Biznesmeni i naftës që është shpallur në kërkim nga policia, Adrian Xhillari ka tërhqeur nga llogaritë bankare të gjitha paratë. Xhillari është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për kontrabandën e 4.4 milionë litrave naftë virxhin kur ka qenë administrator i kompanisë ‘Tea Oil Italia’ dhe ‘Tea Construction & Petrol’.
Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan se Xhillari kishte boshatisur të gjitha llogaritë bankare të tij dhe u arratisit jashtë vendit. Ai tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Biznesmeni i naftës kishte leje nga Doganat që të transportonte naftën virxhin nga depot e Mëzezit në Tiranë drejt rafinerisë së naftës në Ballsh.
Por, rezulton se 4.4 milionë litra naftë virxhin, e cila nuk lejohej të dilte në treg pasi ishte naftë bruto, është shitur nga Xhillari në pikat e karburanteve, duke shkaktuar dëme nëpër makina dhe dëm shtetit në vlerën 2 milionë Euro nga shmangia e akcizës.
Shikoji vetem surratin ketij qe te kuptosh qe ske te besh me nje njeri me moral. I ka vajt vetulla dhe buza shtremeber me sinkronizim, sikur ka dal te kercenoj lacat e lagjes dhe jo per te dal ne foto.
Demi eshte sa makina jane demtuar.
Amerika i vuri gjobe Toyota, sepse kishte nje problem te vogel me pedalen e gazit.
Ky duhet te futet ne burg, se demet e tij jane 200 mije makina x 5 mije dollare = 1 Miljard Dollare.
Po keshtu krijohet paria dhe “elita” mor vellezer. Ndryshe nuk do te kishim edhe neve borgjezi. Siç ka thene edhe autori i “Kumbarit” Mario Pozzo, “dikur quheshin bandite, sot quhen biznesmene”. Nuk jemi me ne komunizem tani, kur ishim bere te gjithe si kembet e dhise. Kemi edhe ne tani soj soj milioneresh dhe aristokratesh. Nga ata qe marrin pjese edhe ne darkat qe shtron dhe ngren presidenti. Nuk e pate ate me ore “Rolex” ne dore qe po protestonte kunder varferise! Prandaj pa u shitur e gjithe Shqiperia nuk do bihem rehat. Na duhen me domosdo nje klase te pasurish, qe te kalojme tamam ne demokraci.