij mafiozi primitiv.

  6. G says:

    E shikoni qe Sorrrrros po rilind jo vetem Ramen dhePS, por dhe Meron dhe Temen.

  7. Lili says:

    More Mero, pse nuk shikon cfare transferta ka bere M.Mata dhe Carapuli per lobuesit e Bertishes me urdher te Granofit? Kane vetem nje kompani auditimi qe prej nuk mbahet mend sa kohesh qe e ushqejne me para per te mos i nxjerre te palarat. Po USAID pse nuk kontrollon?

  8. perlat spahiu says:

    kerceni e kendoni,te bardhe e te zinje amerikane,ju qe komandoni boten me pagese e fergese,se pensionistet e invalidet ne shqiperi nuk marrin me shume se 100euro ne muaj,

  9. maks says:

    i befshin ilace per vete dhe familjet e tyre ata qe au dhane ketyre dhe keta qe i moren mallkimi i popullit u rent ne krye

  10. Sali Ram Sheqere Berisha [zoti i ndjefte keta te fundit se nuk kan faj se linden nji perbindesh], ka bere aq obuzime me parate dhe pasurite e truallit shqiptar ,sa asnji kokar qe komenton pro tij,nuk mund ta kuptoj kete fenomen ………….

    Do te dalin aq shume bema e gjema te bera prej bandes se mireorganizuar cetnike serbe ,sa do te na erren syte .
    Prisni pas nji fare kohe shume te afert ,mbasi ti bien qimet antishqiptarit Sali ,dhe te shikoni se si do te mbajne radhen per denoncime niiiijera njerez ,bashkpunetore te tij,per tu ‘pastruar’nga mekatet ekonomike te tyre !

  11. Era says:

    O, te kisha nje grusht te fuqishem…

    1. fakti says:

      po ti bashkojme grushtet behen te fuqishem dhe nuk ka tiran qe e perballon.
      kriminelet paguajne me parat e popullit per te mbajtur pushtetin keta soj sezash qe na vine nga larg !
      shihi ceren e i ke pare shpirtin thote populli yne.

  12. Nina says:

    Ore lereni Sali Berishen ose futeni ne burg per cka bere, por merruni me kto qe kemi tani se dolen akoma me te tmerrshem. Po e zhvasin popullin si te babzitur. Kane dhene gjithe vendin me koncesione per te cilat ne si popull paguajme miqte e tyre edhe 30 vjetet e ardhshem, disa deri ne 90 vjet! Edhe IWF dha dje alarmin qe vendi keshtu ekonomikisht eshte i marre fund. A keni femije neper shpi apo jo? A mendoni per te ardhmen e tyre?

  13. Kevinjon says:

    A jane keto pagesa Akt kriminal? Mesa duket jo, ndryshe Sorrosistet ne qeveri jane le te hapin hetim. Ndryshe llapni si zagaret duke mashtruar me “saliu i ka fajet”

  14. xixa says:

    Ku eshte prokuroria.

  15. Burri i gruas se Meros says:

    Akoma ke ura keta. Sapo zbulohet ndonje pisllek i rilindasve , gati antikroniken Mero qerosi . Po ti mor pusht ishe tellalli i Sakes qe e solle ne pushtet, çfare mutin kerkon nga populli tani ? Ti dhe soji yt Gjoleke Malen doni , qe tjua qi grate ku ti keni .

  16. VforVendetta says:

    Nukk mbulohet M…. me Sh…. Per ca ka bo ai tjetri ta plasi brenda. Po kjo nuk e fshin faktin qe artikulli te The Economist ishte i paguar me parate e taksave tona.

  17. Pilo Lala says:

    Ca beni ore cuna , mos se do ti degjoje kryeprokuror Llalla te gjitha keto dhe do beje kiametin. Kushedi se sa vet do fusi ne burg, se eshte i tmershem ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje