Thirrje për veprim: Gjergj Bojaxhi lajmëron nisjen e një lëvizje politike

15 Janar 2016, 21:17Politika TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

Të dashur bashkëqytetarë!

Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Vjedhja, korrupsioni, klientelizmi, paaftësia dhe papërgjegjshmëria ka kapur levat e shtetit dhe po sundon sot, duke errësuar të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit.

Çfarë duhet bërë në këto kushte? Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetare te Tiranes votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Gjuhës mashtruese të politikanëve nuk mund t’i përgjigjemi as me plogështi, e as me fatalizëm.

Për çerek shekulli, shumë prej nesh që kemi shpresuar në ndryshime të mëdha – në krijimin e një Shqipërie evropiane – jemi dërrmuar nga zhgënjime të njëpasnjshme. Por zhgënjimi nuk duhet të na lidhë duart, sepse ne nuk jemi përgjegjës vetëm për fatin tonë, por edhe për fatin e fëmijëve tanë e të brezave që do të vijnë. Pikërisht në emër të së ardhmes së atdheut dhe të fëmijëve tanë, ju bëj thirrje që të bashkohemi nga veriu në jug, më shumë nga sa u bashkuam në zgjedhjet e fundit për Tiranën, në një lëvizje të re kombëtare, të ndërtuar po mbi të njëjtat parime.

Tashmë nuk duhet të bashkohemi thjesht për të sfiduar, por për të fituar. Të mos bashkohemi vetëm për të shprehur zhgënjim dhe mllef, por të bashkohemi për të ndryshuar Shqipërinë nga rrënjët. Ne, së bashku, duhet t’ia dalim, sepse korrupsioni e ka kalbur shtetin në bërthamë. Ai po humb legjitimitetin me të njëjtën shpejtësi, me të cilën po grumbullon paratë e pista.

Shqipëria ka një histori të gjatë përpara dhe nuk mund të mbahet peng prej atyre që çerek shekulli me radhë, nëpërmjet premtimeve të rreme, e kanë zhvatur e rrënuar. Ata nuk duan që ne të ngrihemi. Ata shpresojnë që ne të ulim kokën dhe t’u nënshtrohemi. Ata shpresojnë që ne të mos bashkohemi dot kurrë. Ata kujtojnë se ne kemi hequr dorë nga e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë. JO, Kurrë!

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita t’u themi “NDAL!” të korruptuarve e të paaftëve që po na drejtojnë.

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme.

KA ARDHUR DITA QE TE VEPROJMË!

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike.

69 komente në “Thirrje për veprim: Gjergj Bojaxhi lajmëron nisjen e një lëvizje politike”

  1. shvejk says:

    Komenti im i vetem eshte : Prape ti ?

    1. Bojaxhiou says:

      Bijaxhiu perkrahet nga Hervin NAim Cili. Edhe stafi i tije jane ish mjaftista dhe staf i UET. ne zgjedhjet lokale u aktivizua qe te ulte votat per PD dhe ia arriti qellimit. Ata qe ishin kunder Veliaj ja dhane Bojaxhiut. Ketre here sduhet ngrene sapuni per djathe.

      1. Panmdi says:

        I mbarove pushimet ne Afrike e neper malet e Europes ti?
        Tani do vish te qash hallet e popullit qe ska para, se ti andej nga shkon shkon falas?
        Realisht me ish te sjellurit ne politike te Saliut do e besh politiken? me ish shoket e Lulit?

        1. pilo Lala says:

          Bojaxhiu duhet te vije ne krye te PD.
          Ikja e nanos e rinovoi PS.
          Ikja e Berishes dhe Bashes, do e rinovoje PD

        2. niku says:

          O zoti Bojaxhiu, duke LEXUAR disa komente ne lidhje me shkrimin tuaj te nderuar per te ndryshuar gjendjen ne kete vend,ku 90% e popullesise jeton ne kushtet e varferise ekstreme per mbijetes,me gjithe potencialet e medha qe ka vendi yne, sinqerisht te theme qe ne e meritojme te jetojme ne varferi, ne nuk e dime qe bota jeton ndryshe. Populli yne eshte vete fajtor per gjendjen e mjeruar ekonomike qe ka. Ne nuk krahasoemi dote as me kosoven qe bene perdite protesta, megjithese pagen e papunesise e ka 100 euro. Populli yne ka frike nga te pasuruarit dhe te jetuarit ne bollek, nuk eshte rastesi qe ne kaluam diktaturen me te eger ne bote dhe po te shikoshn vidioet e asaj kohe eshte per te qeshur: Nje popull fukara,nje popull i nenshtruar ,jo vetem qe duartrokiste diktatoret e asaj kohe ne menyren me te paturpeshme,por mbanin edhe fotografite e ketyre horrave ne mjediset familjare.Keqardhje per kete kategori qe komenton ne shtyp

    2. Exho says:

      Prape ti Shvejk??

      1. nje Pedagog shkencave Politike... says:

        Z.Bojaxhiu, se pari duhen “zhdukur” Berisha e Meta e Nano (shembulli Milloshevic apo Sadam Husein apo Gadaffi jane me se te pranueshm e shpetues), dhe sekuestrim 99% te gjithckaje disponojne kjo treshe super-kriminale qe e kemi peshqesh nga PPSH dhe Sigurimi i Shtetit ne Dhjetor 1990 ne Qytetin Studenti. Pastaj merremi me te tjeret pas Tyre dhe bejme SHTET e shpetojme nje here e mire nga mashtrimi me emrin Dhjetor 1990..

    3. Perkrahes says:

      Z.Bojaxhi, kam kete pyetje: Kush do kandidoje ne Durres, Shkoder, Fier, Elbasan, etj, etj, sepse ti vertet more 16000 vota ne Tirane, por duhen marre 12000 vota per qark, qe levizja juaj te kete deputete nga cdo qark. A jane gati per VEPRIM njerez te zote e te ndershem ne cdo qark?

      1. tjeter perkrahes says:

        bojaxhiu po ben thirrje qe pikerisht njerez te tille ne durres, shkoder, fier, vlore etj. etj. t’i bashkohen kesaj levizje.

    4. emigrant says:

      Gjergji.
      I ben thirje nje populli qe nuk eshte ne gjendje beje dicka. Sepse shqiptaret jane individualiste dhe kur ju behet thirje per te bere dicka mendojne “Kam une ndonje interes apo jo”. Edhe ju vete beni pjese ne kete elite. Nuk te beson njeri qe po e ben per te miren e Shqiperise por per ta genjyer kete popull dhe per te bere interesat e tua te ngushta. Keshtu qe mos u lodh kot me thirje per te bashkuar Shqiptaret. “SHQIPERIA NUK BEHET KURRE PO NUK U NDRUAN SHQIPTARET”

    5. Bureto says:

      Ato qe thote Bojaxhiu jane probleme kardinale per Shqiperine. Do te jete ai ose ndonje grup tjeter i ri ne mendesi apo ne moshe, rreth te cilit duhet te bashkohen te gjithe shqiptaret qe nuk jane dakord me status-quone, eshte tjeter gje. Por kjo eshte sot nje domosdoshmeri. Kjo sigurisht qe kerkon nga organizatoret perkushtim dhe kemengulje. Fitorte e veshtira nuk arrihen lehte. rendesi ka qe te mos kalohet ne sharlatanizmat e Kreshnik Spahise. Pjesa e shendoshe e brezit te ri te shkolluar brenda e jashte vendit, por idealiste te paperkulur dhe te pa stepur nga anatemimet qe do t’u vijne nga cilido individ apo parti, duhet t’i bashkohen ketyre forcave te reja, kesaj apo ndonje tjetere qe mund te linde. Koha e partive qe kane dale nga zyrat e KQPPSH, dhe qe e shtrydhen kete vend per 25 vjet duhet te marre fund. Ato jane trashegimtare te regjimit komunist (jo si regjim por si mentalitet dhe si kontigjent) pavaresisht emrave qe mbajne dhe demagogjise qe perdorin. Kush ka sy per te pare dhe mend ne koke per te gjykuar, tashme duhet ta kete kuptuar mire kete. Pervojat ketu rreth e rrotull nesh jane, ajo qe ndjejme ne kurriz eshte evidente, te keqiat e tranzicionit te imponuar nga forcat politike aktuale po maisen, atehere cfare duhet pritur? Dy jane rruget: te mos ankohemi ndaj ketyre te sotshemve, ose t’i largojme me vote ne zgjedhjet e rradhes, kurdoqofshin ato. Zgjedhja eshte vetem e jona. Megjithate le te presim se cfare programi, organizimi dhe mbeshtetje do te kene inisiatoret. Nga levizjet e reja tremben dhe bertasin vetem ata qe duan te ruajne status-quone dhe interesat meskine qe i lidhin me partite e realitetit te sotem. Populi thote l’e t’u shikojme punen dhe jo gunen. Le t’i futen asaj pra, punes!

  2. LORA says:

    Kujt ia drejton kete thirrje ky kusari I KESH-it ?????

  3. ne tirona says:

    16 mij vota more ne tirone, 160 mije ke per te marr ne gjith shqiprine.

  4. Kariz Matik says:

    Mesazhi eshte mjaft i qarte, por i mungon shpjegimi, se cili eshte ai grupim i besueshem (!?), rreth te cilit duhet te bashkohen qytetaret.

    1. @ says:

      Mesazhi eshte jo vetem i qarte, por edhe i vertete e optimist, por kush do ta realizoje..
      Duhen emrat e personave qe do te udheheqin levizjen. Nuk eshte e thene qe ti udheheqe
      doemos Gj. Bojaxhiu. Ai mund te jete djale i mire, por ndoshta ka edhe me te mire. Nje idealist
      i vertete duhet ta deklaroje hapur kete synim, ndryshe shendrrohet ne lufte per pushtet.
      Vetem me konkurence te ndershme mund te zgjidhet me i miri per te drejtuar grupin.

      Megjithate, Drejtesia dhe Rendi (te pakten per 25 vjet) nuk mund te vendosen nga shqiptaret..

  5. agron says:

    GJERGJI,

    COHU DHE JEPU DERRMEN KETYRE MASKARENJVE QE PASI NA MOREN NE QAFE KETO 25 VJET PO NA RREZIKOJNE TE ARDHMEN TONE DHE TE FEMIJEVE! POPULLI DO TE TE NDJEKE NQS DO JESH I VERTETE!!!

    NE SHQIPERI KA MARRE FUND CDO GJE!! MBI TE GJITHA SHPRESA. NA JEP SHPRESEEEE!

  6. Taras Bulba says:

    Por ik edhe ti klyshi i kriminelit Berishe ,o sot o kure i duhet Berishes ti tille qener si puna jote ,prit zgjedhjet e 2019 per bashkite,por mos gabo me ne Tirane ,por veje ne Tropoje qe te ndihmoje dhe krimineli Sali Sheqere Rame Berisha

  7. naku says:

    Dakord z. Bohaxhiu! Me qarte do te qe sikur te qe me i drejt per drejte:”Te ngrihemi kunder antikonformisteve qe,konkretishte jane PD dhe LSI. Te ngrihemi sepse hajdutet tani kan sale hapur si Saliu Basha,Meta,Mediu,Bode etj” Kjo do qe me e mira megjitheate une te mbeshtese. Koha eshte tani. Populli duhet te zgjohet e te organizohet

  8. Epirioti II says:

    Ky djali i paafte dhe djallezor por me masken e cunit te mire, eshte si skifteret qe rrine e pergjojne ne lartesi pa bere asgje. Sapo ndjejne era kerme i sulen viktimes te vrare nga dikush tjeter dhe perpiqen te shqyejne ndonje cope.

    1. Llazar says:

      Epirioti II, (ose Greku I ), sa per kulture: skifteri nuk ha kerma. Gjergj Bojaxhiu ka te drejte.

    2. aliu says:

      Eshte shume e drejte dhe emergjente per te gjithe ata shqiptar qe duan nje shqiperi ndryshe, per te gjithe ata qe nuk duan te jene zvaanik e pa dinnjitet,per te gjithe ata qe e kuptojne se politikanet e korruptuar po e shkaterrojne kete vend dhe ata e femijet e tyre jane pasuruar nga vjedhjet e ketij populli. Nje vend si Shqiperia,me nje popullesi te tille,per 25 vjet do ishte bere vendi model ne europe dhe jo te vazhdonin te largohen nga vendi per buke edhe mbas 25 vjetesh.Eshte momenti i duhur,Cdo qytetar,ne se ndjen pergjegjesine kombetare per te patur nje shqiperi dhe ekonomi ndryshe, duhet qe t’ dale per zote vendit, duke krijuar nje parti te re moderrne, jam i bindur qe do kete mbshtetje shume te gjere nderkombetare, por kjo kerkon pergjegjesi qytetare,kjo kerkon qe njerzit te cohen nga gjumi, te shikojne femijet e tyre qe enden tere diten per buken e gojes dhe te shikojne dhe femijet e politikaneve se si jetojne. Ne vete si popull ne se duam ndryshim duhet te cohemi nga gjumi

  9. njesia says:

    O naku, e ka per ju socialistet. Nuk e paske lexu deri ne fund. Shiko se pasqyra juaj nuk duhet te ish saliu dhe ato te tjeret..duhet te kishit pare drejt te ardhmes drejt BE me dinjitet moral dhe te pakorruptuar. Ju jeni sot me keq se pd ne fund mandati. Shiko se nuk esht fol akoma por ne si vend sot importojme energji dhe derdhim miliona meter kub uje pa prodhim. Te mira qe perfundojne ne det e euro qe shkojne serbit. Gjergji desh me e then dhe kte se ka qen ish drejtor.

  10. me mire te mos kishe filluar[qe prej dy vjetesh],do te ishe me i paster,pooooor qe…..prej 25 vjetesh po shkojme taposhte,se ne dy vitet e fundit eshte bere e pamundura qe vendi te mos gremisej akoma me tutje…….

  11. Arber Pashtriku says:

    Pse nuk u be kryetar Bashkie ki mo? Gjithe ai sponsorship nga majtizmi mafioz. ..

  12. Beniku says:

    Bashkou edhe ti me Kreshnuk spahiun e beuni dy keluysh te SALIUT! kE PARE kRESHNIKUN E mALEVE ,QE THERRISTE TE BURGOSIM sALIUN e tani nuk e ze me goje ,Pse? Sepse nuk ja hodhi dot Rames te merrte 5 deputet e te;a kalonte ne minorance. JU jeni pufte.Nuk po ben hajer Bamir topi ,qe ka te pakten tope e culture do fitosh t’i spurdhjak…..

  13. njesia says:

    O gjergj, te mbytn me komentet kta cerat e fresh. Folu qe sot kompanite shteterore energjitike blejne energji ne serbi dhe nga hidrocentralet prej 5 ditesh derdhen miliona meter kub uj ne det. Ke qen drejtor i kesh, duhet te jesh i pari ti denoncosh kto afera qe dhe saliu nuk i beri.

  14. besniku says:

    edhe ti kelyshi i Saliut je ,ashtu si kreshnik Spahiu

    1. Nacional says:

      Komentove 5 here ketu… Gje ndo1 vend tjeter te peshtysh tani se qenke i zoti …

  15. feniks says:

    Qe t’i mbushesh mendjen popullit te bashkohet me ty,ne radhe te pare duhet te deklarosh:
    -Sali Berisha per 25 vjet ka qene dhe eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE dhe si i tille duhet te dale para drejtesise sibTRADHETAR,KRIMINEL ,HAJDUT I PASURIVE KOMBETARE,SHITES I TERITORIT SHQIPTAR Greqise,bashkepuntor me Milloshevicin per te derdhur gjak shqiptari,PERCARES I KOMBIT,VJEDHES I VOTAVE,SHKATERRUES I SHTETIT,etj!
    -A je i mendimit qe LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE eshte epopeja me e Lavdishme e popullit shqiptar dhe 29 nentori dita e Clirimit te Shqiperise?
    -A je i mendimit qe ballistet e zogistet ishin bashkepuntore me pushtuesit nazi-fashiste?
    -A je i mendimit se Ahmet Zogolli eshte TRADHETAR i Shqiperise dhe shtatorja e tij duhet te hiqet nga Tirana?
    -A je i mendimit se Presidenti i Republikes eshte sherbetori i Sali Berishes?
    -A je i mendimit se krye prokurori A.Llalla ka shperdoruar detyren,duhet te shkarkohet dhe te jepet per ndjekje penale?etj,etj!
    Pergjigju Gjergj Bojaxhiu ketyre pyetjeve qe te marrim vesh se kush je dhe kujt i sherben!

    1. vaso says:

      Vendi behet nga njerzit,dhe njerzit po nuk nderruan ne koncept nuk bejne dot vendin.Ti je nga ata qe nuk kane nderruar.

    2. drini says:

      dmth ti kerkon qe te jete komunist?

  16. xin fu says:

    ore ti…sikur i ke pare hajrin bisnesit te naftes dhe me fitime te medha gjate kesaj kohe te rilindjes …….thuhet.?mos ndoshta te perkedheli PS mbas zgjedhjeve?

  17. Julian says:

    Parti e koke u be aty. S’kane me c’a merren njerezit

  18. Dashnor Kozaj says:

    Ne fillim ti hipokrit ,Gjergji Bojaxhiu , pergjigju perpara drejtesise ne organet e gjykates , aty ne Shqiperi , per mega korrupsionin qe ke zhvilluar ne kohen kur ishe me pune ne K.E.SH,sha si drejtor , ndersa une isha si audit ne drejtorine e Auditit . Te kam paditur nepermjet nje Kerkes -Padie , te protokolluar ne sekretarine e Gjykates se Tiranes ne daten 30 dhjetor 2008 , me objekt padie , per anullimin e procesit te privatizimit te O.S.SH,se ( Operatori i Shperndarjes te energjis elektrike ne Shqiperi . Ne te gjitha gjyqet qe jane zhvilluar aty ne Tirane , ti Gjergji Bojaxhiu , nuk je paraqitur asnjehere dhe te deshmoje per ate privatizim , qe ishte krimi me i rende qe i ka ndodhur popullit te Shqiperise . Deri me sot kjo ceshtje eshte akoma ne dyert e gjykates aty ne Tirane dhe nuk ka mbaruar akoma ,ne te gjitha shkallet e gjykimit , ku demi ekonomik qe pesoj Shqiperia dhe shqiptaret ishte mbi 600 miljon euro . Ku i gjete ti Gjergji Bojaxhiu , miljonat qe ke ndertuar Vile dhe Ferme aty ne kodrat , prane Tiranes ????????????…………… Te ishe ne Amerike , do ishe ne burgim te perjetshem dhe sekuestrim te pasurise , por ti Gjergji Bojaxhiu , ke te drejte qe te besh rolin e hipokritit dhe kerkon tua hedhesh shqiptareve , se ne Shqiperine tone , nuk ka drejtesi ………….

  19. shpetimi says:

    Rrenimi i Shqiperisi ,rrenimi qytetareve po ndodh vetem nga keta politikan, qe e kane kapur shtetin prej fyti dhe te cilin nuk duan ta leshojne kurre .
    Ky vend ka nevoje per nje force te re politike ,per lider te rinj ,qe te marrin fatet e Shqiperise ne dore dhe ajo force politike me ne krye GJERGJ BOJAXHIUN .do te kete ne gjirin e saj te gjithe eliten tone te ndershme te cilet do ti ndrrojne faqen e zeze te Shqiperise do ta ndryshojne politiken dhe ekonomine e vendit tone . Ajo force ere politike duhet te marri emrin NE JEMI NDRYSHIMI .
    UROJ QE TE GJITHE KETA POLITIKAN TE NDYRE TE LARGOHEN NGA SKENA POLITIKE ,SI HAJDUTE ME TE NDYRE QE E RRENUAN KETE SHTET .
    SHPRESOJME QE NJE DITE TA SHOHIM KETE VEND TE VOGEL ,PERLEN E BALLKANIT TE LARTESUAR .

  20. Tirana says:

    Gjergj Bojaxhi ju jeni shpresa e vetme ne kete vend…I bashkohem thirjes tuaj.

  21. Shoqata Dajti says:

    I mbaruan paret e biznesit ketij legenit qe nxorri prape koken ?

  22. lola says:

    U zgjove ti zoteri????!!!!!! Po ku ishe deri tani apo ishte gjithcka vaj????!!! Ik fli dhe pak se e paske gjumin si ariu polar

  23. Artens says:

    I paskan leshuar qente-komentues keta llumrat e politikes. Shikoni c’mundohen te shkruajne per Gjergjin (them mundohen sepse s’arrijne dot as te shkruajne shqipen). Ne kete politike helmi, vjedhjesh, vrasjesh e korrupsioni qe po e zbraz Shqiperine nga te rinjte, qe po kercenon te ardhmen e femijeve une mendoj se Bojaxhiu, sido qe i paperkryer, eshte nje lajm i mire. Shikoni sesi po perpeliten ta ndalojne Reformen, per te mbrojtur zullumet, pasuritr qe vodhen mbi djersen dhe gjakun tone, per t’i shpetuar burgut ku meritojne te kalben.
    Eshte zhgenjyes, niveli inferior me te cilin komentojne militantet e partive, mu si ato hijenat. Po si krahasohet Gjergji me Berishen e Lulin e 21 Janarit mo? Po me Ilir Meten e klanin e tij mafioz? Kaq qorra te jeni valle?

  24. Arteni says:

    Jam me Gjergjin. Jam me Gjergjin dhe kunder kesaj politike te helmatisur, te korruptuar, te inkriminuar deri ne dhemballet. Jam i lodhur, nuk dua te largohem nga Shqiperia per shkak te ketyre hijenave qe po i pine gjakun ketij populli per cerek shekulli, dua t’i rris dy femijet e mi ketu, porne nje vend normal, sido qe jo parajse. Ndaj le te bashkohemi kunder ketij llumi pervers qe me punen tone dhe ndihmen e Zotit do perfundoje ne burg per nje kohe shume gte gjate. Te lumte Gjergji!!! Je shprese bashke me shume djem e vajza te ndershem qe politika i mban larg, se i ka kompleks, e i ka frike. Boll me injorantet, boll me hajdutet, servilet, vrasesit, te paaftit dhe te paskrupujt.

    1. Tony uk says:

      Po kujt i plas trapi se je me Gjergj Kreshnik Bojaspahiun,sa per shqipen ke ata te partise tende qe ta heqin trurin fare!!

  25. Ermira says:

    O Gjergji jam nga ato qe kam bere propagande per ty. Por nga kjo qe lexova siper e ke kot se asnje socialist nuk voton per ty po qe se Ti hapur distancohesh nga ata qe jane kunder Reformes ne Drejtesi. Perndryshe ngjan me Kreshnik Spahiun

  26. pavlin says:

    Mire mo Gjergji po, elektoratin ku me gjet se ketu tek ne eshte ndare me kohe populli ne koperativa te majta te djathta dhe se fundmi te mesme LSI.

    Tedrejte ke po gje neuk te takon, sepse ketu nuk je ne amerike je ne ballkanin me te pakuptimte qe ekziston, keshtu qe PPL

  27. qytetari B says:

    Na doli Bamir Topi e na tha qe do ndertoje Shqiperine me duar te pastra, na doli Kreshnik Spahiu e cfare nuk na tha, tani leh rrugeve si zagar edhe mbreme tek klani, e cfare te besojme me? Tani del Gjergj Bojaxhi qe edhe ky ka qene ne tavolinen e Sali Berishes bashke me Bamirin e Kreshnikun dhe na premton te bashkohemi me te. Si ka mundesi qe ata qe punuan me Saliun na kerkojne te punojne pa Saliun sot?! Pse nuk e bene kete pune kur ishin atje dhe po te ishte se ishin njerez te mire e te sinqerte , do ta kishin cuar Saliun ne vrime te miut, por e verteta eshte krejt ndryshe. Keta u mesuan me pushtet dhe duan pushtet per te bere para. E vetmja rruge sot per sot eshte, Mbeshtesni reformen ne drejtesi , te pastrohet vendi nga keta dhe pastaj vazhdoni me krijimin e partive politike dhe hidhni ne tregun politik ofrimet qe i beni ketij populli. Keshtu ska per te pasur kurre prokopi, por si duket nuk do te kete as Shqiperi; vetem padrone moderne qe te rjepin.

  28. aron says:

    Shpresa e vetme është Eduard Selami. Natyrisht, askush nuk e përjashton Bojaxhiun nga një pozicion që mund të jetë i dobishëm. Por Selamin këta që sulmojnë pa arsye do ta kishin sadopak të vështirë për ta sulmuar. Natyrisht, edhe Selamin do ta sulmonin, por një pjesë e këtij forumi, të cilin unë realisht e mendoj si politikisht më i kualifikuari, nuk do të sulmonin pa arsye. Nëse do të sulmonin gjykoj se do të gabonin rëndë. Njeriu duhet të jetë relativ në të gjykuar. Është shumë më e mirë një aleancë PS dhe një grupim i ri i formuar nga kundërshtarët brënda PD se një aleancë PS-LSI. Tërë të këqiat e politikës sot e kanë burimin nga dyshja Berisha- Meta. Çfarë të keqe do të kishte një aleancë Rama-Selami? Pse, vetëm Berisha paska të drejtë të bëjë aleancë me socialistët, kurse Selami jo? Rama duhet të bëjë përpjekje për ta fuqizuar këtë lëvizje në gjirin e të djathtës, si shpëtim për këtë vënd, për të larguar pjesën më të poshtër të mbeturinave të PPSH që kanë uzurpuar për 25 vjet politikën në këtë vënd dhe nuk e lejojnë të marrë frymë. Dhe në fund, mendoj se Bamir Topi duhet ta konsiderojë seriozisht qëndrimin e tij, të lërë mënjanë periudhën që ka qënë President dhe të jetë realist në vlerësimin e situatës, duke bërë lëshimet e domosdoshme.

  29. fieraku NGA ferrasi says:

    O artens
    Degjoje toni UK(ujsjelles kanalizime)
    Qe pushoi 450 punonjesit nji nate para vitit te Ri .kjo eshte Dhurata qe toni UK me partia e tij i jep votuesit .po sa mire ja ben dheeja bejne te gjithe ketij populli.
    Bojaxbiu mire thote por kete levizje duhet ta drejtoje nje njeri qe se ka ngrene supen e prishur.
    Mund te jesh edhe ti artens mund te jete cdo njeri qe i thote stop krimit korrupsionit
    Qe si fillim te kerkoje ndryshimi e kodit zgjedhor,se keshtu si e Kane nisur ketà
    As per 25 vjet te tjera nuk integrohemi.

    1. Tony uk says:

      @fieraku nga ferra domethene kopil,per kete kategori e kam fjalen si puna jote qe akoma nuk dini te shkruani shqipen,po te ndihmoj pak analfabet.Shkruan- tony uk me partia e tij,shkruhet -tony uk dhe partia e tij.kurse kete fjali-po sa mire ja ben dheeja bejne te gjithe ketij populli-me vjen keq por nuk arrij ta kuptoj,sbesoj se eshte shqip!Mos harro tasin me groshe se lirohesh dhe nga mendimet he tu befsha.

  30. bardhyl says:

    ME REFORMEN NE DREJTESI POPULLI PO KUPTOJ ME SE MIRI KUSHE JANE PER POPULLIN DHE KUSH ESHTE PER INTERESAT KONKRETE TE TYRE.NE KETE KOHE KU PO SHPALOSET INTERESI I PERGJITHSHEM E AI PERSONAL,PERFUNDIMI I REFORMES NE DREJTESI ESHTE I DOMOSDOSHEM,PROBLEMET QE PARAQET BOJAXHI QENDROJNE POR KOHA NUK E FAVORIZON.SEPSE TE TRAJTOSH KETE LEVIZJE NE KETE KOHE ESHTE PER MOS ME THENE SHANTAZH POR JANE SHASHKA QE PENGOJN REALIZIMIN E SAJ .KETU KUPTOHET QE KUJT I INTERESON KJO TYMNAJE SOT?ATYRE QE NUK DUAN QE REFORMA NE DREJTESI TE REALIZOHET ME SE MIRI APO TE KORRUPTUARVE QE ME KETE REFORME PO I VJEN DENIMI DHE KONFISKIMI PER VJEDHJET E KRYERA.KUR TE KETE MBARUAR KJO REFORME ZOTI BOJAXHI ,DHE PO DUKET QE SPO ZBATOHET ,NGRIHU DHE DO KESH DHE POPULLIN MBRAPA ,PO QE SE BINDET QE TI JE DREJTUESI I VERTET,NUK TE THONE SHKRIMET E ME SIPERME ,QE KE QENE NE VARTESIN E BERISHES DHE SMUND TE KESH QENE I PA PERLYER NE DETYRAT QE KE KRYER.DO KOHE QE TE BESOHESH PERSONALISHT TI QE JE PER POPULLIN.E MEGJITHATE JETA TE NXJERR NE SHESH PIKESYNIMET TUAJA.
    BARDHYL

  31. plaku mocem says:

    Eshte folur shume qe tre partite kryesore qe jane aktualisht ne Shqiperi, ne pushtet apo opozite,nuk lejojne te ngrere koke asnje levizje te re te pa kontrolluar nga ata vete.Po doli ndonje djale si Gjergji do ti numurojne kafshatat qe ka “ngrene” majtas apo djathtas.Mirpo,po te kemi parasysh se ne 91-shin,apo ne 92 te gjith shqiptaret u pozicionuan o me Sali Berishen,o kunder tij,atehere i bie qe sot ai qe del me nje levizje tjeter si i zhgenjyer,kerkohet te mbahet peng me pozicionin e tij te meparshem,biles i kerkohet te jete pergjegjes edhe per gjyshin ne Kohen e Zogut apo se nuk kundershtoi ne 60-en gjyqin e Teme Sejkos.Duke lexuar te gjitha komentet bindem tersisht se paska vertet komentues te paguar qe i sherbejne te tre partive te mesiperme.Une kam komentuar ne kete gazete,dhe jam terhequr per shkak se ju lihet hapsire grekerve si nje fare tfgs,klimax etj.Sot po detyrohem te komentoj pa marre asnje kacidhe nga komentet e mija,por komentoj sepse gazeta e nderuar Dita me censuron komentet.Si perfundim mendoj se Gjergji Bojaxhi eshte djale qe duhet mbeshtetur.I takon atij te shprehet qarte per te tre partite kryesore dhe te prsantoje grupin e tij me te cilin ai do te realizoje ndryshimin.

  32. Hajd-ari says:

    po ti ca ke bere keto 10 vitet e fundit, uleshe ne te njejten tavoline e ndaje leke me keta oligarket ?
    Shko mor limon i shtrydhur i NEim Qilit !

  33. Faqebuqe says:

    @tonyyy
    Qenke marre me shume me drejtshkrimin e gjuhes shqipe ,jo me ate qe un kam dashur te them per ty.
    Ti je tipi i militantit qe ke zene nje Pune ne amministrate dhe normalisht partire tende do te mbrosh.Jeni pikerisht ju qe po e merrni me qafe kete popull.Ju jeni ATA qe neper fushata shperndani thaset me miell,1000 lekshat,etj.
    Jeni varrmihesit e Shqiperine.
    Jam shume dakort me levizjet e reja dhe shpresoj te dalin burra qe ti udheheqin keto levizje,qe te zhduken nga amministrata shteterore militantet te paaftet.

    1. Tony uk says:

      Jo moj Burbuqe faqekuqe nuk dua te merrem me drejtshkrimin tend por ju te hiqni mizen e kokes.jam i sigurte qe ke qene ne administraten e kaluar dhe te kane hequr nga paaftesia jote,se dukesh nga menyra si shkruan,une kam 20 vjet qe jetoj jashte Shqiperise,skam asnje interes atje.thjesht vetem dua ta shikoj vendin tim te ece perpara,dhe kete tani per tani po e ben vetem Edi Rama.ah se desha te harroj cdo te thuash me amministrate,partire hahahaaaa nga kush ka qene drejtuar vendi!!!!

  34. dritan says:

    Ky eshte momenti ideal per nje parti te Re. Ne keto momente me duket e vetmja shprese.

    Mbeshtes Gjergjin.

  35. emigranti says:

    Z. Bojaxhi, je e vetmja shprese per nje Shqiperi te begate jashte klaneve mafioze.
    Je nder zyrtaret e paket te larte qe me integritet menaxhuan per aq kohe sa ishin ne detyre pasurite e shqiptareve, prandaj e meriton besimin tone.
    Sa me shpejt te bashkohemi per ndeshkimin e gjithe elites se korruptuar majtas e djathtas qe po e mban peng vendin per nje cerek shekulli.

  36. tironci says:

    prape ky deshtaku, apo e pe qe ka ushqim dhe bere gati lugen ,,ti i mungoje politikes,, tani u zgjidh problemi ,, ne vend qe ti pakesojme,hajdutat, na duhet ti shtojme..

  37. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Ky eshte lajm fantastik per te majten dhe ps.Ne kete menyre pedja alias shqupi po shkon drejt degradimit total,, pasi pjesen e votuesve te moderuar te djathte e merr bojaxhiu ,pjesen e interesaxhinjve dhe te punesuarve e ka marre lsi ,ndersa sali lulushit i ngelet vec pjesa radikale dhe zjarrvenese.

  38. Ali Ibreti says:

    Perse na “persekutoni” o moderatore gjysem edepseze duke na bllokuar komentet tona, apo mos do te permbysin qeverine?!

    U kap komenti im perseritur!

  39. koha jone says:

    Ky vend nuk duhet ti humbi shpresat , dite te mira duket se po vijne . Funderirat e te tre partive duhet me cdo kusht ti vij fundi . Nuk mundet qe ky popull te shkoje sa majtas dhe djathtas ,qe jane per tu futur te gjithe ne burg per rrenim e ketij vendi .
    Bojaxhiu di te korri suksese te papara .
    O SOT O KURRE !!!!

  40. Ali Ibreti says:

    Perse na “persekutoni” per fjalen e lire o moderatore gjysem edepseze, rrogetare pa numur pune, duke na bllokuar komentet tona, apo mos do te permbysim qeverine prej muti?!

    U kap komenti im i perseritur!
    e kete perseritje e me kete rast ju” qifja robt” ,o halabake online, na hoqet edhe buken e gojes,…Aiiii…..mor burr ,…njerez te dobet, !

    Boll, e muerme vesht, o muter qe merrni dy lek qe e gdhini gjithe naten ,u kap komenti i perseritur nga Ali Ibreti!

  41. alma says:

    A ka mundesi qe nje here te vetme ne shqiptaret te lemi menjane cinizmin, mosbesimin, helmin, ndarjen veri-jug, te majte- te djathte, fshatar-malok-qytetar, e te behemi bashke per hir te ardhmes se femijeve tane dhe ti themi kesaj klase politike bastarde qe na ka marre peng per 25 vjet, mjaft me, koha juaj mbaroi. Koha per te dhene llogari, se ne shqiptaret qe e duam kete vend jemi me shume se ju klase e kalbur politike. Jemi me shume dhe se ata qe per interesa te ngushta te dites apo dhe per nje kocke qe ju i hidhni, ju mbeshtesin. Po nuk u beme bashke sot per te bere shtet dhe per te vene drejtesi, si hap te pare te domosdoshem, ky vend nuk behet. Keta do vazhdojne te na percajne dhe sundojne. Bashke per te ardhmen tone dhe te femijeve tane . Bashke per te ardhmen e ketij vendi te bekuar nga perendia me gjithcka. Bashke per te denuar te gjithe ata qe e masakruan kete vend dhe po e mbajne Shqiperine ne mjerim. BASHKIMI do na shpetoje.

  42. aldo says:

    A ka mundesi qe nje here te vetme ne shqiptaret te lemi menjane cinizmin, mosbesimin, helmin, ndarjen veri-jug, te majte- te djathte, fshatar-malok-qytetar, e te behemi bashke per hir te ardhmes se femijeve tane dhe ti themi kesaj klase politike bastarde qe na ka marre peng per 25 vjet, mjaft me, koha juaj mbaroi. Koha per te dhene llogari, se ne shqiptaret qe e duam kete vend jemi me shume se ju klase e kalbur politike. Jemi me shume dhe se ata qe per interesa te ngushta te dites apo dhe per nje kocke qe ju i hidhni, ju mbeshtesin. Po nuk u beme bashke sot per te bere shtet dhe per te vene drejtesi, si hap te pare te domosdoshem, ky vend nuk behet. Keta do vazhdojne te na percajne dhe sundojne. Bashke per te ardhmen tone dhe te femijeve tane . Bashke per te ardhmen e ketij vendi te bekuar nga perendia me gjithcka. Bashke per te denuar te gjithe ata qe e masakruan kete vend dhe po e mbajne Shqiperine ne mjerim. BASHKIMI do na shpetoje.

  43. perkthyesi says:

    Se pari, Bojaxhiu te na tregoje se ku i ka gjetur tere ata para qe ka ndertuar ate vile ultra luksoze ne Farke…..

  44. Albanian-American Freedom House says:

    Albanian-American Freedom HouseAlbanian-American Freedom House
    Home
    News
    About Us
    Readers
    Photos
    Videos
    Events
    Contact Us
    Links
    Donations
    AAFHTV
    News
    « Back to News« Older Entry | Newer Entry »
    Kriminele te padenuar
    Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on January 10, 2016 at 3:45 PM

    Nga Demir Pojani

    Pas revoltes se Spaçit na arrestuan dhe na sollën ne Tiranë për ridënim. Kjo hetuesi qe një tmerr i vërtetë. Une pata fatin e keq të kem hetues Mehdi Bushatin. Njeri me përbindësh nuk kam parë. Kriminelet komuniste te terbuar nga Revolta e Spaçit përdoren çdo lloj torture mbi ne. Krimineli Mehdi Bushati ua kalonte te gjithëve! Une isha i madh nga trupi dhe i fuqishëm, ai i vogël e nuk kënaqej vetëm me të rrahur. Me kërcente ne shpine ne karrigen ku une isha i lidhur e me kafshonte nga inati damarët e qafës ose gishtërinjtë e duarve te lidhura. Mbushte gojën me gjakun tim dhe ma pështynte ne fytyre.

    Ata ishin kriminele e sadistë. Krimineli Mehdi Bushati vendosi një bast me kriminelin Florjan Kolonecin. një tjetër hetues i tmerrshëm. Krimineli Florjan Koloneci kishte ne hetuesi një shkodran, bashkëvuajtës e mikun tim, na kishin sjelle bashke nga Spaçi, ishim te akuzuar ne një grup. Basti ishte se kush do ta thyente me shpejt viktimën ky Bushati, shkodrani qe me torturonte mua një korçarë apo Koloneci, korcari qe torturonte një shkodran. Mendoni se ç’kemi hequr. Këto nuk harrohen, por edhe po te duam nuk na lenë t’i harrojme. Krimineli Mehdi Bushati u merrte shpirtin e u pinte realisht gjakun njerëzve ne hetuesi, i biri, ky Andi Bushati del çdo dite ne TV e na flet e jep leksione për demokracinë e shtetin ligjor… !

    Krimineli komunist Mehdi Bushati

  45. Arber Iliri says:

    Good luck George.

  46. emergjenca says:

    BRAVOOOOOOO BOJAXHI !!!! GJENDJA E SHQIPERISE ESHTE KATASTROFALE . DUHET ME CDO KUSHT QE TE KRIJOHET NJE FORCE E RE POLITIKE ,QE TE GJITHE SE BASHKU TI THEMI NDAL AKTOREVE TE VJETER QE JANE KTHYER NE SHUSHUNJA .
    POPULLI ESHTE ME JU . SUKSESE ME FITORE TE REJA BANDA E HAJDUTEVE DUHET TE ZHDUKEN NGA SKENA POLITIKE ,ATO E KANE VENDIN VETEM NE BANKEN E TE AKUZUARVE .

  47. renato adhami, ish-familje e persekutuar says:

    Mero Baze me pak keqardhje e them se neve sot ne Shqiperi na duhet nje veprim qe per disa perqind popull nuk eshte i pranueshem, sepse na kujton 1945. Por ja qe na duhet urgjentisht nje 1945 e dyte per te sekuestruar e denuar kete klase Politike hajdute e vrastare, Drejtesine hajdute e vrastare e me radhe kush ka vjedhur kete vend e popull qe nga 1991 e deri me sot. Vetem me te tilla forma paksa ne “Histori” te neveritshme, behet drejtesi dhe ndryshon situata 100% ne Shqiperi dhe kemi arsye te hyjme ne Europe.

  48. salvator says:

    nuk besoj se shqiptaret jane gati per kete qe thot e kerkon gjergji per shume arsye nje nga
    te cilat eshte nenshtrimi ndaj fatit,ta beje dikush tjeter cme duhet mua etj.levizja e dhjetorit u
    inicua nga ppsh e ramiz alija kjo eshte e verteta ndryshe do ishim ne diktature akoma.
    po edhe nje gje tjeter qe thuhet nga anet tona korrobacja e beratit nuk rritet me shume se 300 gr
    prandaj gjergjit i duhen kellqe se te paret qe deshtojne jane tendershmit.

  49. I pdSE njhere says:

    lexova perciptazi cfare shkruan e do te thoje ky njeri i bandes PD…..ASNJE NDRYSHIM NGA KRESHNIKU APO BAMIR TOPI ….VRIME NE UJE…SA KEQ QE NUK KA ME SHQIPTARE TE NDERSHEM…..

  50. Dhimo says:

    Përshëndetje Bojaxhi dhe udhë të mbarë! Por nuk e ke të lehtë.Në prurjet e rradhës në luftën për të pushtuar majat e politikës mos qoftë kështu për ty pasi politika i ngjan alpinizmit ka ulje ka ngritje,ngrica,vapë etj.Po e them ka edhe rrëzime dështime etj.Mendimi im është se si alpinist ti je ok po si politikan nuk e di më duket se s’ke të dhëna… S’kishe elokuencën në komunikim,s’ke staturën e një lideri s’ke…,po ti provoje o burrë zëre se po i ngjitesh Dajtit mbrapsht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje