Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kalendarin tremujor të punimeve të Kuvendit.
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë pasditen e sotme në orën 17:00, ku tema kryesore e diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nuk është miratuar kërkesa e opozitës për të miratuar një rezolutë kundër dekorimeve të veteranëve që punuan më pas në dikaturën komuniste.
“Nuk ishte parashikuar që të futej rezoluta e PD për heqjen e dekoratave për ish-kriminelët e nomeklaturës komuniste.
Ata edhe njëherë e justifikuan me faktin se është PS që ka paraqitur një projektligj, por për ne ai pr/ligj nuk i përfshin të gjitha kërkesat e rezolutës tonë. Sidoqoftë përderisa është një rezolutë e paraqitur prej nesh duhej të votohej seancën e kaluar.
Na u nxor si shkak se gjoja nuk ishte paraqitur zyrtarisht, sidoqoftë ne do të bëjmë edhë njerë kërkesën, do ta paraqesim këtë rezolutë që sot në administratën e Kuvendit dhe presim të votohet”, theksoi kreu i grupit demokrat Edi Paloka.
Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin dhe programin e punës për 3 javët e ardhshme si dhe aktet që kanë ardhur nga qeveria.