" Nuk mund të plotësojmë çdo tekë të këtij tekanjozi, që i kanë dhuruar gjithçka"

16 Janar 2016, 13:59Politika TEMA

Deputeti socialist Erion Braçe mendon se kundërshtimi i Lulzim Bashës dhe Berishës për reformën në drejtësi ka të bëjë me kulturën e pandëshkueshmërisë që dyshja e djathtë ka.

Braçe shprehet se “Shqipëria nuk mund të përmbushë çdo tekë të një fëmije tekanjoz që është mësuar t’i dhurojnë gjithçka”, duke iu referuar Bashës.

Statusi i tij i plotë:

Të gjithë duan reformën në drejtesi, Lulzim Basha do pushtetin pa reformën!

Ka njerëz të zakonshëm që pas një gabimi, mundohen, përpiqen, vendosin të reflektojnë e korrigjojnë.

Lulzim Basha jo! Ai nuk është i zakonshëm. Në qershor të vitit që shkoi, thuajse çdo ditë të atij muaji, Lulzim Basha i ftoi shqiptaret në një referendum për qeverisjen. Për të, zgjedhjet lokale ishin referendum dhe, prej këtij referendumi do shkohej në zgjedhje të përgjithshme politike.

Unë besoj se një kërkim i thjeshtë ua rendit të gjitha deklaratat e tij me këtë temë.

Lulzim Basha i humbi ato zgjedhje me thuajse 1 milionë vota sërish. Referendumi i kërkuar prej tij u krye dhe zgjedhje politike as që pati më pas.

Kur kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe jemi tek i shtati, Lulzim Basha kërkon sërish zgjedhje e thotë se:

referendumi për reformën në drejtësi, janë zgjedhjet e parakohshme, politike këtë herë! Të gjithë që e njohin Lulzim Bashën të thone se: Është një njeri i leshtë e kaq. Por jo!
Lulzim Basha nisi të flasë për zgjedhje të parakohshme, tamam kur u vendosen afate fundore për reformën në drejtësi.
Afatet që u shpallën nuk përputhen kërkund me “ardhjen” e tij në pushtet, nuk ia lënë vendimmarrjen për reformën një pushteti me Berishën dhe Lulzim Bashën në krye.

Sali Berisha e Lulzim Basha janë dy keqbërës që themeluan kulturën e pandëshkueshmërisë, për këtë shkak të padrejtesisë, nisur nga halli i tyre personal, i njohur gjerësisht në këtë vend:

Kanë akuza-njeri edhe legale, të pa gjykuara!!

Nisur nga ky hall, ndërtuan një sistem ku kapën çdo institucion akuze e të drejte në këtë vend, emëruan gjykatesit me një shumicë të thjeshtë, që kishte për dysheme votat njëpartiake duke nisur nga numri 36, ndërruan dy prokurorë të përgjithshëm dhe rifituan qetësinë.

Nën një reformë që e rrëzon sistemin e tyre njëpartiak, reformon drejtësinë duke e çliruar nga kapja politike dhe e korrupsionit, si dhe në kushtet kur fuqia e tyre ekzekutive nuk egziston më, janë në opozitë, kanë gjetur si zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme!

Për ta, zgjedhjet e parakohshme ndalin reformën!

Ndaj Lulzim Basha refuzon çdo instrument që bën të mundur reformën. Referendumi popullor për reformën në drejtësi, dje.

Lulzim Basha e di se reforma në drejtësi ka mbështetje të gjerë popullore. Një referendum për të do ishte fitues, tejkalonte çdo pengesë të ngritur deri tani për reformen.

Ndaj Lulzim Basha flet për pushtet, jo për reformen në drejtësi.

Në anën tjetër, unë nuk e kuptoj se si nuk vë mend ky njeri. Zgjedhje kërkoi 6 muaj më parë, referendum i kërkoi popullit të ktheheshin këto zgjedhje 6 muaj më parë, si referdum u mbajt dhe ai humbi!!

Tani kërkon sërish! Ky vend nuk mund të përmbushë çdo tekë të këtij fëmije që është mësuar t’i dhurojnë çdo gjë, në fillim të ardhmen, pastaj ministrinë, pastaj pasurinë pastaj bashkinë, pastaj partinë, pastaj pushtetin prapë.

Jo! ky vend ka prioritete përtej halleve personale të Lulzim Bashës.

Tani ka reformën në drejtësi. Reforma është shumë më e madhe se Lulzim Basha apo Sali Berisha. Pa të bëhet, pa popullin jo! Ndaj populli e mbështet reformën dhe Berisha e Basha jo!

12 komente në “” Nuk mund të plotësojmë çdo tekë të këtij tekanjozi, që i kanë dhuruar gjithçka””

  1. Ai says:

    … Bravo Z.Brace
    … mire ja bere ketij shale-thati te Peshkopise … faqe-torba Saliut, buze-qumesh si Zen-Zeni … ha,ha,ha

  2. qipidhasi says:

    Ik o Brace ha kos.

  3. dulla says:

    shan muti kaken dhe kaka mutin ,dhe kjo perben lajm per nje kategori bythelepiresish me origjine mediatike

  4. HAJDUTI says:

    VK….pune sunitesh kokra legenash

  5. Endri says:

    Pirdh e Brace pirdh, shifni dhuratat qe po i beni Beqes pastaj merru me kte loqen. PO DUKET QE MUT QENKENI TE GJITHE.

  6. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    gjajani nji kastravec hollandez dhe thuani o mordenar o dief o mafioz

  7. spartaku says:

    Te lumt zoti Braçe! Ja ke thene troç ketij karafili Lulezim Basha.Ai eshte vertet nje çun mamaje qe eshte mesuar me ta ledhatuar e ti japin buk me gjalp e me mjalte se per ndyshe ja hidhte ne koke.Lulezim Basha eshte nje çun qe regullon balluket ne pasqyre çdo dite,krihet e pispilloset,lyhet e parfumoset qe ta pelqej GRIDA DUMA,pasi ajo e ka shume qejf.Pd-ke ka gabuar qe la Sali Berishen te zgjedh Bashen kryetar partie.Ai nuk eshte per kete,por per te bere teater ne teatrin e kukullave qe te qeshin kalamanjet.

  8. veriori says:

    Verioret veç mençurise kane dhe bukurine. Keto dy veçori dhe shume te tjera i ben agresore tosket te cilet turku i solli ne Shqiperi.

  9. Luan says:

    Brace ke 20 vjet qe vetem lbrockulla thua

  10. hani i elezit says:

    Nuk asht pune se i ka sjelle tosket turki ,kur dihet botnisht se geget jane t’pa bese dhe kane gjak serbiet .

  11. xeni says:

    As njeri nuk eshte i mire per vendin, as Bracja e as Luli , te gjithe akuzojne njeri-tjetrin per te gllaberuar sa me shume pasuri e per te siguruar jetesen ..o popull mos u jepni rendesi bracave e luleve mos ua varni por ti perbuzni duke protestuar e votuar kunder ata jane armiqte qe nuk e lejojne vendin qe te shkoje perpara,,perderisa nuk jane ne gjendje te bejne rreformen e drejtesise imagjino se cfar kane bere bashkarisht sepse jane e kane qene te lidhur me njeri tjetrin koha e tyre ka deshtuar dhe nje dite te aferme do japin llogari perpara drejtesise,,i gjithe parlamenti shqiptar jane hajdute e kriminela

  12. Leonardo says:

    Keni më se të drejtë zoti Braçe ky birbua duhet bërë shembull për gjithë birbot e këtijë vendi që të mos vënë më dorë në pjesët që su takojnë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje