Fatos Lubonja ka bërë një shkrim tek Panorama, për një pallat që do të ndërtohet përballë Fakultetit Ekonomik.
Mes të tjerave, ai akuzon edhe mediat përse nuk e kanë publikuar këtë lajm.
Lubonja përmend me emër Andi Bushatin dhe Veton Surroin, të cilët, sipas Lubonjës, bënë zhurmë të madhe për ndërtimin e Aleksandër Frangajt tek “Laguna Blu”.
Andi Bushati i është përgjigjur Lubonjës në një prononcim për TemA.
Ai thotë se është kundër çdo ndërtimi.
“Fatos Lubonja më përmendte sot në një shkrim të tij tek Panorama duke ngritur pyetjen: Pse nuk flet Bushati që foli për “Laguna Blu”, për një ndërtim që po ngrihet tek parku kombëtar, duke lënë shijen se jam selektiv në reagimet e mia ndaj mëkateve të pushtetit me biznesin.
Dua ta them që në fillim, jam kundër, kundër, kundër atij ndërtimi, çdo ndërtimi në park, madje dhe çdo lejeje në zonën brenda Unazës së Madhe të kryeqytetit.
Kam këmbëngulur dhe insistuar për këtë në fushatë sa herë jam përballur me Erion Veliajn, kam insistuar disa herë për t’i marrë atij premtimin, “se nuk do të keni asnjë firmën time për leje në këtë zonë” pa e ditur se këta në pushtet janë aq perversë sa nxjerrin Erionin në fushatë të bëjë premtime dhe më pas del në skenë maska i pangopur Edi Rama, që shpërndan pallate mbi 7 kate për pronarët e mediave.
Por duke theksuar se jam kundër atij ndërtimi më shumë më shqetëson pyetja që më bën Lubonja (në fakt vetëm ai, se nga dikush tjetër nuk do ta çaja kokën), sepse ajo hedh një hije dyshimi mbi punën time si gazetar. Sepse ajo nënkuptonte hipotezën sipas së cilës Bushati për disa të këqia flet dhe për disa të tjera i mbyllin gojën.
Këtë dua të sqaroj.
Duke e ditur se në këtë vend të këqiat dhe krimet rriten me progression më të madh sesa mundësia jonë për t’u informuar, hulumtuar dhe reaguar për to, kam pasur një parim: ti ndaj kolegët në dy grupe në ata që ndjekin bindjen e tyre dhe në ata që shiten dhe blihen.
Brenda këtyre dy grupeve sejcili është në të drejtën e vet për të trajtuar temat që do dhe për të zgjedhur pikën me të cilën ai demostron të keqen.
Kështu unë kam qenë i bindur, thellësisht i bindur, se Lubonja është i ndershëm dhe i pastër në profesionin e tij, ndaj kurrë po kurrë nuk e kamë vënë atë në dyshim duke i ngritur pyetjen: “Pse fole përditë në studio kur Edi Rama iu vërsul padrejtësisht Agon Channel dhe nuk fole një fjalë përshembull kur Berisha bëri të njëjtën gjë me gazetën TemA?
Pse denoncon heshtjen e mediave sot dhe nuk e bërë këtë kur TV Klan mbylli gojën edhe pasi gardistët e Berishës i plagosën një gazetar në 21 janar?
Pse dje, kur Berisha ishe në pushtet thoshe se të dyja bandat janë njësoj dhe sot pretendon se nuk është më kështu sepse banda me pushtet është më e rrezikshme?
Por unë nuk gjykoj se këto pikpyetje që i kam dëgjuar nga shumëkush më ndryshojnë mendimin tim për Lubonjën, një shembull i ndershmërisë luftarake në mediat tona. Pasi ndonjëherë është e mirë që ato të bëhen publikisht se na ndihmojnë të sqarojmë qëndrimet tona, pavarësisht nga shija e dyshimit që hedhin.
Ashtu sikurse mua më ndihmoi pyetja e Lubonjës për të thënë se jam kundër atij ndërtimi në park, kundër çdo lloj tjetër ndërtimi në park madje dhe në gjithë perimetrin e unazës së Tiranës”, thotë Bushati për TemA.
kur t ikni ju plera analista shqipria do marri fryme e lehtesuar
ju sot jeni pjesa me hipokrite servile lajkatare bythlepire frikacak, dhe t poshter e shoqeris shqiptare .
s keni asnje moral e turp dhe ju ka ngel ne dore nje gje t mbroni e ti beni lajka njeri tjetrit si po ben dhe ti me lobonjen
a e dini ju sa rini e talentuar ka sot dhe sa mijra te tjerka si ju dhe i ben analza problemeve mijra here me mire se ju.
nuk e kuptoni as vet sa te bezdizshem jeni bere beni profesorin per cdo gje haroni qe ka mesues inxhinier ndertues ekonimist etj dhe ne jete ka regulla e le te flasin kta qe jane per kto tema ai qe merret me te jo flsni ju per t gjitha per arsimin ndertimin shkencen gjeografine etj ju e keni neverit televizionin mos t shifen me kur dilni ju jua shpifni njerzve sa sot asnje nuk ju ndjek me ju
kur shkruani dicka lexoni komentet qe shkruan populli per ju qe ta dini c mendojne njerzit per ju apo vetem shkruani ju dhe kaq . papagall jeni dhe asgje me shume ca parazit qe merrni leket qyl pa pune.
Shume mllef paske per analistat o Fati. Nuk jane keta e keqja, nese shkruajne bejne shume mire, se hedhin drite mbi shume ngjarje, qe mbase opinion shoqeror nuk do ti mesonte kurre. Ti thua se ka shume “Rini te talentuar”, nuk jam kunder, por keta “te rinj te talentuar” jane indiferent nga fenomeneve qe ndodhin ne shoqerine tone. Nuk besoj se I ndalon kush keta te shkruajne, qofte edhe per ndertimin e pallatit para Fakultetit Ekonomik. Ku jane keta, perse nuk shkruajne? Perse nuk shkruan edhe ti Fati, por vetem fyen me mllef ? Kush te ndalon te japesh edhe ti opinionin tend ? Kam shume besim se Mero te te hap nje vend ne gazeten e tij.
Jane “analista” Lubonja apo Bushati?! Sot lexova se edhe Agron Gjekmarka Gjoni na qenka “analist”?! Si i marrin keta njerez titujt?! Si u be Lubonja, Bushati,Zogaj Preci spiun. analista?! Titujt na i dhenka Fevziu dhe News 24?! Media e shitur! Cili eshte impakti qe kane keta sahan lepirsa ne jeten shqiptare! Jane njerez te poshter dhe plehra!
Jo vetem qe politika eshte batak, por qe dhe mediat jane te shitura e te blera , dhe e kane nje arsye se grabisin apo fitojne para duke perfituar ne menyre te pandershme nga injoranca, mefshtesia, indiferenca e ketij mjerani popull,por e keqja me e madhe e ketij vendi eshte se ka shume zgjyranjoser su komentuesit me siper qe lehin falas ose vetem per nje cope kocke.
Bushati eshte analist dinjitoz, edhe mareveshje analizash jo se nuk ka bere por pa humbur veten, Sikur te kishte ne media disa Bushater sa ndryshe do ishte!
pse …
O nipi i Hysniut, po flet si gjyshi, me thene kunder cdo ndrtimi eshte si me thene jam per cdo ndertim, ekstremistet djathtas apo majtas jane njesoj o Bushat- Kapo, o i ‘miri i gjyshes”. hahaha Berisha eshte i modh kur ja do suma, tamom padron i mafias shkerdhata.Une sa shoh Bushatin tani me kujtohet shprehja e Saliut vene ne gojen e Vito Kapos per Bushatin ‘I miri i gjyshes” hahahaha.