Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati nga konsullata e përgjithëshme e Shqipërisë në Milano inaguroi shërbimin e lëshimit të certifikatave të gjendjes civile.
Tashmë ky shërbim do të ofrohet në të gjitha zyrat konsullore pranë Ambasadës sonë në Rome dhe Konsullatave në Bari dhe Milano.
Lëshimi i një sërë certifikatave për shtetasit shqiptarë, rezidentë në territorin italian, u mundësua falë bashkëpunimit me qeverinë italiane në kuadër të angazhimit te shtetit shqiptar për të reformuar sherbimet konsullore.
Sipas shefit të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati “kjo reformë ka per objektiv kryesor permirësimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve konsullore, përshpejtimin e procedurave si dhe uljen deri në masën 50% të tarifave konsullore për shtetasit tanë.
“Ofrimi i këtij shërbimi pranë zyrave tona konsullore në Itali përbën një hap të rendësishëm për bashkëkombasit tanë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe transparente dhe sa më pak të kushtueshme. Njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve tona të shkëlqyera me Italinë si mikëpritëse e një numri të madh shtetasish shqiptarë. Ky shërbim përbën një formë moderne të asistencës ndaj qytetarëve tanë, të cilën synojmë ta shtrijmë dhe në vende të tjera”, tha Bushati, raporton TCh.
Synojmë tha ministri Bushati që brenda vitit 2016, në kuadër të projektit të “Konsullatës Dixhitale”, një pjesë e mirë e shërbimeve konsullore të ofrohen brenda një platforme online, duke modernizuar kështu shërbimin, rritur transparencën, përfshi aksesin ndaj informacionit dhe duke shkurtuar procedurat.
Gjithçka eshte shprehur keq ne kete shkrim (Ndoshta per injorance te gazetarit apo ….)
Nuk ka nje sherbim dixhital,por perkundrazi duhet ti hypesh trenit dhe te shkosh ne Milano ne Konsullaten Skipetare
dhe te besh kerkese per te marrre nje çertifikate lindjeje.Duhet te paraqitesh nje tufe
dokumentash qe tregojne e vertetojne vend banimin tend ne Itali(KY ESHTE QELLIMI I KETIJ “DIXHITALI”).
Etj.etj bla.bla.bla….
Lexojeni ne faqen e internetit te Konsullates Sqiptare ne Milano
Isha dje ne konsullate ne Milano nji sherbim mo’zo’m’keq.Cmimi i nje certificate lindje asht 20 € KTU NE KOMUNE KUSHTON 0,20€.
PAGESA NUK BAHET ME BANCOMAT POR DUHET TE BASH VRAP PE TE SHKU E BA RRADHE E PAGU NE POSTEN ITALIANE MA TE AFERT KUNDREJT CMIMIT1.50€.Per me besdis e vonu sa ma shume basheatdhetaret konsuj ktu thirshin pastruesen gjate orarit te punes ose bashin telefonata te gjata me familjaret e miqte tyne. mbyllshin deren 1 ore perpara mbyllljes, nuk mujshe me terheq numrin 2 ore para mbylljes .nuk respektohej radhe me numer ,hyjshin me demek me prenotim me e-mail. shume justifikme tjera qe lane me tregu se bahet pisllek.