Këto janë pamjet e arrestimit të tre vrasësve me pagesë në Durrës.
Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu kishin pregatitur prej kohësh vrasjen e një të riu në Manzë.
Për krimin ata ishin paguar me 10 mijë euro.
Sipas Lapsi.al, policia ka mundur të identifikojë edhe porositësin e vrasësit dhe e ka shpallur në kërkim.
Ai është identifkuar nëpërmjet telefonit të personit që do të kryente krimin.
Poilicia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një Mercedes me targa të huaja H –TB 564, një kallashnikov, dy maska dhe dy bidonë me benzinë, me të cilën do të digjnin makinën pas krimit.
Arrestimi i vrasesve me pagese ne Durres by lapsi-al
Me falni zoterinj te nderuar gazetare, por ky eshte momenti i shoqerimit dhe jo arrestimit…me te perqendruar ne pune.