Ja për çfarë do të mbahet mend Edi Rama

18 Janar 2016, 15:58Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Kur në konferencë e tij të fundit për shtyp Kryeministri Edi Rama deklaroi se “nuk do të ketë zëvendësime ministrash në qeveri pasi nuk ka të tillë të korruptuar dhe, nëse ka akuza për korrupsion, do të veprojë vetëm pasi askuza të jetë provuar në gjykatë”, askush nuk reagoi.

Nuk reagoi shtypi, shoqëria civile dhe as individë. Por kjo jo aq për faktin se këto segmente të shoqërisë janë korruptuar nga pushteti. Padyshim që ka të tilla. Por për faktin se e keqja jonë ka arritur nivele të tilla ku pika e referimit ndaj të ndershmes dhe të pandershmes nuk është e ndershmja dhe morali, por e pandershmja dhe më pak e pandershmja. Dhe në këtë dergradim, kontributi i Edi Ramës është i padiskutueshëm.

Nëse do të shkonim me llogjikën dhe standartet e sotme të Edi Ramës, as Sali Berisha nuk duhet ta kishte shkarkuar Ylli Pangon dhe as Ilir Meta nuk kishte pse jepte dorëheqjen nga posti i ministrit të ekonomisë, pasi asnjeri prej tyre nuk ishte i dënuar nga gjykata.

Por sot e gjithë shoqëria shqiptare ka kaluar në gjendje apatie dhe kjo thënie lapidare e Edi Ramës që do të kishte pataksur çdo qytetar normal të botës së lirë, kaloi në heshtje. Qerthullin ku kemi hyrë, ciklin ku çdo korrupsion i ri është më i madh se i pari, por çuditërisht reagohet më pak se më parë, Hana Arrendt në librin e saj “Banaliteti i të keqes” e quante pikërisht me këtë emër.

Shkakun e merrte pikërisht nga përballja me ideatorin dhe egzekutorin e shfarrosjes së hebrejve Ajhman gjatë gjyqit që këtij ju bë në Izrael pas rrëmbimit në Argjentinë ku ishte fshehur pas lufte. Për habinë e saj, Ajhman pa uniformë, pas hekurave të kafazit, me syze të rumbullakëta miopi si të një nëpunësi të rrëgjuar, dhe të folurën e qetë, i nxiti kureshtjen e njohjes së bashkëpunëtorëve të tij dhe arkitektëve të plojës ndaj popullit të saj.

Dhe ajo që zbuloi e tmerruar, ishte se asnjëri prej egzekutorëve në masë, nuk ishte një vrasës i pamëshirshëm apo kriminel. Jo. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar dhe pa të shkuar kriminale, nëpunës të rregullt të cilët të vendosur në një sistem tjetër, do të kishin qenë po aq skrupoloz në lëshimin e çerifikatave të martesës në zyrat e gjendjes civile, saç ishin në plotësimin e statistikave të njerëzve të shfarosur në dhomat e gazit. Ata i kishte transformuar e keqja. Pikërisht ajo e keqe banale e cila nuk vjen menjëherë, por e shndërron njeriun dhe standartet e tij morale dalëngadalë, ku në fund të procesit ka mbetur vetëm lëvozhga, por thelbi i tij është përbindëshi.

Në stadin e transformimit është shoqëria shqiptare sot. Relativizimi i së keqes, po e shndërron individin shqiptar në një monstër, ku më vonë ai që do kërkojë zbatimin e rregullave të një shoqërie normale perëndimore, do të duket si prifti në mes të bandës së vrasësve.

Për të qenë korrekt me realitetin, ky proces nuk ka filluar në 2013-ën. Kjo është një sëmundje që ka ardhur duke u rënduar me kalimin e viteve. Por asnjëherë si sot nuk ka qenë ky lloj relativizimi i standarteve morale dhe ideologjike. Asnjëherë më përpara nuk janë dhënë më shumë se gjysma e fondeve publike për shokët dhe miqtë e kryeministrit, duke e kthyer ligjin për tenderimin në një farsë.

Asnjëherë si sot, nuk ka ndodhur ky bllokim i investimeve, pasi gjithë fondet jepen në mënyrë klienteliste dhe për koncesione. Është e kotë të kërkohet një performancë e doganave apo tatimeve, pasi është ekonomia që nuk zhvillohet më pasi nuk ka më mundësinë e konkurencës së lirë, ndërsa monopolet e lidhura me politikën janë mbizotëruese. SHBA dhe BE, janë kaq të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni saqë secili prej tyre ka komisionet antimonopol. Deri edhe Microsoft, një revolucionar i teknologjisë dhe simbol i erës së re, është penalizuar nga këto komisione.

Ndërsa në Shqipëri banaliteti korrupsionit ka arritur në atë shkallë sa kryeministri blen me fondet publike tek miqtë e tij jo vetëm makinat zyrtare, por deri ato të shoqërimit. Askund nuk ndodh që kërkesës përse i jepet jashtë ligjit një miku të tij riparimi i zyrave të kompanisë publike OSSHE, kryeministri e hedh problemin në standartet si kanë qenë kushtet e këqia të këtyre zyrave më përpara. Partia e së majtës e cila erdhi në pushtet me objektiva majtiste, jo vetëm që i harroi ato, por rrugës akaparoi edhe klientelistën e Berishës, dhe sot konkurenca ekonomike është e bukosur.

Fatkeqësia e kësaj situata nuk qëndron vetëm në faktin se ekonomia jonë po lihet peng nga kryeministri për dhjetë vitet e ardhshme, dhe do të duhen po aq vite që të riparohen dëmet që ai po bën, çka do të thotë se edhe brezi i 20 vjeçarëve të sotëm, do të vuajë pasojat e qeverisjes profane dhe korruptive të Edi Ramës. Fatkeqësia nuk është se për të trashëguar një pushtet ekonomik e partiak me të cilin do të zbavitet në vitet që vijnë, qoftë edhe në opozitë, ka shkatërruar një ndër forcat më genuine të politikës shqiptare siç ishte PS.

E keqja nuk është se kemi një qeveri e cila në katër vjet nuk ka ndërruar asnjë ministër çka tregon se më shumë se kundërshti e ligjeve të dialektikës; më shumë se paaftësi e shefit të saj të dallojë se kur një ministër nuk bën, është heshtja prej bashkëfajtorësh në trajtimin e pushtetit si një klan ekonomiko-mafioz. Dëmi i madh është se ky cikël i të mësuarit me të keqen po kthehet në një standart moral për gjithë shqiptarët. Dhe ky do të jetë ai deformim gjenetik moral, të cilin nuk do të ketë ilaç ti bëjë derman, dhe e vetmja trashëgimi për të cilën Edi Rama do të mbahet mend.

 

 

43 komente në “Ja për çfarë do të mbahet mend Edi Rama”

  1. Monsi says:

    Ik o Dritan mos na bej si i zgjuar se je nje palo lekisti qe nuk te eci me lekun ne qeverisjen e Rames

    1. Myrvete says:

      Edi Rama do mbahet mend si kryeminister si MASHTRUES i pensionisteve ish ushtarake!
      Na mori votast duke na mashtruar se do ndreqte padrejtesite kriminalke qe na kishte bere Sali Berisha dhe Fatos Nano per 25 vjet,por vete vazhdoi njelloj si ata!
      Nuk la hajdut dritash,trojesh,pronash, borxhli pa ua falur te gjitha vjedhjet e shperdorimet,ua fali GJOBAT e Berishes te gjitheve,ua legalizoi shtepite falas hajduteve te trojeve,ua dhe te gjitha kestet te gjith burgaxhinjve gjoja politike,kur shumica prej tyre kane qene hajdute,pederaste,spiune,diversante etj NDERSA VETEM NE ISH USHTARAKEVE PO NA MBAN AKOMA DEBITORE DUKE NA MBAJTUR 20% TE PENSIONIT MUHOR,SIPAS NJE LIGJI KRIMINAL dhe ANTIKUSHTETUES te Sali Berishes!
      Mallkuar qofsh Edi Rama!
      Padrejtesite , qe na ben ti te RENSHIN NE KOKE TY DHE FEMIJVE TE TU!!

      1. and says:

        me pak urrejtje…me shume dashuri….do te plasi zemra me gjithe kte mllef…

        1. Myrvete says:

          @ andi!
          Ndaj nje kryeministri dhe nje shteti qe te te heq buken e gojes se femijve te tu per 20 vjet,kur nuk zbatojne ligjet e bera nga ata vete,NUK MUND TE KESH VECSE….URREJTJE-URREJTJE-URREJTJE!!!
          Ndaj nje kryeministri,qe partise se tij i kemi dhene votat per 25 vjet dhe ne fund na MASHTRON,cfare duhet te kem pervec URREJTJES???
          Shteti fashist i Berishes dhe me pas i Nanos,per 3 vjet(96-98) nuk na dha asnje lek pension,ndonese ligji nr.8087,date 13.03.1996 ishte ne fuqi dhe na e jepte kete te drejte duke na lene ne mes te 4 rrugeve sikur te na kishin ARMIQ!
          Shteti fashist i Sali Berishes dhe sot i Rames,qe nga viti 2009 e ne vazhdim ,na shpallen DEBITORE duke na mbajtur edhe sot 20 % te pensionit mujor,sipas nje ligji ANTIKUSHTETUES te Berishes,sikur paskemi marre me shume pennsion se sa na takonte me ligj,ne nje kohe kur edhe pensionin qe nga 1999 na e kishin ulur 50%!
          Edi Rama ben sikur nuk kupton qe kunder SHPALLJES TONE DEBITORE, DUKE NA ULUR ME 20% PENSIONIN E PLEQERISE,ka edhe nje Vendim te Gjykates Kushtetuese nr.33/2010 qe arsyeton ,si me poshte:
          -“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose cenimin e te drejtave te fituara”!
          Por te gjitha qeverite fashiste Berisha-Rama po na mbajne cdo muaj nga 20% te pensionit duhe mos zbatuar kete vendim te Gjykates Kushtetuese,nderkohe qe LLAPIN lart e poshte se duan te bejne reforme ne drejtesi!
          A NUK DUHEN URRYER KETA SUNDIMTARE???

      2. Timi says:

        Edi Rama do te mbahet mend si kryeministri qe Shqiperine e lene nga Berisha dhe horrat e tij, si nje hale gjigande po e ktjen ne shtet normal

        1. erdi says:

          hajde puthe nje here kete timin o Timi… apo ti je nga ata qe puth ate te edi rames

      3. Myrvete says:

        @ andi!
        Ndaj nje kryeministri dhe nje shteti qe te te heq buken e gojes se femijve te tu per 20 vjet,kur nuk zbatojne ligjet e bera nga ata vete,NUK MUND TE KESH VECSE….URREJTJE-URREJTJE-URREJTJE!!!
        Ndaj nje kryeministri,qe partise se tij i kemi dhene votat per 25 vjet dhe ne fund na MASHTRON,cfare duhet te kem pervec URREJTJES???
        Shteti fashist i Berishes dhe me pas i Nanos,per 3 vjet(96-98) nuk na dha asnje lek pension,ndonese ligji nr.8087,date 13.03.1996 ishte ne fuqi dhe na e jepte kete te drejte duke na lene ne mes te 4 rrugeve sikur te na kishin ARMIQ!
        Shteti fashist i Sali Berishes dhe sot i Rames,qe nga viti 2009 e ne vazhdim ,na shpallen DEBITORE duke na mbajtur edhe sot 20 % te pensionit mujor,sipas nje ligji ANTIKUSHTETUES te Berishes,sikur paskemi marre me shume pennsion se sa na takonte me ligj,ne nje kohe kur edhe pensionin qe nga 1999 na e kishin ulur 50%!
        Edi Rama ben sikur nuk kupton qe kunder SHPALLJES TONE DEBITORE, DUKE NA ULUR ME 20% PENSIONIN E PLEQERISE,ka edhe nje Vendim te Gjykates Kushtetuese nr.33/2010 qe arsyeton ,si me poshte:
        -“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose cenimin e te drejtave te fituara”!
        Por te gjitha qeverite fashiste Berisha-Rama po na mbajne cdo muaj nga 20% te pensionit duhe mos zbatuar kete vendim te Gjykates Kushtetuese,nderkohe qe LLAPIN lart e poshte se duan te bejne reforme ne drejtesi!
        A NUK DUHEN URRYER KETA SUNDIMTARE???

    2. Albani says:

      Edi Rama do mbahet mend per tre perversitetet e tij

      PIKTOR i Deshtuar
      MASHKULL Pervers
      POLITIKAN karikature qe ka per Keshilltar FATE VELAJ MASHTRUESIN LEGjENDAR dhe Simbolin e Injorances Shqiptare qe Paguhet Per Karagjozllikun e tij me paret e shqiptareve!

      Edi Rama statuja e Turpit dhe Simbol i Deshtimit!
      Punesoi 1 milion duke i punesuar me kalimin e kufirit dhe humbjen e shpreses!

      1. Saliu says:

        shuko ai smuj me mkalue mueee piktor sjam po shuko tbej t’zi dhe t’kup un, e din ti, pervers mo mthue muee sa jam n’vend t’par, karikatur shuko ti edhe ktu nuk matet me muee ai

    3. Tani says:

      Po kush eshte ai minister qe eshte kapur me presh ne dore more Dritan? Asnje prej tyre. Ti flet budallalleqe. Nuk mund te krahasosh Pangon apo Meten me ministrat e Rames. Thuaj nje shembull qe nje minister eshte kapur ne gabim flagrant dhe nuk eshte pushuar. Mashtrimet dhe akuzat e PD-se jane te pabaza. Ndersa ata te dy u kapen me presh ne dore dhe me video.

    4. O Mero Baze, te Lutem mos me censuro:
      O DRITAN HILA QE JE KATANDISUR TEK PAGESAT QE TE BEN ILIR META ME NJE NDERMJETES EDHE AI “GJOJA” GAZETAR-ANALIST, POR JO VETEM KAQ TI O DRITAN HILA MERR PARA “TE PASTRA…” EDHE NGA SHQUP_I ME NDERMJETES NJE MIKUN TEND TE HERSHEM NGA RADHET E MINISTRISE SE JASHTEME, NE KOHEN KUR PUNOJE “GJOJA” DIPLOMAT. PRIT EDHE PAK SE 3 VIDEO DO TE BEJNE QE TE MARRESH RUDI XHUNGEN E VAJZEN E TE IKESH SA ME LARG NGA SHQIPERIA, E PAS TEJE DO KETE DHE SHUME E SHUME TE TJERE SI TY NE PD-SHQUP E LSI-MONIKA, SAPO AMERIKANET E EUROPIAN-PERENDIMORET TE MIRATOJNE “DUAN APO NUK DUAN BERISHA+BASHA APO META+KRYEMADHI APO NANO+KAC ISLAMI APO FRANGAJ+FEVZIU APO BALLIU+CUPI APO DOPJO YLLAT E ORANEWS_IT APO ZHEJI+PEKA APO MANJANI+VASILI APO LIR KULLA+CANI….ETJERE MONSTRA FILO-BERISHA E FILO-NAN+META. EDHE PAK JAVE DO DUROJME DHE PASTRIMI (PASTRIM QE DO KUSHTOJE SHUME NE PD+LSI E DO PARTICKA TE TJERA PAS TYRE SI DHE DISA QINDRA GJYQTARE E PROKURORE, QE DO PERFUNDOJNE SI NE FILLIMET E 1992 APO TE 1993, “PA BREKE NE BYTHE… SIC I LA NENA PARTI PPSH NE 1990”)

      1. Tulla e Neveritshme Meta says:

        NGA NDRYSHON TI NGA KY TIPI I mETES?!……dukesh qe je spiun apo ish agjent perderisa di dhe spermend emra…me e bukura, mire per te gjitha po Edramen nuk na i permende njehere…apo reforma ska me e prek 20% tuaj…

  2. Edmond says:

    Mercenar! Derisa ishe pjese e MM ishe servil,kur te flaken na dole disident,ik o pirdhu.

    S’ke faj ti,faj kane mediat qe publikojne cdo brockull te gjithekujt qe ka FB vetem per te mbushur faqet.

  3. HAHAHAH says:

    Sa qesharak qe eshte ky.. kur ishte ne qeveri e ngrinte Ramen ne qiell tani qe e hoqi Rama si zv/minister mbrojtje vjell vrer cdo dite. Ca hipokrizie!! VJen ktu e ben moral pa pike turpi. Hik mor bir shif boj ndonje pune te hajrit. Leje gazetarine se nuk eshte per ty.

    1. upss says:

      kur ishte ky ne ministri e ngrinim ne qiell te tere ramen ne,jo vetem ky se kish nje vit qe sa kish ardh e fajin ia hidhnim sales..rama erdhi me shpresat e nje populli te tere per ndryshime rrenjesore te nje shoqerie te kalbur,po si perfundim u kalb dhe vete e neve sna ngelet gje tjeter vetem te dekompozohemi se dhe shpresa e fundit e kesaj politike vdiq..mjer ne per ju partiaket idiot e te paafte qe skeni sy te shihni cbehet ne ate vend..skemi faj,jemi te paditur,e jemi popull pa principe e pa moral..te na rroje edi basha sala e meta..nje pyetje..cili prej ketyre mund ta meritoj voten time??!!!!!!!!!vdekshi te gjithe bashk

  4. adeci says:

    Kete Dritan Hilen qe thoni ju, para ca vitesh e kam pasur komshi, rinim ne nje banese me qira andej nga spitali. Ky miku qe sot na hiqet si bure i mire, kishte ne bodrumin e baneses nje punishte qe piratonte lengje fallco me ato shishkat e vogla qe nuk ja mbaj mend emrin. Punonin familjarisht si hajdute dhe naten vinin makinat dhe mernin prodhime e fallsifikuara me lloj-lloj komikatesh e me uje cezme. E pra, ky birbo e ky fallsifikator e hajdut tani ngrihet e na shet mend si bure i mire. Vaj medet.

  5. aqif tahipi says:

    U rrite u poqe dhe ngele po lo.e , .Per fat te keq shqiperine e ka marre lumi prej 25 vitesh dhe pergjegjes kryesore jane idhujt e tu tosi dhe sala.Deri kur tya pranosh publikisht kete fakt mos prit te te marre seriozisht ndonje lexues.

  6. shqipetari says:

    Ky eshte shkrim brilant! nuk mund te gjej asnje argument kunder ketyre fakteve monstruoze! dy komentuesit Monsi dhe Edmondi ju lutem hapni syte per te nesermen tuaj o te mjereeeeee….. shqipetaret duan vetem te ikin nga ky vend… pse?

    1. Marsi says:

      ato dy komentuesit jane njerezit qe i referohet Dritan Hila te artikulli, jane ato qe qe kane pesuar lavazh truri dhe i thone priftit mos t’i bej moral.

  7. keto rreshta kritike ,po ti kishte hedhur nji i panjohur si lepires ,do ta besoja.

    por ,kur behet fjale per….RITAN HALEN……vari hajdarin……

    1. e kripur kripa ne det says:

      o detar po qenke qyqar a i vrar..pse paske nevoje te te tregojne te tjeret e te deftojne?!po ke nga punojsit zv ministrat ministrat drejtoret e sales qe sduan prova per korrupsion denoi i gjati,po concesionet 10 e 20 vjecare me nga 100 million eu a nuk po i jep ky zoteri,po fakti qe spranon qe ndokush nga ministrat e tij ben vaki e eshte i korruptuar,po faktin qe ka tre vjet qe thote do bej reforme e sdo bej nje mut si perfundim..hapni syt o qorra e shihni cben,mos ecni me mendjen se sduhet te bente kur erdhi ne pushtet se eshte shume larg..e kur shajme kete piktorin nuk mburrim doktorin liken e me radhe ..jane nje hale te tere..po kur vijne ere do u thuhet se po sua the do qelbemi te tere

    2. Mos ma vini te cfare shkruaj. Une jam thjeshte nje idiot qe vdes te lepih bythen e Rames!

  8. sopiqoti says:

    kETO MENDIME eDI HILA NUK I KA PATUR KUR NDJENTE PERKRAHJEN DHE FAVORET E EDI RAMES.Nuk kane asnje vlere deklarimet e tij qe nuk i dalin nga gjykimi por nga keqdashja e tij,nga mllefi.

  9. firauni says:

    Ndoshta Hila nuk eshte per tu vlersuar ,por faktet besoj qe jane per tu marre seriozisht .

    1. bnm says:

      @ andi!
      Ndaj nje kryeministri dhe nje shteti qe te te heq buken e gojes se femijve te tu per 20 vjet,kur nuk zbatojne ligjet e bera nga ata vete,NUK MUND TE KESH VECSE….URREJTJE-URREJTJE-URREJTJE!!!
      Ndaj nje kryeministri,qe partise se tij i kemi dhene votat per 25 vjet dhe ne fund na MASHTRON,cfare duhet te kem pervec URREJTJES???
      Shteti fashist i Berishes dhe me pas i Nanos,per 3 vjet(96-98) nuk na dha asnje lek pension,ndonese ligji nr.8087,date 13.03.1996 ishte ne fuqi dhe na e jepte kete te drejte duke na lene ne mes te 4 rrugeve sikur te na kishin ARMIQ!
      Shteti fashist i Sali Berishes dhe sot i Rames,qe nga viti 2009 e ne vazhdim ,na shpallen DEBITORE duke na mbajtur edhe sot 20 % te pensionit mujor,sipas nje ligji ANTIKUSHTETUES te Berishes,sikur paskemi marre me shume pennsion se sa na takonte me ligj,ne nje kohe kur edhe pensionin qe nga 1999 na e kishin ulur 50%!
      Edi Rama ben sikur nuk kupton qe kunder SHPALLJES TONE DEBITORE, DUKE NA ULUR ME 20% PENSIONIN E PLEQERISE,ka edhe nje Vendim te Gjykates Kushtetuese nr.33/2010 qe arsyeton ,si me poshte:
      -“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose cenimin e te drejtave te fituara”!
      Por te gjitha qeverite fashiste Berisha-Rama po na mbajne cdo muaj nga 20% te pensionit duhe mos zbatuar kete vendim te Gjykates Kushtetuese,nderkohe qe LLAPIN lart e poshte se duan te bejne reforme ne drejtesi!
      A NUK DUHEN URRYER KETA SUNDIMTARE???

      1. Koburja says:

        O kapter I Enverit can keni here per kte popull ju we dashkeni pension extra prinderit e mi kan punuar nga 40vjet neper fabrika e uzina e Martin vetem 150 mij me muaj

        1. bnm says:

          @ “koburja” !
          Se cfare kam bere une dhe shoket e mij ish ushtarake ka qene 1 milion here me e NDERSHME,me PATRIOTIKE dhe me me DJERSE ,se ajo qe ke bere ti,si kelysh i bashkepuntoreve me pushtuesit!
          Ne kerkojme te drejten tone qe na i jep Kushtetuta dhe ligjet e ketij sistemi e jo ajo e Enver Hoxhes!
          Ne se u propagandua,nga klikat ne fuqi, se po e rrezojme SOCIALIZMIN per nje rend politik me te mire,pra KAPITALIZMIN,ja kete kerkojme edhe ne:
          -TE NA JAPIN TE DREJTAT QE NA TAKOJNE ME LIGJET KAPITALISTE!
          Ne se deri tani nuk na jane dhene,kjo verteton se ky sistem eshte….FASHIZEM !!!
          Sa per emertimin “kapter i Enverit”,do te ishe edhe ti i lumtur ta kishe,por te dhane burgun dhe internimin se aq TRU pate!
          Une kam qene oficer madhor, me Akademi Ushtarake,qe kemi garantuar MBROJTJEN E VENDIT per 45 vjet rresht, ku NUK GUXOI ASKUSH te prekte kufijte tane!
          Ndersa sot ne nivelin e KAPTERRIT TE ENVERIT nuk jane as gjeneralet e Saliut,Nanos,Metes,Rames etj te marre se bashku!!
          Sa ishim ne ne USHTRI deri ne 1993 nuk guxoi kush te vidhte qofte edhe nje fishek,por sa na hoqen ne,QURRASHET E Berishes i zbrazen depot e ushtrise,me vlere disa qindra MILIARDA EURO,pasuri kombetare!
          Ne se edhe me kaq ti “koburja” nuk kuptove gje,atehere shko pij ilacet e terbimit dhe mblidh kanocet tek plehrat,per te nxjerre buken e gojes,se djemte tane i kemi te gjithe me shkolle te larte,me nga 2-3 diplloma dhe shetisin boten,o mavri me ….MUT e nuk jemi si ty,qe i lepihesh sundimtarit te radhes duke shitur voten tende per nje thes miell!
          Hyyyyy,PLEHRE e ndyre!
          E kam per NDER qe i kam sherbyer ATDHEUT dhe ENVER HOXHES,ketij BIRI TE LAVDISHEM te kombit shqiptar!

  10. gushti says:

    Nuk dua te futem ne gjykime personale per askend, vetem dua te perserit ate qe thuhet ne kodin penal se; “Nje njeri quhet i pafajshem per sa kohe nuk i eshte vertetuar fajesia…” . Rama ka thene :”Me sillni faktet (jo denglat e Saliut qe kemi 25 vjet qe i degjojme) lidhur me shkeljet e nje ministri dhe une do t’i dorezoj prokurorise”. Çfare ka ketu? Faktojani fajin dhe çojani prokurorise. Keshtu veprohet ne nje vend demokratik. Ne diktature, ose ne “demokraturen berishiane” eshte ndryshe.

    1. roberto says:

      Do fakte ti,o “gusht”?
      Ja disa:
      1-Edi Rama na mashtroi ne ish ushtarakeve se pas zgjedhjeve do nte ndreqte te gjitha shkeljet ligjore dhe ANTIKUSHTETUESE te bera nga klika e Sali Berishes!
      Berisha me nje ligj te tij anti kushtetues,na shpalli DEBITORE dhe qe nga viti 2009 e ne vazhdim(edhe sot) na mbahet nga pensioni mujor 20%!
      Kete ligj kriminal e hodhi poshte Vendimi i Gjykates Kushtetuese nr.33/2010,qe arsyetonte ,qe ne “..asnje rast nuk duhet te behet rillogaritje e pensionit,ne se kete te drejte e ke fituar me pare ligjerisht”!!!
      Pra vete Edi Rama NUK ZBATON Vendimin nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese,pervec se SHKEL HAPUR EDHE PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!
      Zagare qe mbrojne SUNDIMTARET ka plot,por ti qenke zagar i zgjebosur!

  11. arber says:

    po ca problemi ka qe dritan hila ka qene dikur mbeshtetes i rames se jeni turre te gjithe luane kompjuterash duke share…
    o luane a keni ARGYUMENT per te hedhe poshte shkrimin se ngelet vetem duke u pergjigje si berishovic…ju dhjefsha te gjithe politikanet berisha rama meta gjinushi milo pollo ruci spahiu etj….

  12. Aron says:

    Si mund te levizen ministra para prtfundimit te Kongresit te PS? Ja, zoteri, ti u largove nga zv. minister dhe nuk te mbyllet goja kunder Rames, po ministrat cdo te benin ne Kongres po ti largonte me pare? Do te votonin kunder tij, kete do te benin. Ju, zoteri, kerkoni qe Rama te beje sa me shume armiq, qe ta largonin nga drejtimi i Partise ne Kongres, por ai nuk eshte i marre te vepronte kunder vehtes. Ju ecni sipas parimit “duhet te behen dardhat sivjet meqe me haen mua”. Je vertete per te ardhur keq, zoteri!

    1. gimi says:

      Ha ha ha???! ? je or gjeni.

  13. lexuesi says:

    Asgje te re nuk ka,nderrohen vetem bythet ,karriket rrine po aty,lufta per pushtet nuk pyet per ligje se ka shtigje,premtimi elektoral eshte per oral.
    Pse e keputi meraku Ramen apo Berishen,Meten apo Bashen,Fevzon apo Frangajn per premtimet,vetem budallai beson ne premtime.

  14. opinjoni says:

    krimi e korrupsjon
    si pidhi n kar

  15. Alb-Germani says:

    Un mendoj se Dritan Hilja ka probleme me realitetin.
    Po qe se atij i duket korrupsinon blerja e makinave dhe riparimi i zyrave,qe paska demtu rand ekonomin qe Edi Rama trashegoi nga Qeveria Hajdute e Berishes ather me fal Zotni Hileja por jeni shum miskin dhe grindavec i keq.
    Gazeta Tema ju ka lene hapsir qe te sillni fakte dhe jo te na beni Hartime ,me te cilatme thane te verteten jemi lodhur.

  16. SKENDER-BEU says:

    KUR DALIN KUNDERSHTARE PJAVICA SI PUNA JOTE O ERSIRTAN,SIGURISHT QE KRYEMINISTRI NUK E KA TE LEHTE TE ZBATOJE PROGRAMIN.JU JINI NJE GRUP PARAZITESH LEKISTE QE POSTIN E SHIKONI SI KOSTUM ME XHEPA THESE PER TI MBUSHUR ME PARE KORUPSIONI,DHE POSHTERSISHT,SHPIFJEJE DHE BALTOSJEJE.SIGURISHT TA DERGON FSHEFTASI CEKUN SHTEPIJA QENDRORE E OFICERAVE AQ ME TEPER QE NE ATE SHTEPI TE KA PUNUAR BABI AGI HILA DIKUR.JU E VINI TJETRIN PRIFT DHE PO NUK JU LA TE VIDHNI MESHEN FILLONI TI RUANI MJEKREN,DUKE FSHEHUR BYTHEN PAS PD DHE LSI-SE.RACA ME E POSHTER E SHUSHUNJAVE SHTETARE,KETA JENI JU.NE GOP TE RUDINES VAFSH O GOMAR QE BASHKOHESH ME SOJIN E QENERVE.

  17. Shqip says:

    Edi Rama, do te mbahet mend si gjigandi shqiptare qe i doli Zot jo vetem Shqiparise, por edhe Ballkanit Perendimore, ne kohet me te veshtira te krizes ekonomike e globale. Si njeriu I ekuilibrit dhe bashkejeteses paqesore nder fetare, me nje kohe kur gjthe bota po persekutone me pa te drejte popullsise myslimane, qe Jan NJEREZ te mrekullueshem si edhe ne. Mjaftone ti referohemi delegacionit tone pas sulmeve te Charlit ne Paris, I cili pati nje impakt sa pozitive per proletariatin nje mbare boten, po aq edhe injorues per tutoret e planetit. Edi Rama, do mbahet mend si njeriu qe ka zgjedhur komunikimin artistike, per te sfiduar poshtdite e politikes globale. E nuk eshte aspak pergjegjesi e te nderuarit Rama, ne se Cili eshte miop….. Edi Rama do te mbahet mend per elekuencen e tij politike, qe gjithekushe sot e ka zili, ne vecanti zoti Lu. Edi Rama do te mbahet mend si terapia me efektive, kunder kancerit dhe metastazave te tij.
    Edi Rama do te mbahet mend si lideri paqesor dhe globale I shekullit te sofistikuar.

    1. anticensurë543234 says:

      hahahahaha na dhive tuj qesh!!humor të holl ke!! bravo si i thonë asaj fjalës “dorën në qafë e gishtin në bithë??”

  18. LULJETA KARAFILI says:

    Këto që thua ti dhe mund të jenë të vërteta , por ti nuk je i besueshëm, sepse kështë ndodhi dhe kur Berisha të hoqi nga konsull në iIali volle vrerë për Berishën dhe ju ngjite Edi Ramës megjithëatë gazetaren patetike që ke për grua,. Tani që të hoqin nga Zv ministër i Mbrojtjes (thuhet për korupsjon) bëni gam gam. Ju jeni familjarisht pa integritet.

    1. anticensurë543234 says:

      luli paradoksalja tipike shqiptre!!
      nëse do të ruash vëndin e punës!?nëse je e dashuruar pas ramës!?
      o nuk e di se çfarë!!
      mos bëj budallallëkun të thuash “Këto që thua ti dhe mund të jenë të vërteta …..”por unë nuk ti besoj!!është një thënje jashtë llogjikës!!
      e vërteta është e vërtetë!!unë personalisht jam indiferent,nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lloj dëshire të njoh hilën,por për ato që thotë dhe që përkojnë me mendimim tim!’nuk kam çi them!!janë të vërteta!!
      përse do të thuash ti??thjeshtë sepse asnjë nuk ja ka hedhur poshtë!!asnjë nga ju kritikët nuk keni paraqitur një fakt të kundërt!!i vetmi fakt është sjella në kujtesë e “dobësive” të tij ose më mirë interpretimi juaj për ngjarje të shukara!!fakti tjetër është se shumë prej jush ndërrojnë aq shpesh pseudonimet sa është e vështirë të kuptojë njeriu se me kë ka të bëjë!!ky ndërrim pseudonimesh është thjesht për të mos pasur mundësi për verifikimin e thënjeve tuaja!!ndoshta për atë që ti po e shan sot dje e ke lavdëruar!!
      luli e di si është puna??
      u zgjata shumë më duket?!nuk ja vlen “barra qiranë”!!
      mbro bukën e kalamajve sa të mundësh!!ke kohë për ta sharë kur të hash shkelmin bythëve dhe ti!gjëra të njohura këto!!

  19. Emigranti says:

    Me vjen keq kure lexoi kohet e fundit artikuj te H. Liles qe vetem vjellin vrer, ndaj kryeministrit Rama . Disa muaj me pare kure ishte ne ministrin e mbrojtjes, rinte si mut i lagur, jo vtem nuke ndiheshe fare, pore i thurte humne kesaj qeverie. Edhe ne qe jetojme jashte vendit , vrejme mangesi, gabime njerezore, te kryeministrit Rama dhe ministrave , pore ne nje vend qe qeverit e mepareshme kane lene aq mangesi, boshlleqe ne ekonomi, ne psikologjine e ish pushtetareve dhe qytetareve shume here per keq, duke e lene vendin tone ne nje gjendje kaotike, themi me plote goje se Rama megjithe gabimet , po ben rrevolucjon per te ndertuar shtet ligjor dhe jo rrumpalle. E mbeshtesim plotesisht qendrimin e tije dhe dote bejme ceshte e mundur qe jo vetem ta mbylle kete mandat, pore edhe nje tjeter per ta bere shqiperine shtet me ekonomi dhe dinjetet ne Be.

  20. asd says:

    fakte nuk ka as per hitlerin. nuk ja firmosur asnje dokument per shfarosje te hebrenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje