Tritan Shehu përgënjeshtron gazetën britanike: Lazarati është çliruar nga bandat kriminale

17 Janar 2016, 20:05Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e cilëson artikullin e shkruar nga gazeta britanike “Mirror” jo të vërtetë dhe se faktet e paraqitura aty janë jashtë realitetit. Edhe pse është përfaqësues i opozitës, Tritan Shehu thekson se Lazarati është i çliruar nga bandat kriminale.

Lazarati është ndryshe nga ajo që dikush e paraqiti sot. Me habi të madhe lexova një artikull mbi Lazaratin te një gazetë angleze, jashtë e larg realitetit të atij fshati.

Unë kam pasur mundësinë të njoh që gjatë fushatës së fundit elektorale, por edhe më përpara, atë fshat e shumë banorë të tij, të prek nga afër realitetin ku ata jetojnë dhe them me as më të voglin dyshim se Lazarati është një fshat me njerëz punëtorë, të ndershëm, familjarë, me vlera të mëdha shoqërore.

Lazarati nuk kultivon më kanabis, ai është çliruar nga bandat kriminale, që e krijuan atë veprimtari shkatërruese. Por kjo nuk do të thotë se atje kanë gjetur strehë e mundësi tashmë grupe terroriste”, thotë Shehu.

Ish-deputeti demokrat fton gazetarin që të vizitojë Lazaratin dhe të flasë me banorët.

Lazarati sot vuan vetëm nga një gjë dhe ajo është përkujdesja shtetërore, mungesa e programeve zhvilluese, investimeve, gjë që e ka çuar atë vend aq të bukur në varfëri. Gjë kjo e zakonshme tashmë në Shqipëri.

Sa për terrorizmin, unë e kam ngritur ndër të parët zërin për rrezikun e madh që paraqet për ne rekrutimi i disa kriminelëve për t’u dërguar si pjesë e ISIS. Për lidhjen krim-terrorizëm. Dhe kundër këtij rrezikut real për Shqipërinë, ne duhet të jemi aktvë, të përgatitur e të pa lëkundur. Por kjo nuk ka të bëjë me atë artikull”, vijon ai më tej.

14 komente në “Tritan Shehu përgënjeshtron gazetën britanike: Lazarati është çliruar nga bandat kriminale”

  1. tfgs1 says:

    te ”besueshme” keto,sidomos kur dalin nga goja e nje ……..prasi sunit!!

    1. undefined says:

      Ti nuk di fjale tjeter vecse sunit, mos ta kane futur prasin sunitet dhe te ka pelqeur, prandaj nuk i heq nga goja. Nuk ke kendveshtrim tjeter ne jete pervecse fese. Qenke per te ardhur keq.

      1. bekimi says:

        Grekut ja kane fute aq thelle prasin, sa i ka dale nga goja….. nuk mund te sherohen…Nena i ka vene ne gjume ; sheeeet se erdhen ata .. turqit(sunitet sic i quan ky majmun).. Pra u ka hy edhe ne gjak.. Eshte pune e tyre..!!!

    2. spartaku says:

      Me pelqen mendimi dhe shkrimi i zotit Tritan Shehu.Ka thene te verteten dhe me te drejte i eshte kunderven artikullit te gazetes angleze qe akuzon pabaza.

  2. bledi says:

    tritani ka te drejt smund te hedhin balt mbi shqiperin kot
    bravo tritan

    1. hysen daci says:

      Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje lajm I tille I rreme ne gazetat angleze per \shqiperine . Kjo ka ndodhur dhe ne vitin 1997 ne “Gardian” kur akuzohej qeveria e atehershme. Kur nje nga te Sorosit te ketushem pyeti me vone gazetarin pse bête nje shkrim te rreme ai u pergjigj ma dhene me diskete.
      Ai shkrim ishte nje pergatitje per opinionin public evropian e me tej se po pergatiteshin trazira e te mos çuditeshin kur te ndodhnin..
      Mero ben mire ti informoj ata larte.

  3. geri says:

    BRAVO I QOFTE TRITANIT I VETMI POLITIKAN QE O MBRON VENDIN E VET NA SHPIFJET

  4. AKIL YLLI says:

    Pse ka keto mend, ky rrezikzi shkoj ne Lushnje e hangri purrinin!

  5. zzzzzzzzzzzzzzzzzzZZZZ says:

    TE KAM THENE 1000 HERE , MOS FOL , MOS E HAP GOJEN …….
    KOMENTUESIT ME TE LEXUAR SHKRIMET E TUA , U KUJTOHET PRASI , PRASI MYZEQAR……

  6. ZZZZZZZzzzzzZZZZZZZZZZ says:

    O TRITAN , O PRESH ,,,,,,,,
    MOS FOL ME SE KETYRE U KUJTOHET PRESHI I LUSHNJES……
    SI ORE BURE ME NJE “R” TA FUTEN CUNAT ?????
    MOS FOLEEEEEEEEEE….

    1. Erti says:

      O zzzzzzzzkkkk je nje cop kari qe se ka shokun o lyr pazari vec me llafe di te meresh shum qef ta pska mami preshin gjer sa se heq dot nfa goja

  7. Mona says:

    Foli sherbetorit te Serbise o Tritan se ai e botoi shpejt e shpejt ne fb lajmin e asaj gazete. Dhe ky e ka emrin SRB.

    1. anticensurë543234 says:

      është kush është ai ka thënë një të vërtetë!!
      kurse ju të gjithë të tjerët që keni komentuar kundërtij jeni copa idiotësh që se keni shokun!!ju jeni aq idiotë sa prej urrejtjes për saliun dhe shpurën e tij jeni gati të pranoni si të vërtetë këtë shkrim idiot,të ndyrë,keqinformues të gazete paçavure angleze!!ju jeni gati të hidhni jo vetëm baltë por dhe mut mbi veten tuaj për të mos lejuar që urrejtja juaj të gjejë rehat!!
      ps:këtu nuk fus turkosumën!!
      ai është thjeshtë beqiri i njohur gërk!!

  8. Skender says:

    Ky Tiritan do ishte mire qe perpara se te zhgaraviste, TE NA TREGONTE SE ME URDHER TE KUJT I DERGONTE NAFTE MILOSHEVICIT ME 1994-96??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje