Sot në debatin për reformën në drejtësi, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi.
Sipas tij, kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca votues.
“Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin pjesë vetem 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë e referendumit janë maskime dhe ballo me maska,” tha Ristani.
Ish-kryetari i KQZ-së duket se e paska harruar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në referendum konsiderohet fituese alternativa që ka fituar shumicën e votave të vlefshme, por jo më pak se 1/3 e numrit të zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.
Me fjalë të tjera, kur rreth 1.1 milion votues votojnë pro alternativës amenduese të kushtetutës.
Ndërsa për ta kundërshtuar një amendim të bërë nga 2/3 e Kuvendit, duhet të votojnë kundër amendimit në referendum kundërshtues më shumë se 50% e zgjedhësve të regjistruar (rreth 1.65 milion).
Ndërsa krytari i PD-së Basha deklaroi se referendumi është një ide e shkëlqyer. “Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme” – theksoi ai.
Por juristi Basha ka harruar se Kodi Zgjedhor nuk lejon zhvillimin e referendumit në një kohë me zgjedhjet – si të kohshme dhe të parakohshme./ Respublica
Duhet te krenohemi me keto mostra.
E keni paksa gabim. Dryshimet kushtetuese duhet te marrin gjysmen e te gjithe listes se zgjedhesve kunder qe te rrezohen. Jane ndryshe nga rederendumet e zakonshme. Dmth duhen 1.7 milione vota kunder. Kodi zgjedhor 2003 nuk ka kritere kufizuese per voten pro. Ristani e di mire kete pune se qe personi qe sabotoi me cdo kusht referendumin kunder plehrave.
Ristani,fryhet si politikan mbas e kalon testin mengjezit,te pakten mbasi I rrokullen nja tre dopio rakii.
kurse Basha cdo mengjez paraqitet tek pasqyra magjike,mbasi bindet se eshte asi I bukurise se djielmenis
shqiptare,atehere I shtohet forca e bindies ndaj vetes se eshte kryetar I PD-es….
Kur lul basha ishte minister qe edhe vriste,ligjet dhe emerimet i bente edhe me 70 vota pro e 70 kunder por per lulin votat kunder as qe egzistonin,kurse sot qe raporti i forcave eshte shume me i madh luli kerkon qe asnje ndryshim apo emerim te mos behet pa voten e tij,e ku ta marrim voten e tij pasi qe nuk eshte deputet kurse plaku sali kur lodhet duke share ne kuvend del jasht dhe fillon te dehet pra edhe ai iken pa votuar keshtu do na shkoje jeta per ato vendimet qe duhen me 100%,kurse nese vjen sali berisha e luli ne pushtet ju mjafton vota e ristanit qe te bjene masakra dhe lazarata,keta jane demokratet kriminel qe duan drejetsi.
Mos e merrni seriozisht Ristanin si pijanec ordiner.